LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja e gazetarit/ Shpërthejnë protestat kundër qeverisë gjeorgjiane

12 Korrik 2021, 07:30, Kosova & Bota CNA
Vdekja e gazetarit/ Shpërthejnë protestat kundër qeverisë

Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një turmë anti-homoseksuale në Tbilisi. Një kameraman i cili u plagos rëndë, më vonë vdiq. Tani mijëra vetë kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen.

Mijëra vetë në Gjeorgji kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë pas vdekjes së një kameramani, i cili u plagos rëndë nga demonstruesit anti-homoseksualë gjatë protestave. Në mbrëmje, rreth 8000 demonstrues u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në Tbilisi.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Irakli Garibashvilit dhe qeverisë së tij, të cilët kanë udhëhequr dhunën kundër gazetarëve,” tha udhëheqësi i opozitës Nika Melia në tubim.

Kameramani u gjet i vdekur në shtratin e tij

Kameramani 37-vjeçar Alexander Lashkarava, i cili punonte për kanalin e pavarur TV Pirweli, u gjet i vdekur në shtratin e tij. Ai ishte rrahur të hënën e kaluar nga kundër-demonstruesit që protestonin kundër një marshimi nga e ashtuquajtura lëvizje LGBTQ. Lashkarawa pësoi fraktura në kockat e fytyrës. Ministria e Brendshme njoftoi një hetim për vdekjen e 37-vjeçarit. Katër të dyshuar u arrestuan për sulmin.

“Qeveria është pjesë e kësaj dhune”

Përfaqësuesit e mediave të pavarura gjeorgjiane akuzuan qeverinë e kryeministrit Garibashvin për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve dhe madje edhe për organizimin e akteve të tilla të dhunës. “Qeveria jo vetëm që inkurajon dhunën ndaj gazetarëve, por është pjesë e kësaj dhune,” tha Nodar Meladze, drejtori editorial i TV Pirweli.

Ai tha se qeveria ka mbledhur grupe të dhunshme që sulmojnë fizikisht mediat e pavarura. Forcat e policisë gjithashtu sulmuan vazhdimisht gazetarët, tha ai.

Të hënën e kaluar, organizatorët e një parade të quajtur “Krenari” në kryeqytetin Tbilisi, e anuluan marshimin pas sulmeve të dhunshme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të lëvizjes LGBTQ. Disa qindra kundërshtarë të paradës ishin mbledhur pranë parlamentit të republikës së Kaukazit. Parada e krenarisë mbahen anembanë globit për të demonstruar për të drejtat e pakicave seksuale. Shkurtesa angleze LGBTQ përmbledh gërmat e para të fjalëve lezbike, homoseksuale, biseksuale, transgjinore dhe queer./DW

Lajmet e fundit nga