Connect with Us

Dita Botërore e Popullsisë/ Ekspertët thirrje për hartimin e planeve të migrimit ndërkombëtar

Aktualitet

Dita Botërore e Popullsisë/ Ekspertët thirrje për hartimin e planeve të migrimit ndërkombëtar

Publikuar

-

Ndërsa Kombet e Bashkuara shënuan Ditën Botërore të Popullsisë më 11 korrik, ekspertët thonë se nuk ka një shifër të përsosur të popullsisë dhe se novacioni njerëzor do të vazhdojë të përballojë rritjen e numrit të njerëzve që jetojnë në Tokë.

U desh një kohë e gjatë, pjesa më e madhe e historisë së njerëzimit, që numri i banorëve të botës të arrinte në një miliard. Por, sipas të dhënave të OKB-së dhe organizatave të tjera, gjatë 200 viteve të fundit, kjo shifër është rritur shtatë herë. Bota tani ka rreth 7.7 miliardë banorë dhe ekspertët parashikojnë që deri në fund të shekullit numri i banorëve do të arrijë në mbi 11 miliardë.

“Mbi të gjitha, suksesi i jashtëzakonshëm në shëndetin global ka qenë kontribuuesi kryesor në këtë rritje. Ky është një nga përfitimet e mëdha të zhvillimit. Ndërsa shëndeti i njeriut është përmirësuar dhe vdekshmëria ka rënë, ka patur një rritje të jashtëzakonshme të popullatës së botës”, thotë ekspertja e Fondit të OKB-së për Popullsinë, Rachel Snow.

Fondi i OKB-së për Popullsinë ndjek prirjet demografike dhe punon me qeveritë në të gjithë botën për hartimin e planeve të tij. Ekspertët e fondit thonë se ka një nevojë të madhe për të menaxhuar urbanizimin, pasi më shumë se gjysma e popullsisë së botës tani jeton në qytete dhe zonat përreth tyre.

Ekspertë të tjerë kanë bërë thirrje për hartimin e planeve të migrimit ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  OKB, Irani kërkon marrëveshje botërore për çarmatimin bërthamor

Sipas OKB-së, numri i madh i njerëzve gjithashtu mund të luaj një rol në ndryshimin e klimës, por kjo çështje është komplekse.

“Bota në zhvillim është përgjegjëse për një pjesë shumë të vogël të emetimit të gazeve të dëmshëm, kështu që fokusimi tek lindshmëria, apo mungesa e planifikimit familjar në vendet në zhvillim dhe sugjerimi, se kjo ndikon tek ndryshimet klimatike, është një justifikim për të shmangur përgjegjësinë e pjesës së zhvilluar të botës dhe modeleve të saj të konsumit”, thotë ekspertja Rachel Snow.

Rënia e numrit të lindjeve në nivel ndërkombëtar gjatë pandemisë së Covid-19 do të tejkalohet thonë ekspertët. Ata argumentojnë se qasja në kujdesin shëndetësor për gratë do të ndihmojë në rregullimin e ritmit të rritjes së popullsisë.

“Kur njerëzit janë në gjendje të kenë numrin e fëmijëve që ata duan, ajo që shohim është se në përgjithësi me kalimin e kohës njerëzit kanë prirje të kenë më pak fëmijë. Pjesërisht për shkak të nevojës për të investuar më shumë tek fëmijët. Për shembull, kostoja e kujdesit për fëmijët është rritur së bashku me koston e arsimit”, thotë ekspertja Rachel Snow.

Ndërkohë, shumë demografë thonë se nuk ka një shifër të përsosur të popullsisë dhe se novacioni njerëzor do të vazhdojë të përballojë rritjen e popullsisë./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Masat e reja anti-Covid/ Flet shefja e Epidemiologjisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa ditësh në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat anti-Covid. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur rreth masave të reja anti-Covid dhe nëse të vaksinuarit duhet t’u nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar Covid-19.

Sipas Tominit, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë Covid.



“Do theksoj një element se nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë”.

“Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Për impaktin është shumë i rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken, por preken më pak se të pa vaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit”, shprehet Tomini në abc news./ CNA.l

LEXO TE PLOTE

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Transporti urban në kaos / Kombet e Bashkuara “shuplakë” politikës, ja propozimet

LEXO EDHE:  Së bashku për një të ardhme më të mirë

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sonte starton emisioni “Now” me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë “zhurmë”, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

LEXO EDHE:  Zbulohen arsyet pse Shqipëria votoi kundër SHBA-ve në OKB

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.



Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

“Now” një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE