LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qyqa ka kamera këtu, bjere çantën”/ Zbardhen përgjimet që futen në “rrjetë” Rovena Vodën

15 Korrik 2021, 11:49, Aktualitet CNA
“Qyqa ka kamera këtu, bjere çantën”/ Zbardhen

Të tjera përgjime të SPAk kanë dalë në dritë në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, pasi i ka marrë 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Në dosjen e përgjimeve, të siguruar nga gazetari i “Report Tv”, Arsen Rusta, thuhet se pjesë e përgjimeve të SPAK kanë qenë edhe filmimit dhe fotografimet në ambientet e jashtme.

Në një takim mes dy avokateve Florida Beu që donte të punësohej në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani që luante rolin e ndërmjetëses, SPAK ka fiksuar edhe bisedën ku theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t?ia fusnin në çantë, ?pasi aty kishte kamera gjithandej?.

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t?u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t?ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s?ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b?

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s?po i presim, s?po na bën ministre, gati isha unë të hapja.

Lajmet e fundit nga