LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zonja E.N./ Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara që e "harrojnë" të gjithë

12 Korrik 2021, 18:37, Aktualitet CNA
Zonja E.N./ Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të

Përpra se të lexoni sa vijon, ftojmë lexuesit e CNA.al ti përgjigjen vetes për atë që ata besojnë:

– Sa drejtora tatimesh, doganash apo agjencish jane persona qe i “zgjedh” ministri i linjës?

Dhe më pas:

Nëse ka njeri që është diku dhe beson se Drejtori i Përgjithshëm i një Agjencie të ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave, është çështje e përzgjedhjes nga Ministri, të japë një shenjë.

Nëse ka njeri që është diku dhe beson se Drejtori i Përgjithshëm i një Agjencie që do të adminisrojë dhe tenderojë miliona, është çështje e përzgjedhjes nga Ministri, të japë një shenjë të fortë.

Por a e di njeri dhe a e përmend ndonjë gazetar emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara?

Sot Tit Borati kish nxjerrë edhe VKM- në që rregullon veprimtarinë e Agjencisë që për Titit u bë e famshme papritur.

Pse të gjithë ngjiten e zbresin nga emri i ish-sekretarit të Përgjithshëm dhe ish-Ministrit dhe të gjithë “harrojnë” të ndalojnë tek emri i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara?

Ore kush ka qenë drejtor i Përgjithshem i kësaj agjencisë së milionave kur u bë ky tenderi uniformave?

Kush e di, të komentojë këtë shkrim.

Nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund te zbulojmë që ish drejtori është “ish-drejtoreshë”.

Dhe inicialet i ka E.N!

Përmendja me iniciale është e pazakontë dhe e pandodhur më parë  në raportet e KLSh.

Ndaj vështirë se mund të besojmë që KLSH qenkësh treguar kaq jo-elokuent, thjesht për një copë vartës të Ministrit!

Cila është Zonja E.N. që ka detyruar edhe KLSh të tregohet kaq enigmatik?

Nga faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme zbulojmë që Drejtoria aktual është një tjetër Zonjë.

Drejtoresha aktuale quhet Nertila Mihali.

Dhe me siguri nuk ka iniciale E.N.!

Ju kujtohet ai materiali i SPAK për tenderin e Tushes?

Edhe atje iniciale shperndaheshin! Atje kishim një J.M.

Këtu një E.N.

Po ngjajnë si letrat e kohës së sigurimit të Shtetit. Me raportime për Repartin N!

Motivi është i njëjtë:

As reparti N, as J.M. dhe as E.N. nuk duhet të zbulohen dhe identifikohen.

Po Karlo Bolino ka ndonje gjë për të thënë për pyetjet që na lindën ne?/CNA.al

Lajmet e fundit nga