LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandale dhe bëma në drejtimin e institucioneve publike/ Kush është zyrtari socialist i arrestuar për korrupsion

15 Korrik 2021, 09:11, Aktualitet CNA
Skandale dhe bëma në drejtimin e institucioneve publike/ Kush

Ish-Drejtori i Postës Shqiptare në Korçë, Valter Gora, pjesë e Partisë Socialiste,  është arrestuar ditën e sotme bashkë me zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë të Postës.

Sipas Policisë, dyshohet se Gora, bashkë me të tjerët, ndërkohë që kanë qenë në poste publike kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni,

Bëhet fjalë për shifrën prej 23.535.000 lekë, pra rreth 24 milion lekë,  shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të institucionit të Postës.

Valter Gora nuk është një emër i padëgjuar për drejtësinë dhe opinion publik.

Emri i tij lidhet me një sërë bëmash dhe skandalesh, gjatë kohës që ka mbajtur pozicione drejtuese në institucionet publike.

Gora, është  kapur me shkelje edhe në vitin 2016, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në atë kohë ushtronte detyrën e drejtuesit të Ujësjellës-Kanalizime në Pogradec.

Gjetjet e KLSH:

Sipas KLSH, UK Pogradec nuk i ka zbatuar në mënyrë të plotë rekomandimet e lëna nga auditimi i mëparshëm.

Nga 4 masa për shpërblim dëmi, nga shoqëria UK Pogradec nuk është realizuar asnjë, si mos-ndjekja e rrugëve ligjore për arkëtimin e të cilave, i ka shkaktuar shoqërisë dëm ekonomik në vlerën 49,424.4 EUR dhe 819,108.40 lekë.

Nga 2 masa për shpërblim dëmi, nga shoqëria UK Pogradec nuk është realizuar asnjë, mos-ndjekja e rrugëve ligjore për arkëtimin e të cilave, i ka shkaktuar shoqërisë dëm ekonomik në vlerën 364,101.80 EUR dhe 430,986 DM (Trajtuar më hollësisht në faqet 16-19, të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

Këshilli Mbikëqyrës dhe Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë, nuk kanë marrë masa për uljen e detyrimeve, si dhe nuk janë nxjerrë përgjegjësitë konkrete për rritjen drastike të debitorëve për periudhën 2014-2015.

Vendimet e Asamblesë së Aksionerëve nuk janë të noterizuara dhe nuk janë të firmosura nga Sekretari i Asamblesë në kundërshtim me nenin 14 të Statutit të shoqërisë, nuk janë të protokolluara, në kundërshtim me nenin 13 dhe nenin 18 të ?Normave Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë?, si dhe nuk është marrë në konsideratë krijimi i një faqe ËEB të shoqërisë për publikimin e këtyre vendimeve, në kundërshtim me Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 ?Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare?, i ndryshuar, neni 143, pika 5.

-Shoqëria Ujësjellës Kanalizime SHA Pogradec ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, më pak 359 mijë m3 sasinë e ujit të prodhuar, si dhe ka raportuar më pak 39 mijë m3 sasinë e ujit të shitur, si pasojë e raportimeve jo të sakta mujore.

Konstatohet që humbjet për vitin 2010 janë në nivelin 48.3%, për vitin 2011 janë në nivelin 38.9%, për vitin 2012 janë në nivelin 29.7%, për vitin 2013 janë në nivelin 43.4%, për vitin 2014 në nivelin 53.3%, ndërsa për periudhën Janar – Gusht 2015 në nivelin 49.9% të ujit të prodhuar. Por, Gora, pavarësisht konstatimeve me fakte, ka mohuar që KLSH, të ketë gjetur shkelje të rënda ligjore.

Gora i ?shiti shtetit?  automjetin e tij 5 herë më shtrenjtë

Valter Gora bëri xhiron e mediave edhe në vitin 2018, ku u denoncua nga emisioni investigativ ?Ajsberg?.

Një makinë Range Rover Sport, e cila ishte  blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora dhe ?Gora sh.p.k? u shit rreth 11 mijë euro tek A. Ç., i cili më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujsjellës-kanalizimit Pogradec, për një çmim 5 herë më të lartë, pra rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Më 13 gusht 2013, Gora e kishte regjistuar fuoristradën në bashkëpronësi të Gora sh.p.k. AA444IR, dhe pas më shumë se dy vite përdorim e ka shitur tek A.Ç., i cili kishte një servis elektroauto në Buçimas.

Sipas ?Ajsberg?, më 5 nëntor 2015 është bërë kërkesa drejtuar drejtorit të UKP, Valter Gora, për blerjen e një makine fuoristradë 4X4, me jo më shumë se 30-40 mijë kilometra, me qëllim transportin jo vetëm të punonjësve për në zona të vëshira malore, por edhe të materialeve të punës.

Ai e ka firmosur për të filluar kërkimet për një makinë të tillë, dhe më pas kësaj ofertuesi i vetëm ishte A. Ç., e për çudi oferta ishte ish-makina e Goros./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga