Connect with Us

Tenderi abuziv për uniformat e Policisë/ Malaj: Është e pamundur të lëviz gurët e rëndë një punonjës

Politikë

Tenderi abuziv për uniformat e Policisë/ Malaj: Është e pamundur të lëviz gurët e rëndë një punonjës

Publikuar

-

/
Qeveria po fsheh borxhin për të shtyrë krizën financiare, thotë ish-ministri

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka përshëndetur operacionin e SPAK për arrestimin e 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët abuzuan me tenderin prej 28 milion euro për uniformat e policisë.

I ftuar në news 24, ai tha se është e pamundur që një punonjës i administratës, të luajë gurët e rëndë për një tender me vlerë të tillë.

Ndër të tjera, Malaj tha se goditja për ekonominë e vendit është tepër e madhe.

“Në rastin konkret duhet përshëndetur ajo që bën SPAK, por duhet të dallojmë diçka shumë thelbësore. Gjithë ideja nga arrestimet duket sikur në majën e këtij korrupsioni kaq të madh janë thjesht punonjësit e administratës.

Nga përvoja e gjatë, edhe para viteve ’90 dhe pas viteve ’90 është e pamundur që një punonjës i administratës të marrë përsipër të luajë gurët e rëndë të një tenderi 28 mln euro. Por këta punonjës që me vetëdije kanë shkelur procedurat, e kanë bërë dëmin e tyre dhe do të shkojnë në një proces dënimi penal.

Sa, unë nuk jam dakord me atë që thuhet pse merreni me peshqit e vegjël dhe nuk merreni me peshkaqenët. Pasojat më të mëdha, po ta shikoni dhe tani, dhe me iniciativën e SHBA-ve, por edhe me iniciativën e BE, korrupsioni dhe kapja e shtetit para së gjithash godet ekonominë. Kur nuk ka garë, ku dihet gjithmonë që garën do ta fitojë ai që ka korruptuar shtetin, bie interesi i biznesit.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Zgjedhim të ardhmen”/ Basha vijon të “shikojë ëndrra”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Edhe pse i braktisur dhe i shkarkuar nga demokratët, Lulzim Basha vijon të “shikojë ëndrra”.

Sërish sot në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një mesazh, ku tenton të “shitet” si e ardhmja e demokratëve.



“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro.”-shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më mirë të na kishin pushtuar Talebanët se rilindasit”/ Ish-ministri mesazh ambasadores Kim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas shembjes së banesave tek “5 Maji”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se shqiptarët flenë në rrugë, ndërsa po të ishin afganë do ishin strehuar në hotele pa pagesë.

Më tej, ai i drejton edhe një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për gtë cilën thotë se nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë situatë.

Po të ishin Afganë ata banorët te 5 Maji, do ishin strehuar në hotele plazhi pa pagesë. Meqë janë shqiptarë flenë më mirë në rrugë.

Afganët i presin me lule. Shqiptarët i shembin në dru!!!



LEXO EDHE:  Tenderi 30 milionë euro për uniformat e Policisë/ Lleshaj "dhëmbë për dhëmbë"me PD

LEXO EDHE:  Tenderi 30 milionë euro për uniformat e Policisë/ Lleshaj “dhëmbë për dhëmbë”me PD

“Alo jam Yuri Kim, ambasadorja mo këtu në Tiranë. Mirëseerdhët në Shqipëri..”- u foli Afganëve ajo.

Zonja Kim mikpret Afganë në Shqipëri, kurse për shqiptarët që e mikpresin nuk ka kohë të thotë një fjalë…

Ç’i do llafet! Me t’pasë lezet me qenë Afgan në Shqipëri..!

Me këtë variant më mirë të na kishin pushtuar Talebanët pa zgjedhje sesa të na sundojnë rilindasit… do i ishim dhimbsur dikujt të paktën…”-shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të erdhi dita të hedhësh prap lule në bulevard”/ Rama kapet me qytetarët për “21 janarin”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të përkujtohen tragjedia e 21 Janarit.

Ndërmjet të tjerash ai e ka vënë theksin tek drejtësia.

“Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime tek qytetarët, të cilët kanë bërë përgjegjës Ramën për 21 janarin por edhe për drejtësinë që nuk funksionuar.

Rama ka zgjedhur t’u kthejë përgjigje disa qytetarëve, duke u justifikuar se ai ka bërë brenda mundësive çdo gjë për familjet e katër viktimave.

Ndërsa në lidhje me dështimin e drejtësisë, Rama ka thënë se kanë bërë një punë mjaft të madhe me Reformën në drejtësisë dhe se nuk janë në vitin 1945 kur gjyqet i bënte partia dhe Qeveria.

Sipas tij pot ë ishte bërë reforma në drejtësi në vitin 1990, sot nuk do të ishin këto halle.

Më tej, Rama u ka bërë thirrje qyterarëve për durim derisa drejtësia e re të jetë plotësisht funksionale.



Replikat mes Ramës dhe qytetarëve

Qytetari:Të erdhi dita prap të hedhësh lule në bulevard,se drejtësi duhen edhe ca vite të demostrosh zotrote si Kryeministër

Rama: Po, je shumë i saktë, duhet ende kohë që Reforma në Drejtësi të japë të gjitha frytet e saj, sepse u bë vetëm para pak vitesh, se po të ishte bërë që në vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot.  Drejtësia në demokraci nuk bëhet me sustë, s’jemi në vitin 1945, kemi ndërruar sistem, nuk e bën kryeministri as partia drejtësinë lavdi Zotit, prandaj duhet durim, sepse ato vendet me drejtësi qe shohim ne, kishin sistem drejtësie të drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet.

Qytetari: Po naltmadhni po, por jeni aq bashkëfajtor sa është dhe Berisha me Lulin në këtë ngjarje që mos të permendim atë Mr.korrupsionin “Metën” , i dërguat njerëzit si cjapi tek kasapi dhe tani derdhni lot krokodili. Atë që ju bashke i keni bërë Shqipërisë për 30 vjet nuk ja ka bërë Enveri për 50 vjet.

LEXO EDHE:  Dokumentat/Bashkia Divjakë në tender nuk fal as rrogën e kryetarit

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

Rama: Jo jo, ky është një këndvështrim krejt arbitrar dhe pa lidhje me realitetin, përpos edhe me një gjuhë që nga pikëpamja etike lë shumë për të dëshiruar, njësoj si të ngatërrosh vajin me uthullën, ndërsa për Enverin e për këto 30 vjet nuk ke ç’i thua kujt nuk e ka idenë as se ç’ishte enverizmi as se ç’është shtendërtimi dhe mirë s’e ka idenë, po as nuk do të mesojë, përkundrazi, jep edhe mend.

Qytetari:Kur thua ti që do bëjmë drejtësi që je në krye të shtetit kur ndihesh ti i pafuqishem përballë kësaj gjendje po ne njerëzit e thjeshtë që çdo ditë e ndjejmë këtë padrejtësi në çdo hap që hedhim? Po të ishe ti i vendosur jo vetëm që kjo drejtësi do ishte bërë me kohë, po dhe shumë gjëra të tjera.

Rama: Në vitin 1990 kemi zgjedhur një sistem demokratik, dmth nuk kemi më sistemin e 1945-ës, ku drejtësinë e bënte partia dhe Qeveria, kështu që na duhet punë e durim për të ndërtuar një drejtësi të drejtë e të pavarur, prandaj e bëmë edhe Reformën në Drejtësi, që po të ishte bërë në vitet 90 sot nuk do kishim këto halle.

Qytetari: 3 mandate i more dhe akoma nuk ja ke lehtësuar dhimbjen familjeve.

Rama: I kam bërë unë të gjitha ato që më takonin, edhe Reformën në Drejtësi edhe përkujdesjen për familjet sipas mundësive, sepse nuk jemi në vitin 1945, kur partia e Qeveria bënin edhe gjyqet, kështu që duhet durim e besim, nuk ka rrugë tjetër, përtej fjalëve që thuhen kollaj./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE