LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Bullgari/ Partia e ish kryeministrit Borissov në avantazh, por pa gjasë për të formuar qeverinë

12 Korrik 2021, 11:57, Kosova & Bota CNA
Zgjedhjet në Bullgari/ Partia e ish kryeministrit Borissov në

Gjykuar nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari, partia e qendrës së djathtë GERB e ish kryeministrit Boyko Borissov, ka një epërsi të ngushtë ndaj forcave tjera politike, por nuk ka gjasa të jetë në gjendje të formojë një koalicion qeverisës.

Pas numërimit të 95 për qind të votave, del se GERB-i ka fituar 23.9 për qind, vetëm pak vota para partisë së re anti-elitë ?Ka Njerëz të Tillë?, (ITN) e udhëhequr nga një drejtues i njohur televiziv, Slavi Trifonov, që ka fituar 23.7 për qind të votave.

Dallimi i ngushtë në vota në zgjedhjet e dyta në Bullgari që nga muaji prill, pasqyron ndarjet e thella në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Shumë votues i janë drejtuar ITN-së dhe dy partive më të vogla me shpresën për një veprim më të vendosur kundër korrupsionit të përhapur, duke fajësuar ish kryeministrin Borissov, 62 vjeç, një ish truproje dhe zjarrfikës, për mbylljen e një syri apo madje edhe mbështetjen e oligarkëve të fuqishëm.

Vëzhguesit politik thonë se me dallimin kaq të ngushtë në vota, fituesi mund të ndryshojë. Por edhe nëse rezultatet përfundimtare zyrtare konfirmojnë GERB-in si fituese te zgjedhjeve, shanset e kësaj partie për të krijuar një koalicion qeverisës pothuajse nuk ekzistojnë, thonë ata.

GERB-i doli e para në zgjedhjet e muajit prill me 26.2 për qind të votave, por u shmang nga partitë e tjera që nuk pranuan të hyjnë në koalicion më të.

“Nëse GERB-i fiton, do kishte vetëm një kuptim simbolik. Borissov do të përpiqet të formojë një qeveri, por natyrisht ai nuk do të ketë sukses”, tha Parvan Simeonov, një analist i organizatës Gallup International.

Rezultatet përfundimtare priten të enjten./VOA

Lajmet e fundit nga