LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta kampion i hedhjes …në këmbë !

12 Korrik 2021, 16:41, Satire Politike CNA
Presidenti Meta kampion i hedhjes …në këmbë !

Nëse nuk do ta kishim dëgjuar me zërin e vetë Presidentit pyetjen ?nuk e di në u hodha drejt apo?? dhe përgjigje e menjëhershme ?drejtë? të hijes së tij Zan Topuzi, publikimin e videos ku ai shfaqet shumë i përqendruar duke u hedhur nga një mur i betontë në ujin e kaltër të detit, do ta kishim marrë për një shaka vere me synim freskimin në këto ditë vape të nxehtë.

Sepse në fakt, me rritjen e temperaturave të motit dhe shtimin e intensitetit të vapës, gjatë verës Presidenti na ka mësuar me shaka të tilla verore, shoqëruar me të qeshurën e tij karakteristike dhe unikale për nga frekuenca e rrezatimi qeshës.

Mirëpo gjithë ai përqendrim presidencial, solemniteti dhe emocioni i ligjshëm para hedhjes, krijimi i perceptimit se do të hidhej me kokë e rënia në ujë në këmbë nën vëzhgimin përherë ndjellës për bëma të tilla të Xanit, na japin gjithë indiciet e rastit që ta kuptojmë këtë hedhje si një hedhje prej kampioni të vërtetë.

Pas praktikës së përverëshme të zotit Berisha që thyente rekordin e vetvetes për kohë qëndrimin në ujin e detit, hedhja në këmbë e jo me kokë, mbase prej pikës së rëndesës në pjesët e poshtme të trupit dhe pamundësisë për t?iu kundërvënë ligjit të gravitetit, sjell si risi verore hedhjen si një kampion në këmbë të Presidentit Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga