LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 35-vjeçari në Klos

12 Korrik 2021, 16:16, Kronika CNA
Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 35-vjeçari

Një 35-vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë.

Ndonëse u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, 35-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga