LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjitha telashet e Hanter Bajden, djalit të Presidentit Amerikan

14 Korrik 2021, 06:00, Politikë CNA
Të gjitha telashet e Hanter Bajden, djalit të Presidentit

Nga Roberto Vivaldelli ?Il Giornale?

Nga marrëdhëniet e turbullta në biznesin e tij me Ukrainën dhe Kinën, tek jeta e trazuar martesore, dhe deri tek teprimet si ato të yjeve të muzikës:mbi Hanter Bajden, djalin e dytë të presidentit të Shteteve të Bashkuara Xho Bajden, flitet gjithmonë, dhe më së shumti për aspektet negative, veçanërisht për imazhin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Avokat dhe lobist, anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë ukrainase ?Burisma Holdings? gjatë viteve 2014 2019, dhe ish nënkryetar i Korporatës Kombëtare të Hekurudhave, ai ka nisur tani karrierën si piktor, e cila ka shumë të ngjarë që t?i sjellë shumë para, të shoqëruara me polemikat e zakonshme.

Siç raporton amerikania ?The New York Post?, kritikët e artit po shprehin jo pak shqetësime teksa djali i Presidentit amerikan përgatitet për ekspozitën e tij të parë personale këtë vjeshtë, në të cilën veprat e tij do të shiten rreth çmimit 75.000 dhe 500.000 dollarë, dhe blerësit për shkak të vendimit të Shtëpisë së Bardhë do të mbetet anonim.

Kjo e fundit po shkakton një seri polemikash rreth vlerësimit real të veprave të Hanter Bajden, dhe po ngre shumë çështje të rëndësishme nga pikëpamja etike.

Sipas marrëveshjes, pronari i galerisë së artit do të përcaktojë çmimet mbi veprat e Hanter, do të menaxhojë të gjitha ofertat dhe shitjet, por nuk do të ndajë asnjë informacion në lidhje me blerësit, me Hunter apo dikë tjetër në administratën Bajden. Marrëveshja u raportua në fillim nga ?The Washington Post?. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Endrju Batesta u shpreh përmes një deklarate:?Presidenti ka vendosur standardet më të larta etike të çdo administrate në historinë e Amerikës,dhe angazhimi i familjes së tij në procese rigoroze si ky është një nga shembuj të kryesorë?.

Djali 51-vjeçar i presidentit Biden po i jep dorën e fundit 15 pikturave, që do të përbëjnë ekspozitën e tij të parë, që do të çelet në tetor në galerinë ?Georges Berges? në Los Anxhelos. Ndërkohë ka dyshime të forta mbi çmimet disproporcionale të punimeve të tij.

Sipas Xhefri Kadlin, profesor arti në Kolegjin e Artit të Institutit Merilend, pikturat e Hanter Biden nuk duhet të kushtojnë më shumë se 3.000 dollarë. Uollter Shaub, ish-drejtori i Zyrës së Etikës Qeveritare gjatë viteve 2013-2017, shkroi në një postim të gjatë në Twitter se procesi për shitjen e veprave artistike të Hanter Bajden është ?shumë zhgënjyes?.

Provat në laptop, përgënjeshtrojnë Xho Bajdenin

Presidenti i SHBA-së, ka deklaruar shpeshherë se ai nuk ka ndërhyrë asnjëherë në punët e djalit të tij Hunter. Por siç raportohej muajin e kaluar nga britanikja?Daily Mail?, që ishte  në gjendje të shihte disa fototë gjetura në laptopin që i përkiste djalit të presidentit, i braktisur në servis në Delauer, Xho Bajden -në atë kohë zëvendëspresident – pretendohet se priti në zyrën e tij bashkëpunëtorët e biznesit të djalit të tij, përfshirë miliarderët meksikanë Karlos Slim dhe Migel Velasko.

Po ashtu Xho Bajden priti në një takim tjetër Hanter dhe partnerin e tij në biznes Xhef Kuper në bordin e ?Air Force 2? në Meksiko Siti në vitin 2016, ku Hunter organizoi një takim me djalin e Velaskos për të diskutuar mbi një ?biznes të madh?.

Në dritën e këtyre zbulimeve, pyetjet të cilave administrata Bajden nuk po i jep ende përgjigje, janë më se legjitime:A ishte Xho Bajden i informuar për bizneset e djalit të tij? Nëse po, a ka abuzuar ai me postin si zëvendëspresident për të ndihmuar djalin e tij?

Fotot e publikuara nga ?Daily Mail?, i përkasin datës 19 nëntor 2015, dhe tregojnë 6 burrat duke buzëqeshur gjatë një takimi në rezidencën e Xho Bajden në Uashington. Edhe email-et e gjetura në laptop tregojnë se të lartpërmendurit u takuan me zëvendëspresidentin e atëhershëm të SHBA-së.

Biznes me Partinë Komuniste Kineze

Midis vendeve me të cilat ka bërë biznes djali i presidentit amerikane është edhe Kina.

Disa mesazhe të publikuara ekskluzivisht nga Fox News muajt e fundit, tregojnë se ish-zëvendëspresidenti takoi në majin e vitit 2017, të dërguarit e njënjë kompanie energjitike kineze, pavarësisht se Xho Bajden e kishte mohuar më herët këtë gjë.

Fox News i mori mesazhet me shkrim nga Toni Bobulinski, një zyrtar në pension i Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-drejtues i ?SinoHawk Holdings? dhe ish-partner në biznes i Hanter Bajden. ?Më thoni nëse do të darkojmë së shpejti me xhaxhain dhe babain tuaj dhe ku??- i shkruan Bobulinski Hanterit më 2 maj 2017.

?Im atë nuk do të jetë këtu deri në orën 11 të paradites?- i përgjigjet Hanter. Por ka një email tjetër kompromentues, dërguar Toni Bobulinskit nga një zyrtar i lartë kinez më 26 korrik 2017, që tregon se kompania energjetike kineze CEFC i ofronte një hua ?pa asnjë interes? prej 5 milionë dollarësh familjes së presidentit të SHBA-së?për shkak të besimit të tyre tek kompania?.

Bobulinski është gjithashtu marrësi i një e-maili të botuar nga ?New York Post?, në të cilin duket se tregohen detajet e një transaksioni biznesi midis një kompanie kineze dhe anëtarëve të familjes Biden. ?Kam dëgjuar Xho Bajden të thotë se nuk ka diskutuar kurrë me Hanterin për bizneset e tij. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam njohje të drejtpërdrejtë me të sepse jam marrë drejtpërdrejt me familjen Bajden, përfshirë Xho Bajden?- deklaroi Bobulinski.

Në bordin e Burisma-s

Por ajo që ka shkaktuar debatin më të madh është roli i diskutueshëm i Hanter Bajden në bordin e drejtorëve të kompanisë energjitike ukrainase ?Burisma Holdings? gjatë viteve 2014- 2019,ku ai mori një pagë prej 83.000 dollarësh në muaj.

Siç është raportuar tashmë nga shumë media, dhe bazuar në dëshmitë e siguruara nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare në Senat, Hanter Bajden, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë ukrainase, kishin siguruar të paktën 6 takime të nivelit të lartë me zyrtarë të lartë të administratës Obama.

Kjo ndodhi pak kohë para se zëvendëspresidenti Xho Bajden t?i impononte dorëheqjen prokurorit ukrainas që po hetonte kompaninë e naftës dhe gazit, e cila operon në tregun ukrainas që nga viti 2002.

Në majin e vitit 2016, Xho Bajden i caktuar nga Obama si emisar për Ukrainën, udhëtoi drejt Kievit për të informuar presidentin e atëhershëm të vendit Petro Poroshenko, se ishte miratuar garancia e huasë prej 1 miliardë dollarësh amerikanë, gjë që i jepte mundësi Kievit të shlyente borxhet.

Por ajo ishte në fakt një ndihmë ?e kushtëzuar?. Huaja do të lëvrohej vetëm nëse Poroshenko do të shkarkonte brenda ditës kryeprokurorin e vendit. Nëse kjo gjë nuk do të ndodhte derisa Bajden të ishte kthyer në SHBA, Ukraina nuk do të merrte dot ndihmën financiare. Në atë kohë Prokurori Përgjithshëm  i Ukrainës ishte Viktor Shokin, që po hetonte djalin e tij Hanter. Një rastësi interesante apo jo?/CNA.al

Lajmet e fundit nga