LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama pranon dështimin/ Perceptimi për tenderat, pamje madhështore për nga negativiteti

13 Korrik 2021, 09:47, Politikë CNA
Rama pranon dështimin/ Perceptimi për tenderat, pamje madhështore

Kryeministri Edi Rama duket se ka pranuar dështimin në lidhje me prokurimet publike.

Gjatë një konference për mediat, kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse e shohim perceptimin publik për tenderat pamja është madhështore për nga negativiteti i saj.

?20 % e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar nga rekomandimet e agjencisë së prokurimit publik. Është e padiskutueshme që mos reagimi ndaj tyre me shkrim, për të vënë në diskutim me argumenta një pikë apo njëj tjetër, është cënim flagrant i etikës shtetërore.

Të gjithë e dimë që në problematikën e prokurimeve armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikim që ndikojmë në uljen e pjesë marrjes. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave, janë asistuar nga APP, përgjatë 2020 dhe janar qershor të këtij viti,936 procedura dhe mesatarja e ofertave të kualifikuara është 2. 56.

Nga analiza rezulton se nga 24 institucione 21 prej tyre 30-50 të procedurave i kanë vetëm me një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur. nga analiza rezulton se nga 24 institucione 21 prej tyre 30-50 të procedurave i kanë vetëm me një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur. 

Janë hetuar 57 procedura prokurimi ajo që ka rëndësi është se janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, kritere kualifikimi pa lidhje me objektin e kontratës, fitues që nuk plotësojnë kriteret.

Janë dënuar me gjobë 41 punonjës dhe masë 91 punonjës. Shifrat mund të duken të vogla, por nëse e shohim perceptimin publik për tenderat pamja është madhështore për nga negativiteti i saj.“-tha Rama.

Lajmet e fundit nga