LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zoti më shpëtoftë”/ Dëshmia e pronarit të kompanisë së kontejnerëve të drogës

13 Korrik 2021, 13:41, Kronika CNA
“Zoti më shpëtoftë”/ Dëshmia e pronarit të

15 kilogramë kokainë, janë kapur sot në Portin e Durrësit në një kontejner të ngarkuar me banane, i cili vinte nga Ekuadori.

Bananet ishin porositur  nga kompania Alba Exotic Fruit me seli në Kombinat, ku pronarë janë ortakët Eduart Dautin e Barjon Gumeni.

Po e njëjta kompani është lakuar edhe në vitin 2019 për çështje droge.

Në vitin 2019, një nga konteinerët e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ në Pire u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz. Për kokainën e ngarkuar në kontinerët e ‘Alba Exotic Fruit’ , sot është ende në kërkim biznesmeni Gentian Malindi.

 Çfarë deklaronte një nga pronarët në vitin 2019

Eduart Dauti, pronari i kompanisë ?Alba Exotic Fruit? që  kishte bërë porosinë e bananeve ku u gjet kokaina në portin e Durrësit, në vitin 2019, në emisionin Opinion shpjegoi se si funksiononte importi i këtyre frutave nga vendet e Amerikës Latine.

Dauti tha se porosia bëhej e gjitha online dhe në portin e vendit të origjinës kjo kompani nuk ka asnjë përfaqësues.

?Aty nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë por ka kompani përfaqëseuse. Porosia bëhet me email. Kur importon nga Ekuadori nuk ka shans që ta di numrat që kanë. Ato vijnë online. Nëse në Ekuador porositet një porosi, kompania e transportit tokësor është e certifikuar botërisht. Në momentin e daljes nga porti, i vendoset çelës satelitor dhe vete në vendet përkatëse ku porositet. Ngarkohet produktit i bëhet prapë certifikimi, kthehet prapë në port. Produkti rri disa ditë në port deri sa të hipë në anije. Pas 12-15 ditësh që neve na dërgohet kopje, ne mësojmë çfarë numri konteinerësh kemi?, është shprehur ai.

Dauti u shpreh gjithashtu se në vendet ku kontenieri bën tranzit, autoriteti portual ka të drejtën të hapë kontenierin me ngarkesë.

Sipas tij, ka patur disa raste kur kontenieri kishte mbërritur në Portin e Durrësit me çelësa të thyer.

Blendi Fevziu: Në tranzit hapet kontenieri?

Eduart Dauti: Autoriteti ka të drejtë ta hapë. Ka raste që neve na vijnë çelësat e origjinës të këputur, na vjen në manifest dhe na thonë, çelësat e kontenierit janë ndërruar. Ka dhe raste që nuk na informon kush. Sigurisht që hapet.

Ndër të tjera, Dauti deklaroi se se e kishte shpëtuar Zoti pasi ai mund të ishte edhe i arrestuar.

?Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më kanë marrë në fare në pyetje për ngjarjen?, theksoi më tej ai në emisionin

 

Lajmet e fundit nga