LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendi” Arta Markun/ Prokurori do të “lajë” hesapet me drejtësinë, në Vetting

15 Korrik 2021, 11:56, Vetingu CNA
“Çmendi” Arta Markun/ Prokurori do të

Prokurori Dritan Gina, i cili më herët ka drejtuar Prokurorinë e Elbasanit do të nisë përballne me Vettingun.

Më 16 Korrik, nesër ai do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përballë trupës gjykueseValbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine.

Më herët prokurori Gina është lakuar për përplasje me ish-Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Prokurori Gina refuzoi të zbatojë urdhrin e Kryeprokurores Arta Marku për ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe kthimin në prokurorinë e Tiranës.

Ai doli përpara mediave dhe deklaroi se nuk do lëshonte zyrën. Ai nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët në Elbasan për t?u komunikuar urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas vendimit të shkarkimit, ai paditi në gjykatë Arta Markun, ndërsa e quajti edhe të çmendur këtë të fundit.

Pezullimi nga detyra

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit i procedoi ata për veprën penale të fshehjes së pasurisë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pezullimi nga detyra për Rovena Gashin dhe Dritan Ginën u firmos nga kryeprokurorja Marku më 11 maj, pasi kjo e fundit u njoh me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për të dy bashkëshortët.

 

Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohej nga Prokuroria e Durrësit, e cila njoftoi se ka regjistruar ndaj tyre procedim, i cili parashikon veprën penale të ?refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.

?Dy prokurorët do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës,? thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por pavarësisht kësaj që thotë, Prokuroria e Përgjithshme në njoftim, çështja penale kundër Dritan Ginës dhe Rovena Gashit u transferua në prokurorinë e Fierit,qytet ku dhe do kryhej procesi i gjykimit. Gjatë kohës së drejtimit të prokurorisë së Përgjithshme nga Adriatik Llalla, çifti Gina-Gashi mbanin poste drejtuese.

Gina ka qëndruar si drejtues i prokurorisë së Elbasanit, ndërsa gruaja e tij Gashi ka qëndruar për 5 vite me radhë si drejtuese e Drejtorisë së Marrëdhenieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit.

Pas uljes në detyrë, Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme.

Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores. Dosja penale për fshehje pasurie ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina vjen pas hetimit, Adriatik Llalla, i cili u hetua dhe dënua për pastrim parash me transaksionet multimilionëshe shitblerjes së tokave në periferi të Tiranës./CNA.al

Lajmet e fundit nga