Connect with Us

Presidenti Biden pret sot Kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Presidenti Biden pret sot Kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Presidenti Biden pret sot Kancelaren Merkel në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Joe Biden pret të enjten Kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë zyrtare që ka të ngjarë të jetë e fundit e zonjës Merkel në detyrë.

Kancelarja gjermane pritet të parashtrojë një numër çështjesh në bisedime si dhe mesazhin se Gjermania është një aleate e ngjushtë e Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësja gjermane pritet të diskutojë mbi pandeminë e koronavirusit, fuqizimin e Kinës dhe një gazsjellës rus që Uashingtoni e kundërshton. Ajo do të takohet me presidentin Biden, ndërsa u takua me nënpresidenten Kamala Harris dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

“Kjo është pjesërisht një vizitë lamtumire. Ajo sinjalizon një vazhdimësi dhe stabilitet në marrëdhëniet Gjermani-SHBA”, tha Johannes Thimm, një ekspert në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Berlin.

Pas një marrëdhënieje16 vjeçare me kancelaren Merkel, shumë zyrtarë në Uashington dhe kryeqytete të tjera janë të pasigurtë se çfarë kursi mund të ndjekë Gjermania pas zgjedhjeve të ardhshme. Kancelarja – të cilës i është dashur të punojë me katër presidentë amerikanë gjatë mandateve të saj – do të përpiqet t’i sigurojë zyrtarët amerikanë se nuk do të ketë një ndryshim të madh, tha zoti Thimm.

Partia e zonjës Merkel po kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve të Gjermanisë më 26 shtator, por partia e Gjelbërt dhe Social Demokratët e qendrës së majtë po konkurrojnë gjithashtu për të udhëhequr qeverinë e ardhshme. Ndërsa të tre palët ndryshojnë në shumë fusha të politikave, të gjitha janë të përkushtuara për një marrëdhënie të fortë trans-Atlantike.

Një çështje e mprehtë trashëguar që nga periudha e ish-Presidentit Donald Trump në mosmarrëveshjet diplomatike me Uashingtonin ka qenë një tubacion i ri që çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani.

Shtetet e Bashkuara kanë argumentuar prej kohësh se gazsjellësi Nord Stream 2 do të kërcënojë sigurinë energjitike evropiane duke rritur mbështetjen e kontinentit tek gazi rus dhe duke lejuar Rusinë të ushtrojë presion politik mbi vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. Por Presidenti Biden pezulloi kohët e fundit sanksionet kundër kompanive gjermane të përfshira në projekt, një veprim që zemëroi shumë ligjvënës demokratë dhe republikanë.

LEXO EDHE:  Meta takim me Besnik Muçin/ Zbulohen detaje nga diskutimet dhe porositë e presidentit

Presidenti Biden pritet të ngrejë shqetësimet e tij në lidhje me projektin kur të dy udhëheqësit të flasin privatisht, por sipas një zyrtari të lartë të administrates, Shtëpia e Bardhë nuk pritet të bëjë ndonjë njoftim zyrtar për çështjen.

Merkel u përpoq këtë javë të zbuste pritshmëritë për një përparim të afërt, por ajo ka të ngjarë të kërkojë të zgjidhë çështjen përpara se të largohet nga detyra.

Zëdhënësi i zonjës Merkel konfirmoi të mërkurën se Kina është gjithashtu një çështje që do të diskutohet në bisedime. “Kjo mund të thuhet relativisht me siguri”, u tha zëdhënësi Steffen Seibert gazetarëve. “Kjo temë ishte gjithashtu e rëndësishme në samitin e G7-ës, ku kancelarja dhe presidenti amerikan u takuan për herë të fundit”.

Gjermania ka lidhje të forta tregtare me Kinën, por gjithashtu ka qenë kritike ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Pekini. Kancelarja Merkel kërkon të shmangë një situatë në të cilën Gjermania, ose Bashkimi Evropian, mund të detyrohen të zgjedhin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Zonja Merkel ka këmbëngulur për nevojën e bashkëpunimit me Kinën në çështje globale të tilla si lufta ndaj ndryshimeve të klimës dhe pandemia së koronavirusit, edhe pse paraardhësi i Presidentit Biden, Donald Trump e akuzonte Pekinin se e kishte filluar këtë pandemi.

Grupi humanitar Mjekët pa Kufij i bëri thirrje Presidentit Biden të mërkurën të bindte kancelaren Merkel të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj propozimeve për të pezulluar të drejtat e patentave për vaksinat. Kancelarja Merkel, ka argumentuar se heqja e patentave nuk do të ishte efektive dhe mund të dëmtojë përpjekjet e ardhshme të kërkimeve dhe zhvillimit./ VOA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gjermani për të mos vazhduar kompensimin e rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit nuk ka vetëm miratim, por edhe kritika.

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.

LEXO EDHE:  “Po paguajmë çmim të lartë, 590 vdekje në ditë”/ Merkel mesazh qytetarëve: Shmangni festimet e Krishtlindjeve

LEXO EDHE:  Meta kërkon luftë civile/ Përgatit skenarë me njerëz të krimit



Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.

Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë

Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”

Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin  “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Zvicër, referendum për martesat mes së njëjtës gjini

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emoocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve.

Qeveria dhe Parlamenti i Zvicrës votuan pro martesës së çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtarët konservatorë morën nismën për një referendum mbi këtë çështje, nën sistemin zvicerian të demokracisë direkte.

Zvicra së bashku me Italinë dhe Greqinë janë vendet e fundit në Evropën Perëndimore që ende ndalojnë martesat mes homoseksualëve.

“Dua të jem në gjendje të zgjedh për veten time nëse dua të martohem me partneren që kam pranë meje. Dua të vendos nëse krijimi i familjes është rruga e duhur për ne.// Ne duam të hapim rrugën që çdo person, pavarësisht nga orientimi ose gjinia, të mund të jetoj lirshëm pa frikën e diskriminimit. Është me rëndësi t’u tregohet gjeneratave të reja se jeni të lejuar, mundeni dhe bëjeni ”, tha banorja e Zyrihut, Anouk Oswald.

Corrine Guntern, tha se nuk është e drejtë që një grua e pamartuar mund të adoptojë fëmijë, ndërsa një grua homoseksuale jo.

“Ky është një turp dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është e rëndësishme që të ecet përpara. Sigurisht që një fëmijë ka nevojë për siguri, dashuri dhe mjedis të sigurt. Por këto nuk varen nga orientimi nëse një çift është ose jo homoseksual”, tha Corrine Guntern, banore e Zyrihut.

Në një sondazh të fundit nga gfs.bern për transmetuesin zvicerian SRG të publikuar javën që shkoi, 63 për qind e votuesve pritet të përkrahin miratimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ndërsa 35 për qind janë kundër. Shifrat tregojnë se fushata e kundërshtarëve ka fituar mbështetës që nga sondazhi i kaluar në gusht.

Kundërshtatët thonë se lejimi i çifteve lezbike që të kenë fëmijë, do t’i privonte fëmijët nga një baba.

LEXO EDHE:  Bashës i ndodh “gjëma” me Merkel

LEXO EDHE:  Opozita parlamentare “kërcënoi” se nuk do ta votonte Zgjedhoren/ Ruçi e thërret në takim

“Asnjë qytetërim tjetër nuk i ka privuar ndonjëherë fëmijët nga baballarët, si tani. Privimi apo anulimi i imazhit atëror, nëse ky ligj miratohet, do të ketë ndikim afatgjatë në ekuilibrin e shoqërisë“, tha Eric Bertinat, anëtar i komitetit ‘papa-maman.ch’.



Ai shtoi se lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë do t’i hapte derën votimit të shtatzanisë për dikë tjetër.

Partneriteti civil që mundëson të drejta të ngjashme me të martuarit u lejua në Zvicër më 2007, ndërsa më 2018 qiftet e gjinisë së njëjtë fituan të drejtën e adoptimit të fëmijëve që kishin prindër njërin partner.

Banori i Gjenevës, Elias, i cili do të votojë pro më 26 shtator, vlerëson përpjekjet e ngadalta të vendit të tij për ta sjellë këtë çështje në një votim popullor.

“Ndoshta është mirë që gjërat po ndodhin në këtë mënyrë në vend të ndryshimeve me dhunë, siç ndodhi në Francë, të shohësh urrejtjen dhe gjëra tjera që nuk janë të këndshme. Pra, unë preferoj që kjo të vijë shumë vonë, por me një lloj konsensusi në shoqëri, në vend të kalimit me forcë“, tha ai.

Ndryshe mendojnë Raphaele Alettaz dhe e dashura e saj Kelly Gex, të dyja të veshura me fustane nusërie gjatë një parade krenarie në Gjenevë më 11 shtator.

“Ne jemi vërtet prapa, krahasuar me Holandën ose shumë vende tjera evropiane”, tha Arlettaz.

“Jemi në Zvicër, një vend i zhvilluar dhe i pasur dhe ja ku jemi për diçka që është kaq e qartë, diçka që nuk duhet të hidhet në votë“, shtoi Gex.

Gjatë fushatës, kundërshtarët përdorën imazhe të ngarkuara emocionalisht të foshnjave duke qarë dhe vendosën fjalën “skllevër” të shkruar mbi barkun shatzënë, duke iu referuar procesit të lindjes së fëmijës për dikë tjetër. Organizatorët e paradës e cilësuan fushatën si brutale dhe me fotografi të neveritshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Lituania u bën thirrje qytetarëve të flakin tutje telefonat kinezë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Konsumatorët duhet të flakin tutje telefonat e tyre kinezë dhe të mos blejnë të rinj, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Një raport i përpiluar nga Qendra Kombëtare për Siguri Kiberbetike ka testuar telefonat e gjeneratës 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas raportit, një telefon i kompanisë Xiaomi ka pajisje për censurë dhe një model i Huaweit ka mangësi për siguri.

Kompania Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.

“Xiaomi nuk ka kufizuar kurrë dhe nuk do të kufizojë apo bllokojë sjelljet personale të përdoruesve të telefonave tanë, siç është kërkimi, thirrjet, kërkimet në internet dhe përdorimin e softuerëve tjerë për komunikime”, është thënë në një deklaratë që kjo kompania i ka dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike në Lituani ka thënë në raportin e saj se telefonat Xiaomi kanë dërguar si të koduara të dhënat e përdoruesve në një server në Singapor, gjë që mund të jetë në kundërshtim me rregulloret evropiane për të dhëna.



Xiaomi ka thënë se “vepron në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian për Mbrojtje të të Dhënave”.

LEXO EDHE:  Meta kërkon luftë civile/ Përgatit skenarë me njerëz të krimit

LEXO EDHE:  Ilir Meta si padrino/ Të gjithë trafikantët e presidentit dhe LSI-së

Shefi i Huaweit i bën thirrje SHBA-së të rishikojë politikat ndaj kësaj kompanie

Miinistri i Mbrojtjes në Lituani, Margiris Abukevicius, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se ministria e ka ndarë raportin me zyrtarë për siguri kibernetike nga vendet tjera të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi, përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”.

Kina ka kërkuar muajin e kaluar që Lituania të tërheqë ambasadorin që ka në Pekin dhe ka thënë se do ta kthejë mbrapa të dërguarin që ka në Vilnius, pasi Tajvani ka prezantuar misionin në Lituani, i cili do të quhet Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Misionet tajvaneze në Evopë dhe SHBA përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur referencën për vetë ishullin, të cilin Kina e konsideron si territor të vetin.

Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se mbështet kryeministren e Litanisë, Ingrida Simonyte, ndërkohë që ajo përballet me presion të Kinës./rel

LEXO TE PLOTE