LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika nga varianti Delta/ Imunologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

12 Korrik 2021, 07:46, Lifestyle CNA
Frika nga varianti Delta/ Imunologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend

Varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar shqetësim në të gjithë botën pasi është përhapur në shumë vende.

Imunologu Kristaq Berxholi në një lidhje me Skype në emisionin ?Abc-ja e mëngjesit? tha se nuk ka vend për panik pasi vaksinat që kanë dalë në treg kanë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar mbrojtjen e duhur.

?Vaksinat që janë në përdorim kanë një mekanizëm të fuqishëm, mbrojnë njeriun nga sëmundjet e rënda dhe të mesme. Duhet të keni parasysh që infeksioni është tjetër gjë dhe sëmundja është tjetër gjë. Jo të gjitha rastet e infeksionet përfundojnë me sëmundje. Në rast se përfundojnë me sëmundje, një rol për parandalimin luajnë vaksinat.

Të gjitha llojet që janë në Shqipëri kanë të garantuar mbrojtjen e njeriut nga format e rënda dhe shtrimet në spitale. Krijon mbrojtje 100 përqind që domethënë se njerëzit nuk pësojnë sëmundje me shenja klinike, të intubohen dhe të vdesin?-tha Kristaq Berxholi.

I pyetur se çfarë mjedisi e favorizon shfaqjen e mutacioneve, imunologu tha: ?Mutacionet kanë dy arsye që formohen. E para, është se vetë virusi ka cilësinë e mutacioneve për t?i shpëtuar mbrotjes ose luftës së sistemit imun të organizmit. Janë dhe faktorë të tjerë që shpejtojnë shfaqjen e mutacioneve. Ishte çështja e vaksinimit pasi vendet në të gjithë botën nuk ishin të përgatitura siç duhet për përballimin e pandemisë dhe e morën si me shaka.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga