Connect with Us

Ndryshimet statutore në PD/ Arben Ristani “shpërthen” kundër Bashës: Kjo është autokraci

Politikë

Ndryshimet statutore në PD/ Arben Ristani “shpërthen” kundër Bashës: Kjo është autokraci

Publikuar

-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar me tonë të forta në lidhje me propozimet e Lulzim Bashës, për ndryshimet statutore në PD.

Arben Ristani shkruan se “jo vetëm që nuk ka asnjë përpjekje për të gjetur mekanizmat që bëjnë të zbatueshem statutin, por në të kundërt, shoh përpjekje për të zhbërë demokracinë, për të degjeneruar organet kolegjale vendimmarrëse dhe për ti kthyer ato nga organet më të larta vendimmarrëse, në organe këshillimore të organit monokratik, kryetarit të partisë.”

Duke u ndalur tek propozimi i Bashës për mënyrën e funksionit të Këshillit Kombëtar, Ristani e quan atë autokraci.

Konkretisht, Kryetari i partisë propozon këtë ndryshim ne statut:

“Te rikonceptohet mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente të Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike”

Pra Këshilli Kombëtar i PD, nga organi më i lartë vendimmares i partisë, në periudhen midis dy kongreseve, kërkohet të kthehet në organ këshillimor i kryetarit të partisë.

Kjo do te thote te ligjerosh sundimin e individit ne parti.

Kjo është autokraci.”-shkruan Arben Ristani.

Deklarata e plotë e Ristanit:

Problemi me i madh dhe me i rendesishem i shoqerise dhe shtetit tek ne, nuk ka qene asnjehere mungesa e ligjit, e rregullit, apo ligji dhe rregulli i hartuar keq.

Problemi qendron tek moszbatimi i ligjit. Problemi qendron tek arroganca e atyre qe per shkak te mos ndeshkimit per shkeljet, per shkak te mundesise per t’ju shmangur pergjegjesise, dhenies se llogarise, jane kthyer ne autokrat mesjetar, nen devizen “ligji jam une”.

PD po pergatitet per mbledhjen e kuvendit kombetar te saj, pas pak ditesh.

Pritet te diskutohen ndryshime te mundeshme statutore.

Ky kuvend mblidhet kur PD, per here te pare ne historine e saj, gjendet per here te trete ne opozite.

Ajo qe deshirojne dhe presin demokratet dhe gjithe shqiptaret, eshte gjetja e rrugeve, organizimit, metodave, ideve, me demokratike, me perbashkuese, me motivuese, per te cuar PD ne pushtet, per te miren e vendit.

LEXO EDHE:  Basha tallet me shqiptarët/ Prezanton programin pa pritur përgjigjet e njerëzve

Kam bindjen qe PD-se dhe shoqerise ne teresi, i vlen me shume gjetja e mekanizmave qe bejne te zbatueshem statutin, mekanizma qe garantojne dhenien e llogarise dhe mbajtjen e pergjegjesise, sesa thjesht ndryshime organizative statutore. Keto te fundit jane bere me shumice ne kohe dhe sasi.

Pergatitjet per ndryshimet statutore qe do parashtrohen ne kuvendin e pas disa diteve, kam mendimin, qe nuk po shkojne ne kete drejtim. Jo vetem qe nuk ka asnje perpjekje per te gjetur mekanizmat qe bejne te zbatueshem statutin, por ne te kundert, shoh perpjekje per te zhbere demokracine, per te degjeneruar organet kolegjale vendimmarrese dhe per ti kthyer ato nga organet me te larta vendimmarese, ne organe keshillimore te te organit monokratik, kryetarit te partise.

Konkretisht, Kryetari i partise propozon kete ndryshim ne statut:

“Te rikonceptohet mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike”

Pra Keshilli Kombetar i PD, nga organi me i larte vendimmares i partise, ne periudhen midis dy kongreseve, kerkohet te kthehet ne organ keshillimor i kryetarit te partise.

Kjo do te thote te ligjerosh sundimin e individit ne parti.

Kjo eshte autokraci.

Minimalisht ne keto ndryshime qe priten te statutit, te futet nje parashikim qe i ndalon kryetari te garoje per kryetar, pasi humb per here te trete, apo te katert, apo te peste, po te duan.

Ne demokratet duhet ta ndalojme zhberjen e demokracise ne partine tone.

Ne te kundert, duhet ta forcojme ate, ta bejme me funksionale, me te prekshme, me te dukshme, brenda partise, por edhe per shoqerine.

Kjo eshte rruga e vetme qe shqiptaret te na besojne si alternative qeverisese.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për MCN tv ka folur për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët.

Ajo u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.



“Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin 3.5 milion dollarë/ Qeveria i bleu me dy-fishin e çmimit të tregut

LEXO EDHE:  Kuvendi Kombëtar i PD/ Topalli: Farsë e radhës nga Basha, synon...

E pyetur nëse i druhet ndonjë përjashtimi nga PD, pasi doli hapur në mbështetje të Berishës ajo tha: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka denoncuar sot mbylljen e godinës për shkollat e Sarandës, Eco Kampus.

Sipas deputetes së PD-së Ina Zhupa,  kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës dhe ende nuk është vënë nën funksion.

Zhupa shprehet se ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Reagimi i Zhupës

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vendosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës.

Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-Vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.



Në seancën dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijët e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje.

LEXO EDHE:  Basha braktis Tiranën/ Zbulohet destinacioni

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin 3.5 milion dollarë/ Qeveria i bleu me dy-fishin e çmimit të tregut

Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre.

Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në periudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta.

Ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Faleminderit!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Dylgjeri ironizon Bashën/ Luli, demokratët, Saliu dhe Salianji

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh po zhvillon takime me demokratë në çdo qytet, me synimin për të ringritur dhe bashkuar PD.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka ironizuar kryeatrin, Lulzim Basha, duke treguar se koha e tij ka mbaruar dhe se demokratët po i bëjnë daljen, duke u mbledhur rreth Berishës në takimet e tij.

Lul, demokratët sot po mblidhen rreth Saliut e jo rreth Salianjit! Një shprehje e hershme thotë:

Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bythë të kalit! Po, ça po bën më aty Lulzim?

Pse po rri kot ? Apo se je në kalë? Lëviz, luaj, se u qelbe.  Demokratët që ti i le rrugëve kanë mbushur sallat e ti rri akoma në stallë. Demokratët u zgjuan Luli. Demokratët po kërkojnë tjetër Lider. Janë bashkuar rreth “të keqes” më të vogël e Udhëheqësit më të madh. Po e presin anekan Doktorin, qytet më qytet.



LEXO EDHE:  Skandali me tenderin 3.5 milion dollarë/ Qeveria i bleu me dy-fishin e çmimit të tregut

LEXO EDHE:  Vota e Shqipërisë në OKB/ PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

E presin në rrugë, në salla, në podiume. Po ti? Ça po bën aty? Ku e ke antarësinë? Ku i ke militantët? Ku e ke partinë?

Po të firon çdo ditë grupi. Doktori po kuvendon me Partinë, Ti vazhdon takon akoma diplomacinë!

Po të fut ujë gomonja Lul. Se ndjen se të është lagur menderja? Fshatari ynë e maste lagështinë e tokës me bythë kur donte të mbillte grurë, Ti je në ujë e nuk po ndjen gjë!

Heeeeej! O Lul! PD sot po mblidhet rreth Saliut e jo rreth Salianjit. A po thith Ti? Apo kap ça të kapësh?  Zoti të dhashtë”, shkruan Ylli Dylgjeri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE