Connect with Us

REPORTAZH-Serenatat korçare/ Si u trashëguan brez pas brezi në familjen Sulioti

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Serenatat korçare/ Si u trashëguan brez pas brezi në familjen Sulioti

Publikuar

-

Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qytet, s’mund të mos na shkojë mendja te serenatat aq të bukura e të kënduara aq me pasion nga korçarët.

Një traditë e vjetër e këtij zhanri muzikor, që nuk e humb vlerën sado vite të kalojnë.

Traditë kjo që është mbajtur gjallë që prej krijimit të grupeve serenatiste, shumë vite me parë, e që vijon të ketë vlera të veç anta kulturore e artistike për identitetin e qytetit të Korçës.

Familja që ne kemi zgjedhur të shkruajmë këtë herë është familja Sulioti, që çdo korçar e njeh sapo i dëgjon mbiemrin, por që normalisht njeh edhe personazhet e saj që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit.

Do ta fillojmë reportazhin tonë duke folur për 2 nga njerëzit e familjes Sulioti, për jetën e tyre, veprimtarinë artistike për të cilën gjithë Korça bëhet krenare.

Piro Sulioti, artist i merituar

Hera e parë kur Piro këndoi para një publiku të gjerë në një koncert të hapur të organizuar prej Kristo Konos ishte pikërisht në moshën 12-13 vjeçare.

Ai u zbulua si talent në mënyrë të rastësishme nga kompozitori i mirënjohur Kristo Kono, i cili përgatiste edhe grupin artistik të liceut për talentet e reja në vitin 1936.

Gjatë Luftës Nacional-çlirimtare ka marrë pjesë në njësitin e qytetit që në vitin 1942 në vitin 1943 ka kënduar në grupe të ndryshme të qytetit, ka marrë pjesë në melodramën ‘’Vllavrasja’’, ka kënduar i pari marshin e Brigatës së II sulmuese dhe ka shkuar  në fshatin Dardhë ku ua mësoi partizanëve me porosi të Kristo Konos.

Pas çlirimit të vendit ka marrë pjesë në Korin e Rinisë që drejtohej nga Misto Nuke, por u largua pas një kohe të shkurtër për në Ansamblin e Ushtrisë ku këndoi si tenor i II-të deri në vitin 1948 pranë Gaqo Avrazit, Ibrahim Tukiçit dhe Avni Mulës.  

Në fillim të vitit 1949 pasi ishte kthyer nga ushtria, që në ditët e para të jetës civile ai aktivizohet nëpër aktivitete të ndryshme të Shtëpisë së Kulturës në Korçë, si korin e Nozulimit duke u bërë njëkohësisht anëtar i Grupit të Amatorëve të Radio Korçës.

Ku këndoi  bashkë me Anita Taken, Tole Adhamin, Gaqo Jorganxiun, Pavlina Nikajn etj. Piro merr pjesë dhe nëpër koncertet e para jashtë shtetit në Rumani, Bullgari, Hungari, Poloni, Çekosllavaki e Jugosllavi dhe Bashkim Sovjetik. Protagonist në rolin e Sokolit, në operetën e parë shqiptare “AGIMI” me muzikë të Kristo Konos dhe libret të Kolë Jakovës.

Mori pjesë dhe në të gjitha Tabllot Muzikore, Koncertet dhe turnete ndryshme të Shtëpisë së Kulturës në Korçë duke numeruar mbi 600 shfaqje, madje ka marrë   edhe në Operetat  “Sëbashku jeta është këngë” “Lugina e artë”, “Fleta e Kuqe” etj.

Ka regjistruar dhjetëra këngë qytetare dhe popullore të qytetit dhe të Jugut në pllaka vinili, vepër  që  deri më sot askush tjetër nuk e ka tentuar.

Në vitin 1960 bashkë me Ilo Evron formuan korin Partizan në Korçë. Aktin edhe  në Festivalet e Këngës në Radio, 1960-1970 në Korçë, në të cilat debutuan këngët e kompozuara nga kompozitorë të mirëfilltë të Shqipërisë.

Një nga serenatistët më të vjetër që ka kënduar hite si “Jorgjica”, “Vashë pse rri menduar”, “Dje mbrëma”, “I pa besë” “Nën hije me rije” “Për ty qan zemra ime” etj.

Ka marrë pjesë në shfaqjet e Ansamblit Artistik Amator të Tiranës në Republikën e Kinës sëbasku me Mustafa Gercalliun, Avni Mulën, Vaçe Zelen dhe Mentor Xhemalin.

Është dalluar për pjesëmarrjen e tij edhe në Festivalin Kombëtar të Ansambleve Artistike në Vlorë dhe për punën kulturore nga Ministria e Kulturës dhe e Arteve.

Solisti më jetëgjatë i korit “Lira” rreth 5 dekada. Jetën e Korit e shpëtoi dy herë, një herë në 1967 kur regjimi socialist donte ta shpërbënte dhe një herë në 1991 kur Bashkia vendosi ta ta shpërbënte  për shkak të burimeve financiare.

Në 1995 ai pësoi një atak në zemër në skenë gjatë turneut të tij në Rumani me Korin Lira.

Ai u kthye në skenën muzikore në vitet 2000-2002 në netët e serenatës. Ai bënte ushtrime vokale në piano çdo mëngjes dhe këndoi deri në fund të jetës së tij.

Në muajt e fundit të jetës së tij ai kishte pësuar Sëmundjen e Alzheimerit, duke harruar pothuajse gjithçka përveç teksteve të këngëve.

Bashkëpunimi i tij i fundit ishte me këngëtaren e njohur të këngëve të lehta Mimoza Paraveli të cilën ai ndihmoi në nxjerrjen e dy albumeve me këngë korcare. Pavarësisht ofertës së tij për qytetin, ai kurrë nuk u emërua për një titull nderi , përkundër faktit se janë bërë propozime nga organe të ndryshme në Këshillin Bashkiak.

Gjergji Sulioti, djali i Piros.

Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së lehtë të Korçës pa dijeninë e babait të tij, me një këngë nga Pavllo Sholla që e çoi në skenën muzikore.

Αtje ai fitoi vendin e parë, duke lënë babanë e tij në të dytin. Κa fituar dhjetra çmime të para, të dyta dhe të treta në çdo ngjarje muzikore të Κοhës të tilla si:  Çmimi i Parë tek koncertet e Majit 1976 me hitin e famshëm deri më sot “Mësuesi i parë”, :  Çmimi i Parë tek  Anketa e RTV Nëntor 1976 me këngën “Kur të vijmë o shokë nga mali”, Çmimi i Parë tek  Anketa e RTV Mars 1977 me këngën “Urim për 7 Marsin” :  Çmimi i tretë tek Festivali i 17-të i RTSH  me këngën  “Të fortë e kemi Shqipërinë”, Çmimi i tretë tek Festivali i 22-të i RTSH  me këngën  “Rritesh nëpër vite”, Çmimi i Parë tek  Anketa e RTV Mars 1981 me këngën “Filiza për të ardhmen” dhe të paktën 12 ”, Çmime të tjera.

Ai ka qenë një nga Tenorët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit ka interpretuar rolet kryesore në opera si: Karmen, Maleve për liri, Pagliaç i, Tosca, Rigoletto, Il trovatore, Aida, Paja, Otello, Nëna e trimave, Celula e kuqe, Karnavalet, Lulja e kujtimet, Berberi i Seviljes, Goca e Kaçanikut, Vjosa, Toka Jonë, Skenderbeu, Traviata, Borana, Zgjimi , Liceistët, Nëna e trimave etj.

Ka bashkëpunuar në skenë si dhe i kanë shkruar këngë emrat më të mëdhenj në artin shqiptar si: Çesk Zadeja, Tish Daija,   Lefter Çipa, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Xhoni Athanas, Vaçe Zela,  Agim Krajka, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Pjetër Gaci, Ferdinand Deda, Agim Prodani, Luan Zhegu, Zhuliana Jorganxhi, Spartak Tili etj.

Për vite me radhë ai është dalluar si solist kryesor i  Ansamblit  Shtetėror të Kėngėve dhe Valleve Popullore ku ka kënduar edhe dhjetëra  këngë tradicionale dhe Popullore.

Ka zhvilluar një numër ngjarjesh në vende të ndryshme që nga mesi i viteve 1970 si  Finlandë, Danimarkë, Gjermani, Norvegji, Suedi, Hollandë, Greqi, Itali, Francë, Turqi, Qipro, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Rumani. Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë, në të dy festivalet si tenori më i mire.

Që kur u kthye në Korçë në 2008, ai ka zëvendësuar babanë e tij në korin Lyra, i cili mban rekordin si solisti më jetëgjatë deri më sot ne historinë e Korit.

Ai ka publikuar një album me ri-interpretimin e serenatave mitike dhe të harruara. Ai ka qenë mësues Kantoje  dhe Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno” ku përgatiti shumë talente, mes tyre edhe Tenorin Gjergji Mani që sot shkëlqen jashtë vendit.

Me një biografi kaq të pasur dhe edhe pse është i vetmi këngëtar shqiptar që ka bashkëpunuar më së shumti nga kushdo tjetër me “Artistë Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh” nuk mban asnjë titull.

 Zhani Sulioti është vajza e mesme e familjes, këngëtare, mësuese muzike dhe nga gratë e para soliste të korit Lira. Ndër të tjera ajo ka shpëtuar së bashku me Spania Pipën dhe vëllezërit Tasellari serenata jashtëzakonisht të rralla të qytetit kur i regjistruan në mënyrë amatorë në fillim të viteve 1990.

Por, për Zhankën e Korçës do të sjellim një tjetër reportazh mjaft interesant që do të nxjerrë në pah sekrete dhe të vërtetat e jetës së saj. Ndërsa vajza tjetër e familjes është Alma Sulioti, e cila është piktore vizuale në Greqi, ndonëse këndon dhe ka mbaruar Liceun Artistik Tefta Tashko.

Së fundmi, gjatë kësaj periudhe familja Sulioti ka filluar të dixhitalizojë arkivin e saj historik muzikor që është rreth 7 dekada i vjetër për të ndihmuar zhvillimin e muzikës shqiptare dhe veçanërisht muzikës të qytetit. Informacion mund të gjendet në faqen Piro Sulioti në facebook dhe tek kanali “Sulioti Official” në Youtube./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij të katërt, një eveniment i cili do të zgjatë katër ditë dhe do të zhvillohet jo vetëm në qytetin juglindor por edhe në Pustec, në ishullin e Maligradit dhe në fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë.

Ky eveniment tepër i njohur në Shqipëri, do të sjellë për të gjithë banorët dhe vizitorët vendas e të huaj, disa mbrëmje ndryshe që do të falin kënaqësi për spektatorët, duke bërë pjesëmarrës artistë të njohur.

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila është edhe organizatorja e këtij evenimenti, me shumë kënaqësi ka treguar se ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, pasi do të shtrihet në 3 qytete të qarkut juglindor pas normalizimit nga pandemia.

Ne jemi në edicionin e katërt dhe na mbushet goja kur themi që vijmë në Korçë sërish. Ky është një viti veçantë, pasi të gjithë ne kemi etje për art, pandemia dëmtoi shumë njerëzimin dhe gjunjëzoi artin. Sot jemi më shumë se kurdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë.

Jeta do të vazhdojë me optimizëm, me mbështetjen që duam ti japim njerëzimit dhe mbështetjen që ata na japin ne. Edicioni i katërt shpaloset me ngjyra, shtete, gjuhë dhe zhanre të ndryshme. Këtë mbrëmje ne e hapim me muzikën gjermane, për të vazhduar me aktivitete në zonat që duhen promovuar si në Kolonjë dhe Pustec.

Është një sërë aktivitetesh që nuk duhen humbur pasi do ti sjellin Korçës një pamje fantastike. Publiku do ta vlerësojë  shumë këtë lloj evenimenti, dhe finalja e festivalit do të jetë një grup nga Italia. Ky festival nuk do të bëhej nëse sdo të ishim të gjithë së bashku, nëse sdo të promovonim qytetin më të bukur që e do artin dhe e ka mbështetur gjithmonë atë, duke lënë trashëgimi, e ky qytet është Korça”, shprehet sopranoja Inva Mula.

Nata e parë e MIK Festival ka startuar me “Miqtë e Operës së Berlinit”, ku nga anëtarët e kësaj opera janë luajtur për artdashësit korçarë melodi të famshme. Mes tyre, ka qenë edhe dirigjentia shqiptare Elda Laro e cila ka treguar kënaqësinë që është pjesë e këtij evenimenti.

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë festival dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Në këtë eveniment kam sjellë dy miq të mi, violinistë të mrekullueshëm të Berlinit. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme për publikun korçar. E kam të vështirë çdo herë që kthehem në Shqipëri, pasi kam emocione shumë të forta dhe e ndjej veten me shumë përgjegjësi por e gjitha është e lidhur me kënaqësinë time shumë të madhe që jam këtu”, tregon dirigjentia Laro.

I pranishëm në këtë eveniment, dhe në këtë aktivitet të zhvilluar pranë teatrit Andon Zako Çajupi ka qenë ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili ka shprehur falenderimin e tij që ky koncert ka nisur si homazh për viktimat në Gjermani.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë që të vij pasi më pëlqen shumë ky vend, ashtu edhe bashkëshortes time. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrantëve për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, është shprehur ambasadori Zingraf.

Gjatë tre ditëve pasardhëse, MIK Festival do të bëjë bashkë kolonjarët, banorët e Pusteci dhe korçarët, të cilët do të mund të shijojnë aktivitetet e ndryshme muzikore, dhe sigurisht që Korça do të kthehet edhe këto ditë në destinacionin kryesor të gjithë turistëve vendas dhe të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Busti madhështor i Sali Butkës, heroit që la gjurmë në historinë e vendit tonë

Publikuar

-

Nga

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës dhe ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës. Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë dhe duke e mbrojtur atë nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për ta eleminuar fizikisht.

Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Sali Butka u nderua sot në Kolonjë, në vendlindjen e tij, me një bust madhështor të punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Agim Rada. Në fjalën e tij, Rada është shprehur mjaft i kënaqur për këtë vepër që ia kushtoi patriotit Butka, dhe ndihet mjaft i vlerësuar që këtë bust e realizoi ai me shumë përpjekje dhe kënaqësi.

“U detyrova të koncentroja në mendimin tim figurën dhe po ashtu ta ndërtoja unë figurën e këtij njeriu të madh duke u bazuar pak në foto dhe në imazhin e tij, që për mendimin tim ska shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky monument të jetë sintezë e tipareve që ka një patriot i madh dhe një luftëtar si Butka. Busti ka përmasa të mëdha, sic ka qenë vetë historia e Butkës, sidomos banorët e kësaj treve që dinë shumë detaje nga jeta e këtij patrioti, të cilat mi kanë treguar dhe kanë qenë një burim frymëzimi për mua.

Ne i kemi borxh jo vetëm kësaj toke shumë pjellore në kuptimin e heronjve, patriotëve, njerëzve që e kanë dashur vendin dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri deri në gjakun e tyre. Nuk le dot pa përmendur sot humanistin e madh Muhamed Malon, i cili sa herë më takonte, më citonte ndonjë varg që ia citonte i ati, dhe unë i kam bërë pjesë të bustit “Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”.

Këto janë postulate të thëna nga njerëz që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, dhe këta njerëz meritojnë shtatore jo kaq por akoma më të mëdha. Kjo trevë ka nxjerrë pafund patriotë të penës, pushkës, atdhedashurisë dhe unë mendoj se nuk do të dalë bronxi I Shqipërisë për të derdhur figurat e kësaj treve”, shprehet skupltori Agim Rada.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ky bust është një vlerësim i munguar për një kolonjar që ka dhënë shpirtin e tij për atdheun, dhe ndihet tepër i lumtur që u realizua pikërisht në qendër të qytetit të Ersekës.

“Kontributi i Bashkisë në këtë event është modest në krahasim me kontributin e kolonjarëve si i ndjeri Muhamed Malo, është i jashtëzakonshëm dhe është pasha kryesore. Na takonte që në këtë copë tokë ti vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë Shqipërinë. Dhe Sali Butka është një figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje.”, thotë Erion Isai.

Një tjetër figurë e njohur e Korçës që s’mund t’i mungonte këtij aktiviteti është dhe historiani Niko Kotherja, i cili në fjalën e tij ka shprehur rëndësinë e figurës së Sali Butkës i cili ka krijuar shkollat e reja dhe ka siguruar jetën e patriotëve të tjerë të Kolonjës dhe jo vetëm.

“Sali Butka është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Ka kontribuar masivisht në krijimin e shkollave shqipe në zonën e Kolonjës, në të gjithë ato shoqërime që ai i ka bërë Petro Nini Luarasit pasi ka qenë njeriu më i besuar i tij, duke i siguruar jetën e duke e mbrojtur atë. Sot me rastin e inagurimit të një shtatoreje të tij, në zemër të Ersekës, unë mendoj se ka ardhur koha për ta risjellë përsëri  këtë personalitet në parametrat e tij të vërtetë.

Një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e vendit, por duke mos e ngatërruar këtu emrin e tij me njerëz të cilët kanë patur akte vandalizmi që i janë veshur figurës së Sali Butkës.

Heroi i Kolonjës jo domosdoshmërisht duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime që ndodhnin në mes të zjarrit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se është e nevojshme të rikthejmë sytë për të ridimensionuar jo vetëm figurën e Sali Butkës por gjithë familjen e tij, pasi të gjithë janë hedhur në luftë me parullën Liri a Vdekje”, tregon Niko Kotherja.

Sot u vlerësua jo vetëm figura e patriotit të shquar Sali Butka, por edhe kontributi i tij së bashku me patriotë të tjerë kolonjarë që i sollën frymë të re Kolonjës, Korçës dhe gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE