Connect with Us

Tritol në oborrin e shtëpisë/ Kërcënohet Drejtori i Sigurimeve Shqërore në Krujë

Kronika

Tritol në oborrin e shtëpisë/ Kërcënohet Drejtori i Sigurimeve Shqërore në Krujë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sasi tritoli është vënë pranë banesës së Drejtorit të  sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtorit të Aluzinit. Alfred Voga.

Ka qenë ky i fundit që ka konstatuar lëndën shpërthyese në formë pakoje në oborrrin e shtëpisë dhe ka njoftuar Policinë.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e e Vogës.

 “Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

I dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burg/ Arrestohet subjekti i OFL-së

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Policia e Lezhës bën të ditur se ka vënë në pranga 48-vjeçarin Edmond Sufja, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

48-vjeçari është i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Policia e Lezhës njofton se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Ai është arrestuar në vitin 2003 në Ravena në Italisë. Ndërsa, në Shqipëri, Edmond Sufja ishte edhe subjekt i OFL-së.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.“-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje një qytetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari, ende të paidentifikuar ka ndodhur në Tiranë në zonën e quajtur “Misto Mame.”

Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.



Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportoi 14 kg kokainë dhe u punësua në Doganë/ Zbardhen detaje për të kërkuarin e Interpolit

Publikuar

-

Nga

Një 42 vjeçar i identifikuar si Julian Mandija është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

I njëjti, sipas Policisë, ishte dënuar në Itali për trafik droge.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja, rreth 42 vjeçarit Mandija, i cili rezulton që gjatë kësaj kohe që kërkoi për të vuajtur dënimin, ka bërë detyrën e doganierit në Doganën e Durrësit.

Madje ai është arrestuar në vendin e punës.

Julian Mandija  rezulton të jetë prangosur në Itali  në vitin 2014 në Itali së bashku me katër të tjerë me të cilët po transportonin 14 kg kokainë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.



Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

LEXO TE PLOTE