LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmeni padit kryebashkiaken e Shkodrës/ Voltana Ademi përfundon në SPAK

15 Korrik 2021, 06:16, Kronika CNA
Biznesmeni padit kryebashkiaken e Shkodrës/ Voltana Ademi përfundon

Biznesmeni shkodran Almiro Gurakuqi, i cili kandidoi për të blerë aksionet e klubit kuq e blu dhe për t?u bërë president, ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për shpërdorim detyre.

Biznesmeni Gurakuqi e akuzon kryebashkiaken e Shkodrës se ka shkelur barazinë në pjesëmarrjen në ankandin publik për privatizimin e Vllaznia sh.a.

Aktualisht ky ankand është pezulluar për shkak të ankimeve të Gurakuqit në institucionet përkatëse dhe tashmë vjen edhe kjo padi e tij ne SPAK për kryebashkiaken e Shkodrës e cila për herë të parë shkon në një organ të tillë për shpërdorim detyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga