LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjeopolitika e vaksinave, dhe besueshmëria e dobët e BE-së në Ballkanin Perëndimor

12 Korrik 2021, 07:23, Blog CNA
Gjeopolitika e vaksinave, dhe besueshmëria e dobët e BE-së

Nga Ana E.Juncos ?Carnegie Europe?

Pandemia e koronavirusit ka ndihmuar në minimin jo vetëm të demokracisë në të gjithë botën, por edhe të besueshmërisë së BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ajo u është shtuar problemeve me të cilat përballet tashmë politika e zbehtë e zgjerimit e BE-së,pikërisht në një epokë të rritjes së konkurrencës gjeopolitike.

Pandemia ka pasur një ndikim negativ dhe të trefishtë, në përpjekjet e BE-së për të promovuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Së pari, kriza shëndetësore e ka gërryer demokracinë liberale në rajon, pasi qeveritë futën në zbatim masat kufizuese për t?u përballur me emergjencën shëndetësore.

Së dyti, ajo e ka minuar më tej besueshmërinë e BE-së, e cila ishte e ulët edhe përpara pandemisë, pasi e ka pasur shumë të vështirë të frenojë pandeminë brenda kufijve të saj, dhe nuk arriti të jetë solidare me vendet fqinje.

Së treti, pandemia ka ofruar një terren pjellor për fuqitë autoritare për të mbushur boshllëkun e lënë nga BE, dhe për të forcuar ndikimin e tyre në rajon, duke e rritur mbështetjen për modelet e tyre alternative politike. Koronavirusi erdhi pas një krize më të gjerë të demokracisë liberale.

Pandemia ka pasur një ndikim dukshëm negativ në gjendjen e demokracisë në të gjithë botën, duke çuar në kufizime të lirive themelore, duke e forcuar përqendrimin e pushtetit, me udhëheqës që kufizuan rolet e parlamenteve kombëtare.

Gjeopolitika e vaksinave është një tjetër manifestim i kësaj krize:regjimet autoritare i përdorin donacionet e vaksinash në Ballkanin Perëndimor dhe gjetkë për të minuar demokracitë liberale perëndimore, ose atë çfarë ka mbetur prej tyre.

Stabilitokratë si presidenti serb Aleksandar Vuçiç e kanë shfrytëzuar pandeminë për të forcuar kontrollin e pushtetit të tyre. Këta udhëheqës, të cilët shihen nga Perëndimi si sigurues të stabilitetit, edhe pse në fakt e minojnë nga brenda demokracinë, kanë konfirmuar tendencat e prapësimit të demokracisë në vend, duke e kufizuar lirinë e shprehjes, të drejtën për privatësi dhe lirinë e medias.

Siç e tregojnë edhe vendet e BE-së,vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të vetmet ku koronavirusi ka pasur një efekt të dëmshëm në shëndetin e sistemeve demokratike. Por demokracitë më të dobëta, siç janë ato në Ballkanin Perëndimor, janë përgjithësisht më të ndjeshme ndaj tendencave autoritare dhe përkeqësimit të lirive themelore, sesa shtetet me institucione më të forta demokratike.

Meqë pandemia nuk do të jetë kriza e fundit që e godet Ballkanin Perëndimor, forcimi i cilësisë demokratike dhe i sundimit të ligjit në rajon, mund të zbusë ndikimet negative të reagimeve emergjente të qeverive mbi liritë individuale, dhe të zvogëlojë gjasat e të ashtuquajturës prapambetje pandemike.

Prandaj, mbështetja e BE-së për demokracinë në Ballkanin Perëndimor,sot është më e nevojshme se kurrë më parë. Mjerisht, politika e zgjerimit e BE-së në raport me këtë rajon, ka ngecur gjatë dekadës së fundit, me pak ose aspak progres të raportuar.

Besueshmëria ka qenë ?viktima? kryesore e kësaj qasje; dhe pandemia vetëm sa e ka përkeqësuar situatën. Pavarësisht shpalljes së një metodologji të re të zgjerimit të unionit në shkurt 2020, dhe vendimit të bllokut për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor, negociatat me këto dy vende janë bllokuar që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të vetos së Bullgare mbi një mosmarrëveshje gjuhësore dhe historike më Shkupin.

Këshilli i BE-së nuk i çeli negociatat as në samitin e muajit të kaluar, duke i dhënë një goditje tjetër besueshmërisë së politikës së zgjerimit. Kohët e fundit, ministrat e Jashtëm të presidencës trio të BE-së -Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia -kanë bërë thirrje që BE-ja të mbajë premtimet e saj, duke theksuar se ?mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë përparimin në një hap të një rëndësie kaq themelore, si për BE-në po ashtu edhe për  Ballkanin Perëndimor?.

Problemet me të cilat përballet zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor,kanë të bëjnë me një konkurrencë gjeopolitike, me regjimet autoritare si Kina dhe Rusia, që janë të etura të ndërhyjnë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Brukseli.

Çdo dështim i unionit për të shpërblyer forcat pro-demokratike në rajon, dhe për të treguar solidaritet me to, ofron një shans të ri që forcat anti-demokratike të forcojnë ndikimin e tyre. Beteja e narrativave ka qenë veçanërisht intensive në Ballkanin Perëndimor. Dhe BE duket se po dështon edhe në këtë aspekt.

Siç pranohet në një letër të përbashkët të marsit të këtij viti nga 8 ministra të punëve të jashtme të BE-së drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell?ndërsa BE-ja ka mobilizuar shumë mbështetje për rajonin, aktorët e tjerë ishin më efektivë në dhënien e mbështetjes së tyre,duke minuar kësisoj besueshmërinë dhe perceptimin mbi solidaritetin tonë?.

Dhe gjeopolitika e vaksinave është një shembull tipik. Si një nga rajonet më të goditura nga koronavirusi, Ballkani Perëndimor ka përjetuar disa nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, sidomos në Bosnje Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Prandaj, nuk është për t?u habitur që këto vende kanë kërkuar dëshpërimisht të mbrojnë popullatat e tyre, duke u përpjekur të sigurojnë vaksina jo vetëm përmes nismës COVAX, por edhe duke nënshkruar marrëveshje me vetë kompanitë. Kina dhe Rusia nuk e kanë humbur rastin për të rritur ndikimin e tyre, dhe i kanë përdorur vaksinat anti-Covid për të forcuar pozitat e tyre në rajon.

Serbia është shndërruar në epiqendrën e gjeopolitikës së vaksinave në Evropën Juglindore. Në vjeshtën e vitit 2020, Beogradi arriti marrëveshje me prodhuesin kinez të vaksinave, Sinopharm, që ka sjellë mbi 2 milionë doza vaksinash që nga fillimi i këtij viti.

Së bashku me furnizimet me vaksinën Sputnik V dhe vaksinat e tjera perëndimore, Serbia arriti të vaksinojë plotësisht deri më 24 qershor 36 për qind të popullsisë. Për më tepër, Beogradi ka nënshkruar marrëveshje për të filluar prodhimin e vaksinave Sinopharm dhe Sputnik V në Serbi gjatë këtij viti, të cilat mund ta bëjnë këtë vend një nga qendrat kryesore të furnizimit me vaksina të Evropës Juglindore.

BE e ka mbështetur Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit, por shumica e këtyre përpjekjeve kanë kaluar pa u vërejtur nga publiku. Për më tepër, qasja e Brukselit ka qenë shumë teknokratike. Po si mundet t?i kundërvihet BE rritjes së ndikimit të Pekinit dhe Moskës në rajon?

Një angazhim më i fortë ndaj vlerave liberale në BE dhe midis fuqive perëndimore në përgjithësi, do të rikthente disi besueshmërinë. Kjo gjë mund të bëhet më e lehtë falë një angazhimi më të fortë ndaj demokracisë, të mbështetur edhe nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Një front i bashkuar BE-SHBA do të bënte shumë punë në adresimin e sfidave të rajonit. Mbështetja e fortë nga Uashingtoni për dialogun Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE, mund të jetë një tjetër hap i mirë në rivendosjen e besueshmërisë së Perëndimit në rajon.

Po ashtu, ka hapësirë ??për të bërë më shumë edhe për një koordinim më të mirë, për të trajtuar kërcënimet e tjera ndaj demokracisë, përfshirë korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Për shembull, BE duhet të mbështesë vendimin e qershorit nga administrata Bajden për të miratuar sanksione ndaj njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dhe duhet të miratojë vetë masa të ngjashme./CNA.al

Marrë me shkurtime

Shënim:Ana E.Juncos është profesoreshë e politikës evropiane në Universitetin e Bristolit, Angli.

 

 

Lajmet e fundit nga