LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Si e përballon burri Aurelën”/ Këngëtarja i thotë të gjitha

15 Korrik 2021, 16:22, Lifestyle CNA
“Si e përballon burri Aurelën”/ Këngëtarja i

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka treguar prapaskenat e këngës që ka publikuar së fundmi ?Çupa nga Vlora?. Aurela tregoi se për këngën është punuar prej një kohe të gjatë, pjesë e albumit të ri.

Në një intervistë në programin ?Abc e Pasdites? Aurela tregoi se prania e bashkëshortit të saj në videoklip erdhi shumë natyrshëm. Këngëtarja pohoi se bashkëshorti i ka shumë qef sportet ekstreme ndaj duket se ideja e klipit e bindi edhe me lehtë.

Një nga pyetjet e publikut në bisedë ishte ?se si e përballon burri Aurelën?. Kjo e fundit dha këtë përgjigje teksa qeshi: ?Unë jam shumë e përballueshme. Jam njeri normal, punoj fort. Dhe prandaj jemi ne të dy bashkë, sepse ne të dy punojmë fort, të dy e kuptojmë njeri-tjetrin, të dy duam më të mirën për familjen. Ma kanë bërë edhe live këtë pyetjen. Unë për vete për normal e di veten?./CNA.al

Lajmet e fundit nga