LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Socialistët i kundërvihen Ramës/ “Dhe ne që të mbështesim po na shkakton të vjella”

11 Korrik 2021, 07:17, Politikë CNA

Rritja çmimeve të produkteve të ndryshme si atyre të shportës ashtu edhe e çmimit të naftës, kanë shkaktuar zemërim tek qytetarët, të cilët kanë ?shpërthyer”, kundër kryeministrit Edi Rama në rrjetin social të tij.

Aty ku ata kanë mundësi, derisa t?ju fshihen komentet apo të bllokohen në mënyrë të tillë që të mos e shqetësojnë më Kryeministrin.

Një tjetër çështje që qytetarët vënë alarmin është korrupsioni në çdo nivel si në atë qëndror ashtu edhe në atë vendor.

Ndërkohë kryeministri Rama, shfaqet me postime propagandë, sipas qytetarëve, në rrjete sociale apo me video të regjistruara, për të cilat është janë kujdesur deri në detaj,  për t?u trumbetuar si  të drejtpërdrejta më pas në media.

Nuk ka postim të kryeministrit që mos të shigjetohet nga një pjesë e madhe qytetarësh, të cilët tregojnë problematikat me të cilat përballen çdo ditë, problematika që propaganda e Ramës dhe e Rilindjes nuk i sheh.

Qytetarët i kujtojnë kryeministrit se nuk është fotograf, por drejtuesi i Qeverisë, ndaj të shikojë problemet me të cilat ata përballen.

Ka edhe nga që deklarohen se janë mbështetës të tij, por se tashmë çdo gjë është bërë e tepërt.

?O ti kompent, mos bëj si njeri i perëndisë, por rriten çmimet dhe rrogat po rrinë në vend. Për çfarë je ti aty për gallata, legena, turp, t ju vijë?

S?jam kapele shitës the para ca kohësh, tani del që i ke bërë kapele lekët e shtetit..sikur ta kishte fituar tenderin Girogio Armani. Edhe ne që të mbështesim na shkakton të vjella?.

Kot nuk u bërë fotograf zotrote, se nuk je për kryeministër..ik sa nuk është vonë..

Po foto e drejtorivë tuaj të korruptuar pse nuk i ke publikuar?….

Taksirat e ke kur të kesh kohë merri pak me këto gjërat dytësore, si siguria, rendi, shëndetësia??

Janë këto vetëm disa nga komentet e qytetarët që ngrejnë probleme dhe ironizojnë kryeministrin.

Më poshtë po sjellim reagimet e qytetarëve, mbi aktualitetin dhe problemet me të cilët ata përballen çdo ditë./CNA.al

Lajmet e fundit nga