Connect with Us

Peshq apo cironka?/ “Dosja e nxehtë” në dorën e SPAK, zyrtarët që rrezikojnë prangat

Denoncim

Peshq apo cironka?/ “Dosja e nxehtë” në dorën e SPAK, zyrtarët që rrezikojnë prangat

Publikuar

-

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj, të trumbetuara fort jo vetëm nga politika por edhe nga faktori ndërkombëtar, janë parë si shpresa që më në fund shqiptarët të gjejnë drejtësinë e munguar.

Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, pretendohet se është institucioni që do godasë korrupsionin në radhët e politikës dhe zyrtarëve të lartë, dhe që më më në fund ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

Pra, SPAK është shpresa e shqiptarëve që më në fund në të ndëshkohen të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, në Shqipëri.

Por, çfarë ndodh

Gjatë ditëve të fundit, në media janë trumbetuar fort aksionet e SPAK, në Bashkinë e Lushnjes, ku u vu në pranga edhe drejtuesi i kësaj bashkie, Fatos Tushe.

Më tej, shkojmë tek operacioni i pak ditëve më parë në Ministrinë e Brendshme, ku u vunë në pranga nëntë persona, përfshirë ish-drejtoreshën e Prokurimeve Publike në këtë institucion, Edlira Naqellari. Kjo e fundit, e shkarkuar nga detyra vetëm një javë para arrestimit nga SPAK.

Këto operacioni të SPAK, vërtetë janë për tu përgëzuar dhe bëhet shumë mirë që çdo abuzues me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të marrë ndëshkimin që meriton.

Çdo person që ka abuzuar qoftë edhe një qindarkë nga taksat e qytetarëve, duhet të përballet me drejtësinë. Dhe për këtë SPAK meriton të duartrokitet.

Por, ka edhe një detaj. Përtej trumbetimit dhe bujës së madhe që bëri në media operacioni i SPAK, në Lushnje, në Ministrinë e Brendshme, apo edhe sot vënia nën akuzë e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, është fakti se “peshqit e mëdhenj” nuk janë ndëshkuar. SPAK duket se deri tani është marrë vetëm me “cironka”, ndërsa peshqit e mëdhenj nuk janë ndëshkuar asnjë.

Nëse do ti referoheshim rastit të Ministrisë së Brendshme, ku dëmi është dhjetra deri qindra milionë euro, SPAK ka arrestuar vetëm “cironkat”, ndërsa “peshkaqenët” janë të lirë.

Një tjetër “dosje e nxehtë” në dorën e SPAK, e cila do të çontë në pranga vërtetë ata që mund të quhen “peshqit e mëdhenj”, është çështja e inceneratorëve, e cila mund të quhet afera e shekullit.

Për dosjen e inceneratorëve ka pasur disa denoncime, jo vetëm nga media por edhe nga politika. Gjithashtu ka një denoncim nga nisma “Thurje” edhe në SPAK, në lidhje me këtë aferë.

Po ashtu, CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative, ku tregohet qartë skema e përdorur, e deri tek lidhjet qeveri-inceneratorë-media.

CNA.al, ka mundur të zbërthejë skemën, sesi qeveria shqiptare ka dhënë 50 milion euro për dy inceneratorë, atë në Elbasan dhe në Fier. Ku në një mënyrë të qartë, duke investiguar dokumentat, duke siguruar dhe materiale ekskluzive, kemi treguar se janë të njëjtët persona që fshihen pas inceneratorëve. Të cilët janë shtetasi Klodian Zoto, shtetasi Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja. Këta persona janë njerëzit kryesorë të cilët kanë marrë dy ofertat e pakërkuara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, për të cilat qeveria shqiptare duhet të paguajë të paktën 50 milion euro. (Lexo këtu)

Po ashtu e njëjta skemë është përdorur edhe për inceneratorin e Tiranës. Një koncesion 128 milion euro, për 30 vite. Një investim i cili përfshin landfillin e Sharrës, ku do pretendohet se do të ndërtohet edhe një incenerator për të prodhuar energji dhe gjithashtu do të bëhet edhe trajtimi i mbetjeve urbane dhe mbetjeve të tjera. Por, edhe pse thuhet inceneratori i Tiranës, në fakt aty ka vetëm një landfill. (Lexo këtu)

LEXO EDHE:  PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Janë këta pronarë inceneratorësh, të cilët më pas kanë lidhur ortakëri me pronarë dhe drejtues mediash, sic është rasti i ortakërisë me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin. (Lexo këtu)

Pra, nëse ka një çështje që duhet folur e bërtitur me zë të lartë është ajo e inceneratorëve.

SPAK duhet të zgjohet dhe të përfundojë hetimet në lidhje me denoncimet për atë që quhet afera korruptive e shekullit, që shkon në vlera rreth 400 milionë euro.

SPAK duhet të zgjohet pas padive të bëra nga Nisma Thurje, nga Partia Demokratike, por edhe në mediat investigative, përfshirë dhe CNA.al.

Të gjitha kanë provuar me fakte dhe dokumente aferën korruptive të inceneratorëve, milionat e eurove që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Stela Gugallës, Klodian Zotos apo Mirel Mërtirit.

Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre./CNA.al

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Skandali-Shteti në shërbim të inceneratorëve/ Zbulohet skema korruptive, si grabiten qytetarët e Tiranës

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Qeveria pranon aferën e inceneratorëve/ Nuk shkon të përballet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  Dosja e 21 Janarit/ Artan Hoxha: Është kërkuar të hetohet nga SPAK

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  ‘Peshqit e mëdhenj’, Donald Lu: S’dua më premtime, por rezultate

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Ben Blushi lë fshatin pa ujë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Ben Blushi ka lënë pa ujë banorët e fshatit, për pishinën dhe hotelin e tij.

Gjithashtu Berisha i drejton një thirrje banorëve të Dardhës, të ngrihen në protestë për ujin e tyre.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë në ujësjellësin e fshatit Dardhe vetëm e vetëm për hesap te Ben Blushit. Për të çuar ujin Ben Blushit për të mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë.

Bashkia Korce ne menyren me korruptive dhe abuzive te mundshme ka nderhyre ne ujesjellesin e fshatit Dardhe vetem e vetem per hesap te Ben Blushit, per ti shpene ujin Ben Blushit per te mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe per hotelin e Ben Blushit ne Dardhe.

Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse, ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve, Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejnë planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Blushit.

Pervecse demtohen banoret e fshatit,demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi. Shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubin e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force dhe punimet jane bere pa asnje leje.

Po grabiten dhe pronaret .Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij. SPAK nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive”-shkruan denoncuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Publikuar

-

Nga

Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se qeveria shqiptare ka shpërblyer Ben Blushin me 2000 meter katror tokë të privatit në Dardhë.

Sipas denoncuesit, Ben Blushi ka grabitur prona të tre pronarëve të vjetër në Dardhë, ndërsa shton se të përfshirë në këtë aferë janë edhe Artan Lame dhe Besa Spaho.

Pershendetje doktor Berisha. Në fshatin Dardhe kam shtëpi banimi të vitit 1920. Na e shtetëzuan në kohen e komunizmin dhe po në ate kohe na e kthyen prapë. Rilindja nga viti 2013 e deri më tani na i ka shtetëzuar shtëpite doktor dhe po na grabit pronat sepse i ka tjetërsuar në shtet. I nxjer shtet në Kadaster megjithëse ato jane të regjistruara me titull pronësie nga komsioni i kthimit të pronave.

Shkon ankohesh tek hajdutet e ASHK dhe thonë se nuk je pronar ti, është shteti dhe stë japin asnjë informacion , dhe ja jep Ben Blushit 2000 metër katror duke na grabitur pasuritë që i trashëgojmë nga stërgjysherit tanë. Kohët e fundit kane filluar me legalizimet me një VKM antikushtetuese që e grabit pronarin me ligj.

Po na grabitin zagaret e Rilindjes doktor, drejtorat e Rilindjes po na marrin dhe shtëpitë ,nuk do cuditem ndonjë ditë kur të shkoj në Dardhë në shtëpi dhe tëgjej në shtëpinë time Ben Blushin dhe Lame hajdutin duke pirë raki. Me këtë VKM për ndërtimet pa leje po na hynë nëpër oborret e shtëpisë pa leje dhe pa pyetur fare se kush e ka dhe oborret tona i futin në legalizime sikur i kanë të tjeret duke nga gabitur me ligj pronat.

Ben Blushi ka grabitur tre pronarë të vjeter, një aferë e pastër korruptive në kundërshtim me cdo ligj duke grabitur me një të rënë të lapsit 2000 metër katror truall ,ndërsa në që jemi në të drejtën e Zotit po na marrin dhe shtëpite tona.

Kryehajdutja e ASHK, Korçë Besa Spaho po e ndjen fundin dhe po kape ctë kapi doctor. Shpresoj qe kur te vini ne pushtet te shfuqizoni cdo leje legalizimi korruptive e te pa ligjshme . Pasuria e tij shkon në total 2000 metër katror, duke u kthyer kështu në beun e fshatit Dardhë”-shkruan denoncuesi./CNA.al

Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës

Artan Lame dhe Kadastra, çeta e grabitësve në favor të Ben Blushit

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

LEXO TE PLOTE