Connect with Us

Vrasja e Santiago Malkos/ ADN-ja fundosi autorët e krimit, zbulohet motivi i ekzekutimit 

Kronika

Vrasja e Santiago Malkos/ ADN-ja fundosi autorët e krimit, zbulohet motivi i ekzekutimit 

Publikuar

-

SPAK përfundon hetimet dhe i dorëzon gjykatës dosjen penale ndaj vëllezërve Duka dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tyre kriminal që ekzekutuan Santiago Malkon mbrëmjen e 27 gushtit 2019.

Të pandehur për vrasje me paramendim janë marrë Leonard Duka, i vëllai Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga. Prokuroria thotë se motivi i vrasjes është përplasja e dy grupeve kriminale që ishin të rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.-raporton BW.

Vrasjes së babait të dy fëmijëve i paraprijnë dy ngjarje kriminale, sipas SPAK. Ajo e datës 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari, ku si autor dyshohej Santiago Malko. Si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës.

Sipas SPAK, pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrje, fillimisht në maj të 2019, planifikuan vrasjen e Ervis Martinaj, për vendndodhjen e të cilit ndonëse morën informacione, nuk arritën ta gjenin për ta vrarë.

 

LEXO EDHE:  Prokuroria e Tiranës e mbylli dosjen/ SPAK rihapi sot hetimin për sterilizimin

 

“Që prej muajit maj, e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacione rreth vendndodhjes së lëvizjeve të Malko, me qëllim eliminimin fizik të tij. Ata kanë paguar edhe një shumë parash për informacionet që kanë siguruar; kanë marrë informacion rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, thuhet në dosje. Ata organizuan dhe realizuan vrasjen e ish-policit, të cilin e qëlluan për vdekje, teksa udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina, që u përdorën në vrasje. Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë AND. Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Rilindjes në lupën e SPAK/ Në sitë tenderat korruptive

LEXO EDHE:  GJKKO kërkon sekuestrimin e makinës blind/ Avokati i Lulzim Berishës kundërshton vendimin

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Bashkëshortja e gjyqtarit të Administratives/ E piketuar nga DASH drejt SPAK-ut

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Rilindjes në lupën e SPAK/ Në sitë tenderat korruptive

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

LEXO EDHE:  Fotot-Gjendet i vdekur taksisti/Kapet autori i vrasjes

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE