Connect with Us

Ambasada e SHBA publikon pamjet e Defender 21/ Mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë

Politikë

Ambasada e SHBA publikon pamjet e Defender 21/ Mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë

Publikuar

-

Ambasada e SHBA publikon pamjet e Defender 21/ Mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasada amerikane ka nxjerrë pamje nga stërvitja Defender Europe 2021.

Në një status në faqen e saj zyrtare ajo shkruan se pse kjo stërvitje ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të stërvitemi së bashku dhe të qëndrojmë krah për krah gjithmonë.

“Gjatë muajve maj dhe qershor, Shqipëria mikpriti aspekte të rëndësishme të Defender Europe 2021, stërvitja vjetore shumëkombëshe e përbashkët e në shkallë të gjerë, e krijuar për të forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve partnere.

LEXO EDHE:  Blinken në Londër, nënvizon bashkëpunimin me aleatët

Më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende zhvilluan pothuajse në të njëjtën kohë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi e në më shumë se një dyzinë vendesh nga Balltiku në Ballkan dhe Rajonin e Detit të Zi. Shihni disa momente kulmore nga stërvitja! Edhe pse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë #KrahPerKrah, gjithmonë”, shkruan ambasada./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Me Dritan Lelin s’do të ketë surpriza”/ Ahmetaj: Do të ndjekim linjën e Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur rreth raporteve të tij me  kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Në një intervistë për News 24, Ahmetaj ka deklaruar se nuk e ka takuar kryebashkiakun Leli, pasi politikisht ka qenë i angazhuar në Tiranë.

Mes të tjerash, zëvendëskryeministri tha se nuk do të ketë surpriza në raport me të, pasi do të mbajë të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama.



“Se kam takuar zotin Leli. Janë marrëdhënie…Unë kam punuar në Tiranë politikisht. S’më ka lidhur puna me zotin Leli, politikisht. S’do të ketë asnjë surprizë, nga ajo që ka thënë kryeministri. Unë do kërkoj mbështetjen e çdo socialist që është gati të punojë pa kushte për vendin dhe PS. Do vijojë linjën e zotit Rama se besoj dhe se e dyta ai ka qenë deputet dhe drejtues në atë qark. Ai i di detajet në atë qark”, ka thënë Ahmetaj.

LEXO EDHE:  “Berisha më i fortë se kurrë”/ Analisti tregon qëllimin e ish-kryeministrit: Është gjë që negociohet

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Përtej 15 kushteve të BE për Shqipërinë?

Ahmetaj u ndal edhe te projeksioni i qeverisë dhe angazhimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve. Ai tha se kjo skemë përcakton një rritje prej 300 mln dollarë.

“Shuma që mendojmë  të injektojmë te pensionet është diku te 70 mln dollarë në vit. Pensionet dhe kontributet vijnë nga një histori 40-50 vjeçare. Sistemi ka nevojë që të rrijë në këmbë dhe t’i si ngre dot pensionet menjëherë 40%. Kryeministri ka një ide që po e kalkulojmë. Fondit të pensioneve do i shtohen gradualisht 300 mln dollar”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkarkim ose dorëheqje”/ Ndoka: Basha nuk e tejkalon dot tufanin që ka përballë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në Partinë Demokratike.

Ndoka ka deklaruar se rruga  e parë për kreun e PD-së , Lulzim Bashën është dorëheqja. Ai ka theksuar  se nëse i ka mbetur paska moral, dorëheqja për të do ishte kapak floriri.

“Për mua, Lulzim Basha ka dy rrugë. Rruga e parë që do i jepte atij një lloj rehabilitimi është dorëheqja. Ai e kupton se është në kufijtë e pamundësisë për të tejkaluar tufanin që ka përballë dhe nëse ai ka nuhatje politike, nëse ai ka paksa moral, karakter, unë do i sugjeroja si mik, se nuk jam prishur me të, se dorëheqja do ishte kapak floriri për të”, thotë Ndoka për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Njerëz me njohje apo eksperiencë/ Kush duhet të emërohet ambasador amerikan?

LEXO EDHE:  Shqipëria ka popull opozitar, por nuk ka opozitë



Me tej ai ka theksuar se rruga e dytë për Lulzim Bashën është shkarkimi.

“Pjesa e dytë është shkarkimi. Nuk mund të jetë ai kryetari i PD-së. Me ketë bazë që ka PD sot, kurrë nuk do ketë besimin e bazës së Partisë Demokratike, imagjinojeni besimin tek qytetarët e më gjerë. Andaj, Berisha sot ka një fat të rënë nga qielli”, deklaroi Ndoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Basha si ‘rekordmen’ i dështimeve, 7 çështjet që e fundosën kreun e PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD, Lulzim Basha, në historinë e demokracisë shqiptare ka thyer çdo rekord sa i takon mashtrimeve, pazareve e dështimeve duke i zhgënjyer të gjithë ata që i besuan.

Megjithëse bilancin e tij të zi të dështimeve Basha ka tentuar ta paraqesë si histori suksesi, faktet fjasin vetë.

Janë me dhjetra çështje ku Basha është betuar e stërbetuar, se do të realizoheshin vetëm nëse kalohej mbi trupin e tij, por në fund, thjesht ka heshtur.

CNA.al ka denoncuar me fakte çështjen e Unazës, Teatrin, pazaret me zgjedhjet, etj, por le ti marrim me radhë.

Shumëkush mund të kujtojë se si Basha në 2014, deklaronte se pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimarrjes midis mazhorancës dhe opozitës, nuk do të kishte reformë territoriale. E në fakt reforma u miratua me 88 vota pro në Kuvend.

Po kështu Luli betohej dhe në 2017, se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të kishte. Anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe Edi Rama u betuan tek Presidenti.

Po kështu Basha shprehej dhe për Fatmir Xhafajn.“Fatmir Xhafaj nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveç se mbi trupat tanë”.

Po me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 çfarë ndodhi!  Basha ngrinte zërin ndaj socialisteve se se nëse tentonin me 30 qershor zgjedhje fallco, zgjedhje me krimin, zgjedhje me hajdutët, do të përballeshin me të çdo qendër votimi, dhe në ço kuti!

Po njëjtë Basha premtonte dhe për Projektin e Unazës në vitin 2019 ndërsa tregonte vijën e kuqe për Edi Ramën dhe çdo shqiptarë.

“Tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për ti marrë atë 40 milion euro. Nuk do të lë. Kjo është vija e kuqe për ty. Kjo është vija e kuqe për çdo shqiptarë”, shprehej ai.

LEXO EDHE:  Shqipëria ka popull opozitar, por nuk ka opozitë

LEXO EDHE:  Blinken në Londër, nënvizon bashkëpunimin me aleatët

E kush nuk i mban mend protestat e opozitë për Teatrin Kombëtar. Basha përgatiti një skenar të ngjashëm me atë të vitit 2017, me çadrën, madje bashkë me Kryemadhin vendosën që ta ruanin çdo natë duke bërë ‘dezhurn’ me radhë.

Basha veproi njëjtë edhe me protestat e Unazës së Re, por shtëpitë u shembën, por as Teatri nuk shpëtoi.

“Ne do jemi këtu me trupat tanë, për tu kundërvënë me çdo formë e me çdo çmim këtij akti mafioz dhe kriminal”, ishin deklaratat e Bashës para artistëve në 2019. Pas tre vitesh përplasje, Teatri u shemb, ndërsa Basha flinte gjumë.

Së fundmi Basha i ka shpallur dhe luftë dhe ish kryeministri Sali Berisha, liderit historik të demokratëve, duke e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Një vendim antistatuor, që ka sjellë përçarje brenda partisë, ku shumica e elektoratit i ka dalë kundër për vendimin  e tij personal.



Një ditë më parë Basha tha se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit të PD për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur”, ishte deklarata e Bashës.

Me këtë deklaratë dhe ‘luftë’ Basha e ‘zhyti’ akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve./CNA.al

 

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Mashtrimi i radhës/ Basha rikthehet te Teatri dhe firmos kontratën

Pse banorët e Unazës nuk duhet ta besojnë Lulzim Bashën

Del raporti për zgjedhjet e 30 Qershorit/ Basha me gisht në gojë

LEXO TE PLOTE