Connect with Us

Tendenca drejt komfortit/”Gratë po shpenzojnë më shumë se burrat”

Ekonomi

Tendenca drejt komfortit/”Gratë po shpenzojnë më shumë se burrat”

Publikuar

-

Veshjet e rehatshme, bazike dhe “casual” janë ato që kanë pasur ecurinë më të mirë në shitje, pavarësisht situatës së pandemisë. Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania, thotë se si efekt i kërkesës, gama e veshjeve në dyqane për marka të veçanta, u zgjerua edhe me pjesën active ëear (veshje sportive).

Segmenti që pësoi tkurrje të ndjeshme gjatë pandemisë është ai i çantave të udhëtimit. Por, me vaksinimin dhe lehtësimin e masave, sipas Hysenbelliut, ky segment po rikuperohet. Sa i takon dilemës se cila gjini shpenzon më shumë për blerje, rezulton se femrat janë më të “pakursyera” për veten.

Shqipëria ka mbajtur një ekonomi të hapur, pavarësisht pandemisë me disa kufizime më të vogla se në shumicën e vendeve. Si është reflektuar ky “normalitet” i ri me kufizime në vend, në mënyrën sesi shqiptarët shpenzojnë për veshje?

Shpenzimet për veshjet janë rritur, e shprehur edhe në numër artikujsh të blerë me 13% nga viti 2019. Besojmë se kjo tendencë vjen si pasojë e mbylljes së kufijve, e cila deri diku penalizon aksesin e blerjes jashtë Shqipërisë, por edhe prirjen e konsumatorit shqiptar për të mos kursyer te veshjet, pavarësisht sfidave financiare.

Një faktor i rëndësishëm, i cili ka ndikuar në rritjen e ndryshimit të vizitorëve në klientë është dhe prania jonë online, në rrjete sociale të dedikuara për markat që ne përfaqësojmë. Lehtësia e blerjeve online nëpërmjet transformimit dixhital të kompanisë, u ka mundësuar klientëve tanë të njihen me të gjitha koleksionet në kohë reale pavarësisht kufizimeve në periudha të caktuara.

E vetmja linjë produkti e ndikuar nga pandemia janë valixhet dhe çantat e udhëtimit, për shkak të kufizimeve të operimit të linjave ajrore dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Gjatë muajit maj është vënë re tendenca e rritjes së shitjeve të linjave të udhëtimit.

Progresi i vaksinimit globalisht, si edhe në vendin tonë, po shoqërohet me rritje të shitjeve krahasuar me 2019, duke treguar shenja të një rimëkëmbje të ekonomisë së vendit.

Cilat janë veshjet që preferohen më shumë për t’u blerë, ato sportive, klasike, casual? Apo veshje të përditshmërisë, eventeve apo për të qëndruar në shtëpi? Çfarë keni konstatuar?

Veshjet blihen kryesisht janë casual dhe të rehatshme, të cilat mund të vishen gjatë ditës dhe mbrëmjeve. Ne koleksionet tona të reja të këtij viti të marra deri më tani, gamën më të gjerë të veshjeve e kemi në: casual, bazike, të rehatshme, praktike e veshje për shtëpi, ngjyra me tonalitete të zbehta dhe të tokës. Do të veçoja linjën e kostumeve për femra me ngjyra në Mango, trend i sezonit veror, i kombinuar me atlete.

Së fundmi kemi shtuar edhe gamën sportive të artikujve për t’i qëndruar sa më pranë klientit me variacione të larmishme dhe materiale të rehatshme siç është linja “active ëear” në një dyqan të grupit, linjë e përshtatshme për sporte në natyrë apo në palestër, të cilat patën kërkesë të konsiderueshme nga konsumatori ynë. Në sezonin veror është e pranishme gjithnjë linoja dhe ngjyrat e ndezura me dizenjot me printe. Por nuk mungojnë as ngjyrat monochrome klasike në stilet e përditshmërisë.

Cilët kanë shpenzuar më shumë në këtë kohë meshkujt apo femrat?

Të dyja gjinitë po shpenzojnë, por rritja më e lartë është vënë re tek femrat me një trend rritës 5% më shumë se meshkujt. Edhe meshkujt kanë interes për materiale të rehatshme, linotë dhe pambukun ekologjik. Femrat vazhdojnë të kryesojnë listën e blerësve të dyqaneve tona edhe në vitin 2021.

Po sa u takon fëmijëve si kanë qenë shitjet?

Shitjet në segmentin e veshjeve për fëmijë ruajtën të njëjtin nivel me vitin 2019, ndërkohë që vërehet një rënie e vogël te sektori i karrocave dhe krevateve të bebeve, i cili është ndikuar nga rënia e lindjeve, që sipas të dhënave të INSTAT, për T1 2021, lindshmëria rezulton me rënie 5%. Mendojmë se zhvillimi i shkollave online ka penalizuar rritjen e shitjeve në këtë segment, pasi në total, ecuria e kompanisë ka shënuar rritje 7%. Me ndryshimin e stinës ka pasur interes në këto kategori dhe viti parashikohet të mbyllet +5% më mirë në sektorin e fëmijëve nga 2019.

LEXO EDHE:  ASHE paraqet programin për gratë, Meta: I çojnë punet deri në fund

Situata e pandemisë ka orientuar bizneset drejt ofertave apo uljeve? Cila ka qenë strategjia që keni zgjedhur për të afruar konsumatorët në njësitë e tregtimit? A keni bërë oferta apo ulje?

Strategjia e uljes është thuajse e njëjtë me vitin 2019 me pak oferta, ndërkohë që kemi investuar më shumë në marketing dhe prezencë dixhitale, për të sjellë në vëmendje të gjitha markat tona, si dhe për të promovuar kanalin e ri të shitjeve online. Prania jonë dixhitale, por edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka ndikuar në rritjen vizitorëve në dyqane, si dhe kthimin e tyre në blerës të menjëhershëm, duke lehtësuar në këtë formë procesin e njohjes së klientit me koleksionet në dyqan.

Nga të dhënat që keni me kompanitë partnere jashtë Shqipërisë, si qëndron vendi ynë në raport me tregje të tjera sa u takon shitjeve?

Sigurisht, ne kemi një rritje më të mirë të shitjeve, me 7% gjatë këtij viti krahasuar me 2019-n, për shkak se një pjesë e mirë e Europës ka qenë në karantinë. Partnerët tanë, të cilët janë të përqendruar në Spanjë, Itali, Portugali dhe Francë, parashikojnë ta mbyllin vitin me -25% krahasuar me 2019. Rritja e shitjeve për kompaninë tonë është rezultat i një sërë faktorësh, si p.sh. komunikimi në disa kanale dixhitale, ku fokusin kryesor e ka faqja jonë zyrtare.

Si ka qenë ecuria shitjeve online? A ka vazhduar të ketë rritje apo kthimi i dyqaneve fizike i ka bërë njerëzit të blejnë drejtpërdrejt?

Faqja jonë zyrtare ka rritje nga vizitorë në blerës dita-ditës, me 27%. Shitjet online vijojnë rritjen konstante nga muaji në muaj, deri më tani shitjet online kontribuojnë me 5% në shitjet tona totale. Blerësi online ka një tendencë dhe preferon të shpenzojë një shportë mesatare 30% më të ulët se sa konsumatori i dyqaneve fizike dhe është i orientuar veçanërisht drejt ofertave. Në këto kushte, konsumatori online ka një sasi më të madhe artikujsh në një faturë kundrejt konsumatorit të dyqaneve fizike.

Cilat kanë qenë sfidat e sektorit të veshjeve kur flasim për logjistikën, përzgjedhjen e koleksioneve që sillen në kushtet e pandemisë?

Pandemia ka përshpejtuar pozitivisht dixhitalizimin kudo nëpër biznese, sikurse edhe në kompaninë tonë. Nga ana tjetër, ka tjetërsuar mënyrën e të bërit biznes në disa këndvështrime. Një ndër ndryshimet rrënjësore si pasojë e pandemisë, është përzgjedhja e koleksioneve, e cila më parë bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë në konventat e zhvilluara nga partnerët, ku veshjet përzgjidheshin nga afër në vendet e tyre si Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia.

Në kushtet e pandemisë, në vitin 2020 por edhe gjatë vitit 2021, po zhvillohet nëpërmjet konferencave online, ku prezantohet koleksioni i radhës, porosia e blerjes dhe planifikimi i lëvrimit të mallit. Kjo ka sjellë vështirësi, deri diku, pasi kontakti me materialet dhe dizenjot ka qenë disi i vështirë për t’u shpjeguar.

Nga ana tjetër, kontakti me kolegë homologë, me të cilët më parë shkëmbeheshin përvojat e punës dhe rezultateve është i ndryshëm nga përvoja e mëparshme. Pjesë kryesore e këtyre përvojave kanë qenë edhe vizitat apo trajnimet e shpeshta që ne merrnim nga partnerët tanë. Logjistika ndërkombëtare gjithashtu ka qenë subjekt i izolimit, gjë që është reflektuar, deri diku, me vonesa në marrjen e furnizimeve, por tani çdo proces po i kthehet normalitetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Euro, në rënie jo të zakonshme për muajin Shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Euro po pëson një rënie jo tipike në kursin e këmbimit me Lekun gjatë muajit shtator.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.4 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga mesi i muajit gusht, duke iu afruar vlerës më të ulët të shënuar këtë vit. Euro preku nivelin më të ulët vjetor më datë 11 gusht, në vlerën e 121.18 lekëve.

Nëse gjatë muajve korrik-gusht nënçmimi i euros është një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur kryesisht me prurjet valutore nga turizmi, zbritja e monedhës europiane sërish pranë këtyre nivele gjatë shtatorit nuk është shumë e zakonshme.

Po të shohim të dhënat historike, duke filluar nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit, kursi i euros ngrihet gradualisht dhe një kthim pranë niveleve të sezonit veror mund të regjistrohet vetëm në fund të vitit, edhe kjo periudhë e lidhur me pushimet. Vitin e kaluar në këtë periudhë, euro këmbehej me 124.13 lekë, me një rritje të lehtë, por të qëndrueshme nga niveli më i ulët (prej 123.36 lekësh) që ishte shënuar në Gusht.



Ekspertë nga sektori financiar mendojnë se një tendencë e tillë mund të shpjegohet me disa faktorë. Ajo çka ata konstatojnë është se kërkesa për blerje të euros nga bizneset ngelet në nivele të ulëta dhe jo në linjë me sjelljen e zakonshme gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, tregu vazhdon të ketë ofertë konstante për euro. Sipas tyre, kjo mund të lidhet me zgjaten e sezonit të pushimeve, por, sidomos edhe me prurjet e shumta informale të valutës, që janë të vështira për t’u matur.

LEXO EDHE:  Alkooli gjatë shtatzanisë, shkak për sëmundje tek fëmijët

LEXO EDHE:  Gratë e meshkujve më të pasur në botë

Mbiçmimi i Lekut ndaj Euros këtë vit gjen pjesërisht mbështeteje edhe në faktorët fondamentalë që e përcaktojnë ecurinë e kursit. Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e dytë të vitit u ngushtua me pothuajse 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin kryesor e ka dhënë përmirësimi i ndjeshëm i bilancit të shërbimeve, por edhe bilancit të të ardhurave dytësore. Përmirësimi i bilancit të shërbimeve lidhet me rritjen e ndjeshme të të ardhurave nga turizmi dhe nga shërbimet e përpunimit të inputeve për llogari të klientëve jorezidentë (fasoneria).

Në veçanti efekti i ringritjes së turizmit, që është reflektuar dukshëm në statistika qysh në tremujorin II, vlerësohet se ka qenë edhe më i lartë në periudhën korrik-gusht. Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave dytësore lidhet sidomos me shtimin e dërgesave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri. Të gjithë këta faktorë në teori kanë bërë që prurjet valutore nga kanalet formale të shënojnë një tendencë në rritje. Prurjet më të mëdha në euro konfirmohen edhe nga tendenca në rritje e depozitave bankare në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut, rritja vjetore e depozitave në valutë të huaj arriti nivelin 10.2%.

Megjithatë, ekspertët ngelen të mendimit se një rol shumë të madh në ecurinë e kursit të këmbimit luajnë të ardhurat nga aktivitetet jo formale. Këto para po ndikojnë shumë një cikël të ri të rritjes së fortë të çmimeve në sektorin e ndërtimit, që është e vështirë të shpjegohet plotësisht me faktorët e zakonshëm që përcaktojnë kërkesën dhe fuqinë blerëse në këtë treg./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas “qiellgërvishtësve” Tirana vijon zgjerimin në periferi/  Vila nga Petrela në Farkë e Vaqarr

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ndërtimi, një sektor që nuk arriti ta lëkundte pandemia e COVID-19, ashtu sikurse ndodhi me shumicën e sektorëve në ekonomi, po vijon aktivitetin me ritme të njëjta.

Projekte të mëdha shumëkatëshE “hedhin shtat” në zemër të kryeqytetit çdo ditë, një pjesë të ngritura edhe nën petkun “brand name” për të përfituar nga lehtësitë e taksave. Por Tirana, po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.

Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Një prej tyre është ai i përqendruar në Farkë ku ndërtimi i vilave nga subjekte të veçanta ka nisur prej kohësh. “Lake Shore” ka aplikuar pranë Agjencisë duke dorëzuar një Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak për projektin e saj “Ndërtimin e kompleksit rezidencial me vila 1,2 dhe 3 katëshe me destinacion banim”.

Një tjetër projekt është ai për vila me mur rrethues dhe pishina në zonën e Petrelës nga “AS Construcsion”. Ky i fundit ka dorëzuar gjithashtu vlerësimin e ndikimit në mjedis paraprak për projektin që parashikon vila banimi me 1 dhe 2 kate me një kat nëntokë.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon kabinetin e ri qeverisës/ Edi Ramën e “mbysin” gratë

LEXO EDHE:  Gratë e meshkujve më të pasur në botë



Një tjetër subjekt që ka kërkuar miratim nga AKM është Lulëzim Cenolli për ndërtim kompleks vilash me 2 kate dhe me mur rrethues në zonën e Vaqarrit në Prush. Në këtë rast AKM ka kërkuar informacion shtesë lidhur me projektin, një vendim që ka kaluar në fund të muajit gusht.

Këto janë vendime dhe projekte që kanë kaluar vetëm në periudhën gusht-shtator ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.

Ndërtuesit kanë konfirmuar për “Monitor” më herët se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në Korrik-Gusht/  Kryesojnë polakët, ukrainasit dhe arabët

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Korriku dhe gushti kanë shënuar një dyndje të turistëve të huaj përmes charterave në vend, duke tejkaluar ndjeshëm edhe nivelet e parapandemisë.

Krahas hyrjeve të shtetasve të rajonit, që nuk na “braktisën” gjatë pandemisë, në verë janë rikthyer turistët nga vendet e tjera të Europës e më gjerë, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.

Shtimi i turistëve është reflektuar dhe në rritjen e ndjeshme të trafikut përmes charterave në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport (TIA), në total, pasagjerët që kanë udhëtuar me charter (pa përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, ku udhëtojnë shtetas shqiptarë) për periudhën korrik gusht 2021 ishin rreth 174 mijë (vajtje-ardhje), me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shqipëria u deklarua këtë verë si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë. Kjo nxiti shtetas nga shtete të ndryshme që të vinin në Shqipëri, duke shmangur në këtë mënyrë kufizimet që mund të hasnin në vende të tjera, sidomos në Europën Perëndimore.

Polakët ishin të parët që konfirmuan rinisjen e fluturimeve charter nga 25 maji. Të dhënat e TIA tregojnë se ata janë grupi më i madh i turistëve që kanë ardhur përmes ajrit, me një rritje të ndjeshme nga 2019-a. Për periudhën korrik-gusht, përmes TIA-s kanë fluturuar rreth 81 mijë pasagjerë me chartera-a të nisura nga qytetet polake, pothuajse në dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dytët janë ukrainasit. Në korrik gusht nga Ukrania në Rinas dhe anasjelltas fluturuan 38.5 mijë pasagjerë, ose 65% më shumë se e njëjta periudhë e para pandemisë.

“Turisti ynë kryesor nëse mënjanojmë pjesën shqipfolëse është ai polak pasi ka pasur shumë rezervime, por edhe Ukraina. Në rajon Kosova është pjesa më e madhe dhe e orinetuar drejt Shqipërisë por vërej se edhe Serbia ka interes të rritur” tha Blerim Norja nga Royal G, një nga hotelet kryesore në Durrës.

Në vend të tretë janë turistët nga Arabia Saudite, pas nisjeve të fluturimeve direkte Rinas-Riyadh. Nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 9 mijë pasagjerë. “Këtë vit, zhvillim shumë interesant është ai që lidhet me Arabinë Saudite. Këtu ka hyrë me chartera “Flynas”, që nga 15 qershori. Kompania ajrore solli përfaqësues të saj të marketingut, të cilët bënë një “fame trip” në 7 ditë. Filmuan gjithçka, provuan restorante të ndryshme dhe mbetën shumë të kënaqur. Komenti i tyre ishte që nëse klientët tanë do të ndiejnë këtë që ndiejmë ne këtu, do të ketë një turizëm të jashtëzakonshëm. Ky grup ka interes për turizmin e jahteve, pasi i kanë dhe mundësitë. Në krahasim me atë çfarë janë mësuar të paguajnë, ne jemi shumë të lirë si treg” pohoi pak kohe me pare Smerald Bozaxhi, i cili operon ne sektorin e qiradhënies se jahteve.

LEXO EDHE:  Gratë shkëlqejnë në drejtim/ Profesionet ku paguhen më shumë se meshkujt

LEXO EDHE:  Gratë rikthehen në studion e lajmeve të televizioneve afgane



Nga Gjermania, pasagjerët që udhëtuan me charter u rritën lehë më 2%, në raport me 2019-n, nga Çekia ranë 24%.

Në rënie të ndjeshme ishin shtetasit nga Izraeli.

Në dyfishim ishin rusët, me rreth 7 mijë pasagjerë që fluturuan drejt dhe nga Rinasi. (shih grafikun në fund)

Ndryshe nga 2019-a nuk ka pasur në verën e 2021 chartera nga Danimarka, Sllovenia, Suedia etj.

Rritet trafiku i pasagjerëve në Rinas

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.

Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s./Monitor

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: