Connect with Us

“350 euro për një kapele”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Politikë

“350 euro për një kapele”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Publikuar

-

“Mos vidhni o fundërrin”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shqipërinë e zotërojnë djajtë

Kryeministri Edi Rama vijon të propagandojë në rrjetet sociale, çdo punë, që pretendon se po bën qeveria e tij.

Edhe pse në fakt gjithçka bëhet me taksat e qytetarëve shqiptarë, kreu i qeverisë propagandon çdo gjë në media apo rrjete sociale, a thua se qeveria e tij bën “punë të mëdha”.

Së fundi në një postim në faqen e tij, Rama ka publikuar diosa foto, ndërsa bashkëngjitur shkruan “Kjo është Pediatria e Elbasanit ku puna për rindërtimin po ecën me ritme të larta”.

Por, qytetarët kanë rikthyer vëmendjen tek tenderi abuziv për Uniformat e Policisë, në Ministrinë e Brendshme, duke “kryqëzuar” Ramën me komente.

Përveç Shqipërisë kush shtet tjetër e ka çmimin e kapeles se policisë 350 euro, se jemi kuriozë ta dimë”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Në Suedi kapelja e policit kushton 35 euro, sikur polici suedes merr 1000 deri në 2000 euro në muaj rrogë. Sikur në Albanistan një polic merr 600 mijë lek të vjetra rrogë në muaj, dhe një kapele kushton 350 euro. Sikur ti del e akuzon Europen per mos hapjen e negociatave me Shqipërinë”.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Elbasan/ Humbin jetën dy vajza, dy të tjera në gjendje të rëndë

Ndërsa një tjetër qytetar kritikon Ramën për aksionin në bregdet, për të cilin thotë se po dëmton turizmin.

Po ato prishjet e ndërtimeve sikur ti lije për dimër sa mirë do ishte,,jo për gjë,po janë tromaksur turistët,ca nga vrasjet ca nga aksidentet. Bombolat e gazit plasin çdo ditë, plus dhe prishjet me fadroma”-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër shkruan “O miku bravo. Por kosheren sado te mire dhe te bukur ta besh po e mbushe me arza brenda, ke bere nje vrime ne uje. Kemi nevoje per sherbim cilesor dhe jo per pllaka.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  U pendua për lirimin e “Dajës së Padrinos”/ Prokurori në listën e “zezë” të pasurive

LEXO EDHE:  Shkrumbohet spitali Covid në Tetovë/ Nisin hetimet, ende nuk dihet saktë numri i viktimave

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Video/ Policia publikon pamjet e autorit të atentatit në Elbasan

LEXO EDHE:  U përplas nga makina/ Ndërron jetë 22 vjeçari



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE