Connect with Us

Abuzimi me tenderat/ SPAK dërgon në gjykatë ish-kryebashkiakun e PD

Kronika

Abuzimi me tenderat/ SPAK dërgon në gjykatë ish-kryebashkiakun e PD

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Struktuara e Posaçme Antikorrupsion nuk ndalet në aksionin e saj ndaj zyrtarëve publikë.

Këtë radhë është fjala për një ish zyrtarë dhe konretisht ish kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kaprit.

SPAK, raportohet se ka  dërguar sot në Gjykatë ish-kryetarin e Kaprin dhe 5 ish-punonjësit e kësaj bashkie, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal;  

Avdulla Cano, me detyrë ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal;

Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Enkeleida Kllomollari me detyrë ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Safet Blacerime detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal,

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Metës sulmon SPAK/ Po harron pse u krijua, duhet të godasë politikanët

Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrau ish-bashkëshorten/ Prindërit e Sabrinës kërkojnë heqjen e kujdestarisë së vajzës nga i ati

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 23-vjeçares kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që t’i hiqet kujdestaria e vajzës së mitur.

Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.

Sipas asaj që raportohet, prindërit e 23-vjeçares, kanë kërkuar që babai i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.



Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator, në shtëpinë e prindërve, nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK drejt finalizimit/ Sot betimi i anëtarëve te Presidenti

LEXO EDHE:  “Arben Kraja pjesë e mekanizmit të diktaturës”/ Ish-presidenti akuza kreut të SPAK

Në shtator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika mes disa adoleshentëve në Kamëz/ Përfundojnë në spital dy prej tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.

Policia njofton se nga një konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Metës sulmon SPAK/ Po harron pse u krijua, duhet të godasë politikanët

LEXO EDHE:  SPAK nis punën/ Arben Kraja prezantohet si drejtues

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia shkoi për ta arrestuar/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodhi mbrëmë në banesën e Llallës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar sërish sot çështjen e ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe kërkimet nga Policia për të.

Llalla prej dy ditësh nuk gjendet edhe pse ka dënim të formës së prerë me 2 vite burg, por hera e fundit që zyrtarisht ka qenë në Shqipëri rezulton 14 ditë më parë, kur ka ikur nga Rinasi.

Nga studio e Neës 24, Lala tha se ditën e djeshme, Policia i shkoi në banesë, por nuk e gjeti pasi aty ishin bashkëshortja, fëmija i vogël dhe një i afërm. Uniformat blu i ranë ziles dhe më pas i afërmi pas 2-3 minutash hapi derën.

Asnjë prej tyre nuk dha ndonjë informacion për Llallën apo vendndodhjen e tij teksa Policia kërkoi për rreth 10 minuta.

E konfirmuar zyrtarisht. E kemi thënë dje në studio, Llalla ka dalë 14 ditë më parë nga Rinasi, nuk dihet nëse destinaacioni ka qenë transit apo ështën ë vend tjetër. S’kemi informacion ëpr vendndodhjen. Nëse s’ka hyrë ilegalisht, dhe s’besoj të ketë ndodhur, ai rezulton të jetë jashtë vendit edhe pse është në kërkim kombëtar. Policia është në ditën e dytë të kërkimit.

Ndryshe nga Llalla, ka persona të tjetë të dënuar për vrasje, burg etj, rezultojnë me TIMS jashtë vendit, por mund të kenë hyrë në Shqipëri dhe Policia ka disa protokolle.



LEXO EDHE:  Dosje për SPAK për Blushin/ Nga pallati i vjehrrit, pronat me vlera qesharake tek tokat në bregdet e Dardhë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Metës sulmon SPAK/ Po harron pse u krijua, duhet të godasë politikanët

Policia shkoi në banesë, por për opinionin publik duket si shoë. Policia duhet ti bëjë këto, merr kontakt në banesë, me familjarët. Sipas ligjit, duhet që Policia shqiptare për 3 muaj të kryejë kërkime në gjithë vendin.

Kam konfirmuar që Policia ka shpërndarë urdhërin në të gjitha drejtoritë e Policisë në qarqe. Në gjithë vendin, bëjnë kërkime për gjetjen sepse mund të ndodhë që mund të ketë hyrë ilegalisht në vend.

Llalla e ka humbur betejën morale, do të doja të ishte në sallën e gjyqit dhe të përballej me drejtësinë. Z.Llalla është person i dënuar me vendim të formës së prerë.

Familjarët nuk kanë dhënë informacione. Ne ndoqëm nga afër gjithë mbërritjen e Policisë, kontaktin me familjen. 10 minuta qëndruan. Pak a shumë diçka e tillë. Në dijeninë time ka qenë bashkëshortja me fëmijën e vogël, këtë e kam konfirmuar dhe një person tjetër, i afërm. Nuk dhanë informacion. Deklaruan jo me procesverbal, i deklaruan se nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia insistoi disa herë, në 2-3 minuta një pjesëtar hapi derën. Policia mori kontakt dhe u largua, nuk bëri komente as për median.’’- tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE