LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I akuzuar për korrupsion/ Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës

14 Korrik 2021, 14:29, Aktualitet CNA
I akuzuar për korrupsion/ Apeli lë në burg prokurorin e

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë ?arrest me burg? për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë.

Hasa ra në rrjetën e përgjimeve të SPAK-ut, gjatë kohës që ky i fundit po hetonte gjyqëtaren Enkeleda Hoxha.

Nga përgjimet, rezultoi se ai pushoi akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi mori një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa, e cila po hetohet nën arrest shtëpiak.

E njëjta masë u aplikua edhe për 4 shtetas të tjerë mes të cilëve arbitri Qerim Ruçi dhe oficeri i policisë gjyqësore Napoleon Hodaj, i cili në bashkëpunim me ish-ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica lehtësuan akuzën një të arrestuari për ?Vjedhje me dhunë? dhe ?Plagosje?.

Ndërsa zyrtari i klubit sportiv  ?Përmeti? Bledar Hajredini u la në arrest shtëpie për përcaktim të rezultateve në garat sportive./CNA.al

Lajmet e fundit nga