LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes të rinjve në Vlorë/ Përfundon në spital 21-vjeçari

11 Korrik 2021, 19:52, Kronika CNA
Sherr mes të rinjve në Vlorë/ Përfundon në spital

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, ku dyshohet se shtetasi Erges. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Erges B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga