LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ju mbroni hajdutët që kanë vjedhur fondet publike”/ Rama "mbërthehet" nga akuzat

13 Korrik 2021, 08:02, Kronika CNA

Kryeministri Edi Rama përballjen me qytetarët e ka zhvendosur në rrjete sociale.

Pasi fitoi në zgjedhjet e 25 Prillit, ka vijuar ritualin me postimet të ndryshme panoramike nga çdo cep i Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm Rama ka hedhur një video nga Liqeni i Shkopetit dhe nga disa zona të tjera të rrethit të Matit.

?Mirëmëngjes,dhe me bukuritë e Matit, ju uroj një ditë të mbarë?, shkruan Rama, teksa ka hedhur edhe një video me pamje të mahnitshme që stonon me realitetin e përditshëm të qytetarëve që jetojnë në atë zonë.

Mungesa e rrugës, varfëria kanë çuar në reagimin e qytetarëve ndaj Ramës.

?Pyetja është! Çfarë ke bërë ti z. Kryeministër për Matin. Po ta jap vetë përgjigjen. Asgjë. Absolutisht asgjë. Nga Mati vidhen miliona dollar çdo ditë. Mati ka 3 hidrocentrale po nuk ka drita, edhe kur ka drita e pagujnë sa s?bën. Vetëm rrugë kërkojnë matjanët asgjë më shumë, po të vetmen herë qe ju bie në mendje për Matin ështe kur ka zgjedhje?, shkruan një qytetar, i cili është mbështetur edhe nga shumë të tjerë me komente.

Ndërkohë, ndaj Ramës janë lëshuar akuza se po mbron kryebashkiakët hajdutë, që kanë bërë kërdinë me fondet publike.

?Çdo kryetar bashkie ka vjedhur taksat e popullit. Dhe ju i mbroni, asnjë nuk dënove, por i mbron hajdutët siç ke mbuluar shumë e shumë hajdutë që sot kanë bërë kërdinë me fondet publike. Talleni me njerëzit, çmimet rriten, rrogat, pensionet dhe asistencat nuk rriten, sepse e ke bosh arkën e shtetit, po mori borxh familja do të thotë s?janë të zote prindërit të menaxhojnë ekonominë?, shkruan një qytetare në rrjetin social të Ramës.

Shezllongët dhe përplasjen me armë, ia kanë rikujtuar sërish kryeministrit qytetarët, ndërsa e kanë pyetur me ironi, ?se a ke muhabet me ata të bashkisë, pyeti njëherë se a i kanë ndarë pazaret e shezllongëve se kërcet kallashi pastaj?.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve, përballë propagandës së Kryeministrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga