Connect with Us

Ben Blushi i “lëpihet” SPAK/ Kush është “halli i madh” që ka zënë drejtorin e Top Channel

Politikë

Ben Blushi i “lëpihet” SPAK/ Kush është “halli i madh” që ka zënë drejtorin e Top Channel

Publikuar

-

SPAK, është institucioni më i ri i prodhuar nga Reforma në Drejtësi, prej të cilit qytetarët presin më shumë se sa po bën.

Realiteti është një dhe i pandryshueshëm, ata që janë quajtur deri dje të paprekshëm, të njëjtin status mbajnë edhe sot.

Madje, madje dyshohet se të paprekshmit, kanë gjetur dhe mënyra për ta bërë për vete kreun e SPAK, Arben Kraja.

A është ky rasti i Ben Blushit, Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel?

Faktet, janë të vetmet që nuk të mashtrojnë.

Me anë të televizionit Top News dhe gazetës Shqip, institucione që janë pjesë e grupit të Top Medias, dyshohet se Blushi po kërkon në njëfarë mënyrë të “blejë” Arben Krajën, duke i bërë lajka.

Pas intervistave, me plot lavde në Top News, sot në gazetën Shqip, me anë të një artulli i është thurur himn Arben Krajës.

Madje arrihet deri aty se thuhet “SPAK” po çliron Shqipërinë për herë të katërt.

Pavarësisht këtyre pengesave domethënëse, SPAK na tregoi brenda dy javëve se çfarë është në gjendje që të bëjë. Shembujt nga Lushnja, Pogradeci e sidomos nga Ministria e Brendshme në Tiranë janë kokëfortë dhe një sinjal edhe për mosbesuesit, që është arma e duhur për ta çliruar vendin nga kthetrat e korrupsionit.”-thuhet ndër të tjera në shkrimin në fjalë.

Gjë që ngre dyshimet se Ben Blushi, po i “lëpihet” për shkak të disa çështjeve që ka në SPAK.

Pra, detajet ngrenë dyshime, se për të “çliruar” veten e tyre nga hallet që i kanë zënë, duket se po i vënë median në shërbim të SPAK dhe Arben Krajës, të cilit po i bëjnë fresk, jo rrallë në këtë media.

Por, kush është “halli” i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

Kujtojmë këtu se nëpërmjet një investigimi të plotë, me dokumente zyrtare dhe ekskluzive CNA.al, ka treguar se Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha janë ortakë me pronarët e një prej koncesioneve më të akuzuar në Shqipëri, siç është afera e inceneratorëve. Në lidhje me këtë të fundit tashmë ka edhe një denoncim në SPAK.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Tërhiqe këmbën Blush

Së pari, CNA.al ka raportuar në lidhje me një kompani të themeluar në Bullgari, e quajtur Em Capital Group AD, dhe ku bashkëpronarët janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

Në këtë kompani, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë 67% të aksioneve, ndërsa Zonja Blushi ka 33%. (Lexo këtu)

Më pas, është po kjo kompani, e cila vjen në Shqipëri dhe blen për 2.2 milion dollarë Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Pra, aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha në një nga kompanitë e saj, është ortake në një biznes me njerëzit e inceneratorëve dhe bashkëshorten e drejtorit që ajo ka në televizion.(Lexo ketu)

Ndërkohë, së fundi CNA.al ka raportuar për një tjetër kompani, ku tashmë Ben Blushi del hapur me emrin e tij.

Kompania quhet “KUDO PAY”, dhe CNA.al ka sjellë me dokumente zyrtare sesi aksionerja e Top Channel dhe Ben Blushi janë ortakë me pronarët e inceneratorëve, pra ata që kanë ndërtuar inceneratorët në Shqipëri, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, në SPAK thuhet se ka edhe një padi, për vetë drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.

Me lajkat që ky i fundit po i bën SPAK, duket se halli i tij nuk është “clirimi” i Shqipërisë, por “çlirimi” nga mëkatet, bëmat dhe gjëmat e tij.

Por, nëse SPAK ka veshë të dëgjojë e sy të shikojë, provat janë aty./CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Letër publike ambasadores Kim/ Pse SPAK nuk e heton këtë “peshk të madh”?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Jorida Tabaku, një përgjigje e detyruar

Publikuar

-

Nga

Jorida Tabaku, një nga drejtueset e larta të PD-së, e cila është bërë nënkryetare e kësja partie, pasi në tetë vite “luftoi” kundër Lulzim Bashës.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ishte njeriu që shkonte dhe raportonte 24 orë në 24, tek zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, ditët e fundit ka filluar të flasë dhe të artikulojë qëndrime që tregojnë se tashmë kemi një Joridë tjetër. Jo atë vajzën apo zonjën serioze, e cila nuk artikulon emra, por ngre çështje dhe shqetësime demokratësh.

Në një qëndrim të mbajtur dje, ajo ka thënë se “jo për çdo vendim të partisë, do pyeten strukturat”.  

Në fakt jo për çdo vendim të partisë do pyeten strukturat, sepse partia ka një strukturë të ngritur me rregulla dhe statut. Prandaj dhe quhet parti.

Vendimet që merren nga kryetari, ka vendime që merren nga kryesia, nga Këshilli Kombëtar dhe organi më I lartë I partisë është Kuvendi Kombëtar. Mes dy Kuvendeve Kombëtare, që normalisht mbahen një herë në katër vite, është Këshilli Kombëtar.

Ka raste edhe kur kemi Kuvend të jashtëzakonshëm, i cili mblidhet me 1500 firma. Këto janë qartazi të shkruara në statut.

Por, Jorida dje na ka thënë se jo për çdo vendim, si ky i fundit i Lulzim Bashës, duhet pyetur baza e partisë.

Por, Jorida, për çfarë duhet pyetur baza? A duhet pyetur baza e partisë kur të vë ty nënkryetare bashkie, zv.ministre, nënkryetare partie, të hipen nga karrigeja në karrige. E ti hip e zbrit dhe vetëm pushtet dhe për këtë nuk është pyetur kurrë anëtarësia.

Megjithëse kurrë nuk është zgjedhur deputete në një zonë të drejtpërdrejtë, por ka qënë pjesë e listave fituese, pra, çdo karrige e ka të dhuruar, Jorida kërkon që të mos pyeten strukturat. Patjetër. Nëse çdo pushtet e “rrëmben” pa u votuar, patjetër që këtë do kërkosh.

Në fakt në rastin e fundit, jo vetëm duhen pyetur strukturat. Por, strukturat duhen pyetur edhe për elitën e partisë. Për këta drejtuesit e emëruar nga Lulzim Basha.

Strukturat duhen pyetur për këta persona që po mbajnë qëndrime kundër Partisë Demokratike, të cilët janë qartazi veprime që dëmtojnë imazhin e kësaj partie dhe çojnë në shërbim të Edi Ramës. Pra, kryeministrit në detyrë, gjithçka po ndodh. Çdo benefit politik.

Jorida Tabaku dhe disa të tjerë nuk e duan votën e demokratëve. Nuk e duan të vërtetën. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me vendimin për Sali Berishën.

Vendimi për Sali Berishën është dhënë nga SHBA-të. Kuvendi nuk duhet të diskutojë dhe nuk do të diskutojë asnjë çast për një vendim të dhënë nga SHBA-të. Por, do të diskutojë sesi një tufë me “eunukë dhe kurtizanë”, ulin kokën përpara një kryetari të paligjshëm, një humbësi serial, thjeshtë dhe vetëm për të marrë poste dhe për ta shfrytëzuar partinë për interesat e tyre klienteliste.



Jorida Tabaku duhet ta dijë mjaft mirë se një vendim përjashtimi nga partia i mbyllur në një zyrë, si një “kukudh”, një vendim për të mos hyrë në zgjedhje, një vendim për të djegur mandatet, një vendim për të bërë marrëveshje me Edi Ramën, një vendim për të shitur mandatet, një vendim për të shitur deputetë, një vendim për të blerë deputetë, një vendim për të marrë tendera koncesione, korrupsion, duke mbyllur gojën e duke kaluar nga zyra e kunatit, nuk është një vendim i drejtë. Por, është një vendim për të cilin duhen pyetur demokratët.

LEXO EDHE:  Why is SPAK still silent on the incinerators scandal?!

LEXO EDHE:  Qeveria hap "thesin" për SPAK/ Zbulohet shuma

Kur kjo bëhet e përsëritur më shumë sesa dhjetë herë në këto tetë vite. Ndoshta duhet të ketë vendime për të cilat duhet pyetur baza ashtu siç e theksuam më lart, edhe për zgjedhjen e Joridës që në fakt është një e emëruar nga Lulzim Basha. Pasi kapërceu sa në një karrige, në një karrige tjetër.

Prandaj Kuvendi ka shumë arsye për t’u mbledhur. Për të thënë shumë të vërteta.

Por, ndoshta “eunuk dhe kurtizanët” e Lulit, tashmë ndihen të tronditur. Se do mblidhet një Kuvend i vërtetë i Partisë Demokratike për t’i thënë gjërat ashtu siç janë.

Për t’i thënë të vërtetën dhe këtë nuk mund ta ndalë, as Jorida Tabaku, e emëruar nënkryetare partie, e cila shumë shpejt do të kalojë në krahun tjetër. Do t’i lutet demokratëve që ta mbajnë brenda partisë. As Alfred Rushaj, i cili në dy zona elektorale me 100 mijë votues, merr dy mijë vota. As Enkelejd Alibeaj, një humbës serial në qarkun e Fierit. Apo Grida Duma, e cila nuk ka fituar kurrë, por bastionet e PD-së, ia ka dhënë Edi Ramës, për arsyet që i di ajo dhe Lulzim Basha.

Prandaj do të duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së. Për të diskutuar dhe për të marrë vendime të vërteta. Nuk mund të ndodhë që një parti politike, e cila e ka zgjidhur gjithçka me rregulla dhe statut, që një kryetar të kthehet në uzurpator. Të kthehet në një “Enver i vogël”. Të kthehet në një diktator, duke shkatërruar partinë për interesat e tij korruptive, për interesat e Joridës, për interesat e një tufe të paaftë dhe mediocre që vetëm ka humbur zgjedhjet në këto tetë vite.

Një tufë njerëzish që kërkon të mbajë fort postet drejtuese të kësaj partie, thjeshtë dhe vetëm për t’i përdorur ato për xhepat e tyre. Për Joridën e cila ka fituar duke qënë deputete, nga demokratët, disa qindra mijëra dollarë paga nga taksat e shqiptarëve, që Shqipëria të jetë më demokratike, që partia të jetë vërtetë demokratike, të jetë vërtetë pro amerikane.

E ndërsa këta e kanë zhytur në një parti me mentalitet komunist. Në një parti sovjete dhe asgjë më tepër sesa kaq.

Prandaj ka ardhur koha që Jorida të mendohet mirë kur thotë se “për vendimet nuk pyetet partia”. Ka disa vendime, për të cilat duhet ta pyesësh partinë. Nuk mund të pyesë Partia Demokratike për çdo vendim studiot e gazetarëve. Këtë duhet ta mësojë një herë e mirë edhe Jorida Tabaku./CNA.al

Tabaku flet si Basha/“Berisha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD”

Luli Basha si “dhunues” i grave

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Është dita që Vlora t’ja bëj fora/ Ish-Presidenti, thirrje demokratëve për ringritjen e PD

Publikuar

-

Nga

cba lajem politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani një ditë para takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë, ka dalë me një mesazh, ku bën thirrje për t’ja bërë fora.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nishani, shkruan se demokratët e Vlorës që i rezistuan terrorit të 1997, u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.

LEXO EDHE:  Why is SPAK still silent on the incinerators scandal?!

LEXO EDHE:  SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lames/ Në kërkim Lul Berisha, Shullazi lihet në burg

“Nesër pasdite, të shtunën në 18:00, do t’i bashkohem demokratëve të Vlorës në Foltoren e Z. Berisha.



Demokratët e Vlorës që i rezistuan terrorit të 1997, u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.

Sot është përsëri dita që Vlora t’ja bëj edhe njëherë “fora””, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha  pritet të “shkundë” Vlorën/ Mesazhi i –ish Kryeministrit, një ditë para takimit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar se nesër do të “zbresë” në Vlorë për takim me demokratët.

Një ditë para takimit, Berisha u ka dërguar mesazh demokratëve që të bashkohen, pasi vetëm të tillë mund të fitojnë.

Ditën e shtunë me datë 25 Shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlore do të mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.



LEXO EDHE:  U shkarkuan për fshehje të pasurisë/ SPAK nis hetimet për “10 koka të mëdhaja” të drejtësisë

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Policia gjobit Ben Blushin per parkim te gabuar

Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlorës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

Takimi në Vlorë,  vjen pas Tiranës dhe Fierit, ku u shënua një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe.

Edhe në Vlorë, pritet që Berisha, të “shkundë” Lulzim Bashën, me thirrjet drejtuar demokratëve për bashkim./CNA.al

LEXO TE PLOTE