Connect with Us

Përfaqësuesi i trafikantit të drogës, merr në mbrojtje policët e Veliajt

Aktualitet

Përfaqësuesi i trafikantit të drogës, merr në mbrojtje policët e Veliajt

Publikuar

-

Nuk ka më çështje, fakte apo individë që mund të habisin në hapësirën mediatike shqiptare dhe politikën që drejton vendin tonë.

Ndodh që gazetarë pa skrupuj, të korruptuar, gjobaxhinj, fëlliqësirat e llumit të politikës, të keqpërdoren sa nga njëri krah dhe aq në krahun tjetër. Me parimin “shko tek ai që paguan më shumë”, të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Historia 30-vjeçare ka thënë shumë emra. Së fundmi, ka dalë dhe një fenomen i ri.

Zëdhënësi i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu, njeriu që bënte avokatinë e Ylli Ndroqit, gjatë kohës që këtij të fundit i dilnin dokumentat, se ishte një personazh i përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të drogës dhe më pas kishte vënë pasuri të dyshimta, duke ngritur dhe perandori mediatike në Shqipëri, tashmë e ka braktisur liderin e tij shpirtëror. E ka braktisur “Eskobarin” e tij dhe ka kaluar në krahun tjetër. Pikërisht tek ata që Ylli Ndroqi i shpallte armiq.

Dikur zëdhënësi i Pasmaçiut bënte mbrojtjen dhe avokatinë e atit të tij shpirtëror, pasi kërkonte që ky i fundit të mos sulmohej, mos të dilte e vërteta. Shkonte deri aty sa të fyente, shante, akuzonte dhe sulmonte këdo që i dilte përpara. Por, askush nuk i kthente përgjigje. Askush nuk e fuste në llogari, por të gjithë e përbuznin, e tallnin dhe e qeshnin, duke e parë si një thes me sallo, që lëpihej nga llumi i një grupi afër një trafikanti droge.

Kaluan pak kohë, dhe njeriu që ishte “armiku” më i madh i kryebashkiakut të Tiranës, pranë Ylli Ndroqit, njeriu që përdorej si kamikaz nga ky i fundit, për të sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, shfaqet në krahun e kundërt.

LEXO EDHE:  Video-“Tirana që nuk duam”/ Veliajt i dështon propaganda   

Pra, nga avokati i trafikantit të drogës, në avokat i kryebashkiakut të Tiranës dhe strukturave të tij.

Ndoshta është blerë me çmimin e kiles së sallos, ndoshta vlen më pak se një kovë me sallo. Por, kjo ka pak rëndësi. Ajo që është fakt, është se njeriu i cili dje mbronte Ylli Ndroqin dhe ishte zëdhënës i tij, tashmë ka kaluar në krahun e Erion Veliajt, hapur, duke u blerë si mall në tregun çam. Dhe qartazi bën avokatinë për një lugë sallo më shumë, që i ofrohet sistematikisht, apo që i është dhënë si pazar për të braktisur trafikantin e drogës dhe për të shkuar nën sqetullën e politikës së ditës.

Kështu ndodhi edhe me një fenomen mediatik që dje përfaqësonte drogën dhe sot përfaqëson korrupsionin e pushtetit.

Më skandaloze ka qënë ngjarja e fundit, ku një nënë është filmuar në rrugët e Tiranës në përballje me Policinë Bashkiake. Opinioni publik ka reaguar fort, ndërsa zëdhënësi i trafikantit të drogës është kthyer në zëdhënësin e Policëve Bashkiakë të Erion Veliajt, duke treguar një version tjetër. Duke dashur t’iu mbushë mendjen qytetarëve se e vërteta është ajo që thotë ai.

Por, a mund ta besojë kush zëdhënësin e një trafikanti droge, që vlen më pak se një kilogram sallo apo një kovë salloje e vjetëruar, në versionin e tij të së vërtetës?

Sallot e trafikantëve të drogës, të blera nga kryebashkiakë nuk kanë më asnjë vlerë për opinionin publik. Thjeshtë dhe vetëm ngelen një mbetje, e ndyrë, e neveritshme, e hedhur në kosh. Që nuk i vlen më askujt, pas përdorimit të radhës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Ligji për censurën ndaj mediave/ Vokshi: Rama po shfrytëzon mungesën e Kushtetueses

LEXO EDHE:  Ligji për censurën ndaj mediave/ Vokshi: Rama po shfrytëzon mungesën e Kushtetueses

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfshirja e politikanëve në çështje korrupsioni/ Ambasadorja e SHBA del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja amerikane  në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar rastit të Berishës, ajo shkruan se jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim./CNA.al



LEXO EDHE:  Skandal/ Veliaj rikthen dënimet kolektive të diktaturës

 

LEXO EDHE:  Video-“Tirana që nuk duam”/ Veliajt i dështon propaganda   

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reciprociteti për targat/ Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova e pavarur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e reciprocitetit për çështjen e targave.

Ai është shprehur se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot.

Më tej Basha theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.



“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE