Connect with Us

Ramës i del situata jashtë kontrollit/ Kryeministrit i “ikën zëri”

Politikë

Ramës i del situata jashtë kontrollit/ Kryeministrit i “ikën zëri”

Publikuar

-

“Mos vidhni o fundërrin”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shqipërinë e zotërojnë djajtë

Kryeministri Edi Rama ka pasur një sërë daljesh mediatike gjatë ditëve të fundit. Takime me drejtuesit e policisë, takime me kryebashkiakët, etj.

Në fakt duket sikur jemi në fushatë zgjedhore, nëse do të shikonim daljet e shpeshta mediatike të kryeministrit.

Por, “lepuri fle” diku tjetër dhe mesa duket Ramës po i del situata nga kontrolli.

Së pari duhet vënë theksi tek situata kriminale në vend, vrasje aksidente kanë marrë jetë qytetarësh, a thua se jemi në luftë.

Nga ana tjetër janë edhe abuzimet me tenderat dhe operacionet e SPAK. Nëntë të arrestuar në Ministrinë e Brendshme, mes të cilëve edhe drejtoresha e shkarkuar nga detyra vetëm një javë para arrestimit. Gjë që në fakt ngre dyshime të forta, se Rama mund të ketë qënë në dijeni të operacionit të SPAK.

Po ashtu abuzimet me tenderat që çuan në pranga ish-kryebashkiakun e Lushnjes. Rama e përjashtoi nga PS dhe tentoi të lajë duart, edhe pse gjithçka është vetëm një tentativë për t’iu hedhur hi syve qytetarëve. Sepse Rama nuk mund t’i bëjë për budallenj qytetarët shqiptarë dhe mund të thotë “nuk di unë ç’bëhet në shtëpinë time”.  Personat e arrestuar, janë vërtetë “cironka” dhe jo “peshqit e mëdhenj” që shqiptarët presin ti shohin përballë drejtësisë, por ama janë njerëz të mbështetur dhe suportuar prej tij.

Nëse do ti referoheshim rastit të Lushnjes, Fatos Tushe është zgjedhur për tre mandate rrjesht kryebashkiak, nën siglën e Partisë Socialiste, ku kryetar është Edi Rama.

Ndërsa abuzimi në Ministrinë e Brendshme, ku dëmi është dhjetëra ndoshta edhe qindra milionë euro, sërish Rama nuk mund të thotë “unë nuk e dija çbëhet”. Në kohën e abuzimit me këtë tender ministër ishte një tjetër person i zgjedhur dhe mbështetur nga Edi Rama, Sandër Lleshaj. Edhe pse ky i fundit ka tentuar të heqë çdo përgjegjësi nga vetja.

LEXO EDHE:  Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Nga ana tjetër është edhe dosja e inceneratorëve, ajo që mund të quhet afera korruptive e shekullit. Në media ka pasur mjaft denoncime, po ashtu edhe nga politika. Për këtë çështje ka edhe një denoncim në SPAK.

Pra, duket se Ramës po i del situata nga kontrolli, gjë që u tregua qartë edhe sot në daljen mediatike të kryeministrit.

Rama doli sot në një konferencë, ku prezantoi paketën e re të prokurimeve publike, por detaji që tërhoqi vëmendjen ishte se duket se kryeministrit i ka “ikur zëri”.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Ramën, të ngrejë zërin apo të jetë arrogant edhe me mediat, sot pamë një kryeministër të “zbutur”.

Rama foli me tone mjaft të bota, me zë thuajse të mekur, a thua se ishte në një rast vdekje dhe jo në një konferencë live.

Në fakt ndoshta është vërtetë një rast “vdekje” për kryeministrin. Një vdekje e propagandës boshe dhe show në media, për t2i hedhur hi syve qytetarëve./CNA.al

“Keni 100 ditë kohë”/ Rama ultimatum drejtuesve të Policisë

Rama pranon dështimin/ Perceptimi për tenderat, pamje madhështore për nga negativiteti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Reporteri i "Daily Telegraph" vlerëson bukuritë natyrore të vendit/ Komentuesit ironi Ramës: Meritë e jotja

LEXO EDHE:  Vrasjet trondisin vendin/ Ish-ministri “masakron” Ramën, nuk kursen as Metën

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

LEXO EDHE:  Reporteri i "Daily Telegraph" vlerëson bukuritë natyrore të vendit/ Komentuesit ironi Ramës: Meritë e jotja



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Dy kryeministra në Samitin e Berlinit/ Ish-ministri tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  Bardhi publikon videon/ Mbrojtja e Dakos, frikë e Ramës se mos anëtarët e bandës i hanë kokën



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE