Connect with Us

Përplasja Rama-Meta/ “Shpërthen” ish-Presidenti: O të marrë, o të paturp

Politikë

Përplasja Rama-Meta/ “Shpërthen” ish-Presidenti: O të marrë, o të paturp

Publikuar

-

Përplasja Meta-Rama për mosdekretimin e Gent Cakajt/ Zbardhet vendimi i Kushtetueses

Ish -Presidenti Bujar Nishani ka shenjëstruar Kryeministrin Edi Rama, për shmangien e Presidentit Ilir Meta, në ceremoninë dorëzimit të Flamurit Kombëtar dhe përcjelljen në lojrat olimpike të ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Edi Rama nuk ndalet në skandalet dhe nxirjen e imazhit dhe prestigjit të shtetit, injorimit të rregullave, institucioneve, dhunimit të kodeve, etikës dhe standarteve civile !

Kryeministri organizon ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar dhe përcjelljen në lojrat olimpike të ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Ekipi shqiptar në Olimpiadë nuk përfaqëson Qeverinë o të pa turp, por shtetin, Republikën e Shqipërisë !

Në Republikën tonë, shtetin e përfaqëson Institucioni i Presidentit të Republikës.

Kryetari i Shtetit është Presidenti i Republikës, jo Kryeministri, o të marrë”, ka reguar Nishani në rrjete sociale.

Sipas tij, në të gjithë botën edhe në Shqipëri, tradicionalisht e historikisht ekipi olimpist kombëtar është përcjellë e i është dorëzuar Flamuri Kombëtar nga Kryetari i Shtetit.

Ilir Meta mund të mos i pëlqejë Edi Ramës dhe Edi Rama mund të mos i pëlqejë Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Mbi 254 milionë euro në gjyqet e arbitrazhit/ Tabaku publikon videon: Si Rama bëri ‘rrush e kumbulla’ taksat e shqiptarëve

Të dy sëbashku mund të mos i pëlqejnë shumë e shumë të tjerëve, por shteti ka rregulla, ka kode, ka dinjitet !

Kultura e politizimit, kontrollit dhe sundimit monopartiak mbi gjithshka tashmë është një fakt i kryer në këtë vend.

E majta shqiptare e ka në model, e ka në kulturë, e ka në gjenezë, e ka në formim, e ka në gen monizmin!

As nuk heq dorë e as nuk di ndryshe, të sillet e performojë”, shkruan më tej Nishani.

Më tej Nishani shkruan se është trishtuese qënë këtë rast të turpshëm, nuk reagon askush, të paktën ta denoncojë partinë/shtet, se forca për ta luftuar është zhbërë prej kohësh !

“Media hesht, sportistët heshtin, elita hesht, akoma më skandaloze kur opozita hesht !

Jo thjesht për ceremoninë fyese ndaj shtetit por për dhunën politike të një sekti ndaj gjithkujt”, përfundon reagimin Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Rama sërish kritika BE/ “Shqipëria u la jashtë planit për vaksinat, kjo është marrëdhënia jonë me Kinën”

LEXO EDHE:  PD padit Ramën në SPAK për katër vepra penale/ “Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën”

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  “Holanda ka bllokuar negociatat”/ Bumçi i kthehet Ramës: Shumë institucione ndërkombëtare tregojnë për dështimin e qeverisë

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Marrëveshja Rama-Basha do ngjallë debate



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE