LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë pasi mori detyrën/ Zëdhënësja e PS merr vendimin e parë si kryetare e AMA-s

13 Korrik 2021, 17:21, Politikë CNA
Një ditë pasi mori detyrën/ Zëdhënësja e PS merr

Një ditë pasi ka marrë zyrtarisht detyrën kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë dhe vendimin e parë në krye të këtij institucioni.

Ajo ka firmosur anulimin e procedurës me objekt ?Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, ?Fëmijët dhe Reklamat? në televizione dhe portale?.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të AMA-s dhe të firmosur nga kryetarja Krasniqi, sqarohet ndër të tjera se ?duke mbajtur në konsideratë kërkesat dhe ankesat e ardhura vendosa anulimin e procedurës me objekt ?Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit ?Fëmijët dhe reklamat? shpallur publikisht në datën 2 korrik 2021 dhe hapur në datën 12 korrik 2021, ora 11:00?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga