Connect with Us

Poeti lirik Skënder Rusi vlerësohet me titullin ‘Qytetar Nderi” i Korçës

Kultura

Poeti lirik Skënder Rusi vlerësohet me titullin ‘Qytetar Nderi” i Korçës

Publikuar

-

/

Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli Bashkiak i Korçës me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, në ditën e lindjes së tij.

Ceremonia është zhvilluar në Teatrin e Korçës, ku merrnin pjesë, mi, kolegë, artistë dhe të afërm të poetit Rusi.

Skënder Rusi është poet lirik, që fjalën e ka shëndrruar në një gjymtyrë të vecantë të shpirtit të tij të madh, të bukur dhe shpërthye.

Prej më shumë se katër dekadash ai lëvron me sukses lirikën shqiptare.

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi.

Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.

LEXO EDHE:  Korcë/ Policia rrugore arrestime dhe procedime penale

Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”.

Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë.

Prej 7 vjetësh organizon dhe drejton aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë” me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Nga Aurel Plasari/ Ç’është heroi semantik?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga intervista në “ExLibris”, 7 dhjetor 2018

Duke iu druar rrezikut për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse, në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu, në raport me mbasardhësit, është theksuar si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema/shenja – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash.

Besoj të kem mundur të argumentoj sesi, përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shtetin më të madh të krishterë të Ballkanit”, si dhe përtej amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, pikërisht në atë që e quajmë “Shekulli i Skënderbeut”, arbërorët e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën e armatosur dhe në luftërat antiturke, e ndien veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndien veten pjesëdhënës e pjesëmarrës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari.



Šufflay, që e zura në gojë, ka pas dalë në përfundimin se qenë pikërisht “luftërat e Skënderbeut” ato që i dhanë shkas formimit në mbarë Europën të konceptit të një “Arbërie më vete”, e cila për të kishte indicie të ketë vijuar deri në shek. XVII. Do të thotë kjo se, mbi një konstruksion që sot mund të na duket thjesht “fetar”, erdhi e u ngrit në ato kontingjenca një konstruksion i mirëfilltë politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk mund të shuhet, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do ta fshijnë dot.

LEXO EDHE:  E rëndë në Korçë/ Burri bie nga pema dhe humb jetën

LEXO EDHE:  Korcë/ Policia rrugore arrestime dhe procedime penale

Askush, as ndër arbërorët modernë, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit nga ky mnesis politik që rihet e përtërihet prej njërit shekull në tjetrin: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së atyre kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve. Te specialistë të Mesjetës së Arbërisë, si Gelcich, Jorga, Šufflay, Jireček etj., gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastëve arbërorë, si dhe të dhëna për “shkallën mesatarisht të lartë” të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: “fisnikët arbërorë ishin të barabartë me aristokracinë e lartë të Italisë”.

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Artistët italianë sjellin ekspozitën mbi ‘zhvillimin e fotografisë’ në muzeun Marubi

Publikuar

-

Nga

Dy artistë italianë kanë prezantuar në Shkodër një ekspozitë të veçantë që flet për historinë e zhvillimit të fotografisë.

Kush është  ndërlidhja e jetës me fotografinë, si qëndron fotografia personale me një fotografi të  destinuar për tu shpalosur në publik, si është zhvilluar ajo në Shqipëri?

Ishte kjo sipërmarrja e dy artistëve të rinj italian Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Lait. Ata kanë qëndruar për shumë kohë mes Shkodrës dhe Tiranës, për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Në shtëpinë e fotografisë, në muzeun Marubi, në Shkodër ata shpalosin studimin e tyre në një ekspozitë.

“Kjo ekspozitë tregon sa kanë qenë strikte marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si në të shkuarën dhe sot. Ekspozita tregon sensin e fotografisë kur ajo jeton në një hapësirë shtëpiake dhe asaj kolektive. Mes hapësirë shtëpiake dhe historisë personale dhe asaj më të gjerë. Besoj që ky është thelbi mbi të cilin projekti është zhvilluar. Politika e kujtesës, apo kujtesa si diçka intime, që jeton brenda dimensionit individual dhe të brendshëm”, u shpreh Gabi Scardi.

LEXO EDHE:  Video-Hapet hoteli Covid 2 në Korçë për të pritur emigrantët e kthyer nga Greqia

LEXO EDHE:  Arti muzikor i paqes dhe romancës u ngatërrua me politikën e injorancës



“Gjërat duhen parë dhe dëgjuar nga ajo që kemi përzgjedhur t’u prezantojmë. Kemi filluar të hulumtojmë mbi thesarin që është këtu, prej vitit 2009 kur erdhëm falë një projekti nga Italia. Ne kemi arsyetuar, siç edhe mund ta mendoni duke parë punimet, mbi arkivin e jetuar. Cila është mbijetesa, marrëdhënia e imazheve në shtëpinë e njerëzve. Imazhe që janë të rëndësishme për mbijetesën e kujtesës. Ekspozita është fryt i një ndarje të lindur me të gjithë pjesëmarrësit. Fryt i një admirimi të madh për historinë e tyre dhe familjeve të tyre”, tha Chiaralice Rizzi.

Drejtuesi i muzeut Luçjan Bedeni u shpreh tejet i kënaqur me këtë ekspozitë.

Ekspozita është ngritur mes video instalacioneve dhe fotografive të rralla. Artistët zgjodhën që me titullin e kësaj ekspozite të risillnin poezinë, e autorit Visar Zhiti e cila mban të njëjtin emër./euronews

LEXO TE PLOTE

Kultura

Pandemia ‘paralizon’ kulturën, shtyhen shfaqjet teatrale në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Pandemia ka bllokuar jetën kulturore në Tiranë. Shtimi i rasteve me COVID-19 ka bërë që shumë aktorë të angazhuar në shfaqje të preken me koronavirus e për rrjedhojë aktivitetet të pezullohen.

Tearti i Kukullave do të jetë i mbyllur këtë fundjavë pasi disa aktorë kanë rezultuar me COVID 19 duke bërë që shfaqjet të shtyhen në një afat të pacaktuar.

Por, në fakt kjo sjellë një paralizim të jetës kulturore për publikun e vogël apo për fëmijët e Tiranës, pasi edhe Cirku Kombëtar prej kohësh duke mos pasur hapësira nuk ka ekzekutuar shfaqje artistike.

Teatri në jetën e Amelias ka qenë i pandashëm qëkur ajo ishte 6 vjeçe, por këtë fundjavë 9-vjeçarja do t’i duhet të mendojë të bëjë diçka tjetër.

“Po e mendoja që të shkoja tek teatri. Nuk është se u ndjeva shumë këndshëm tani që është mbyllur”, u shpreh vogëlueshja.

Për prindërit nga ana tjetër, është angazhim që kohën e lirë të fëmijëve ta mbushin jo vetëm me argëtim por edhe me edukim.

“E ndjeja tek fëmija si mungesë të diçkaje dhe mundohen t’ja kompensoj me diçka tjetër”, u shpreh Arta Topuzi.

Mes Teatrit dhe Cirkut, Amelia pëlqen më shumë këtë të fundit, ndërsa mamaja e saj Arta, shprehet e keqardhur për mungesën e Cirkut Kombëtar.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Si gënjeu Gjergji Thimio për rrahjen nga kunati i Niko Peleshit

LEXO EDHE:  Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim



Teatri Kombëtar kishte planifikuar që Janarin e 2022 ta niste me shfaqjen e  “Coriolanus” ne datat 7, 8, 9 Janar, por për arsyet shëndetësore të një prej aktorëve vendosën ta shtynin atë më 13.

Por,  edhe me planifikimin e dytë shfaqja nuk mundi të vihej pasi dy prej aktorëve të kastit rezultuan me COVID 19. Në shfaqjet e para që u vunë në dhjetor të 2021, ajo u prit shumë mirë nga spektatorët.

Ndërsa Teatri i Operas dhe Baletit do t’i nisë aktivitetet në fund të janarit, me kalendarin e ri artistik.

“Do nisë në javën e fundit të janarit me dy koncerte dedikuar dy nga themeluesve, figurave më me vlerë që ka pasur teatri jonë në historinë e tij”, u shpreh Zana Çela.

Deri më tani i vetmi që po dhuron shfaqje për publikun kryeqytetas mbetet Teatri Eksperimental, me veprën “Unë, Mephisto”.

Teksa popullsia në Tiranë po rritet, lind pyetja a mjaftojë vetëm këto aktivitete për të mbajtur gjallë jetën kulturore dhe për t’ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Ndërsa tani pandemia, edhe këtë jeta kulturore e ka bllokuar duke mos i lënë qytetarëve shumë mundësi zgjedhjeje./euronews

LEXO TE PLOTE