LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali-Angli/ Trajnerët zgjedhin më të mirët, ja formacionet e mundshme

11 Korrik 2021, 08:04, Sport CNA
Itali-Angli/ Trajnerët zgjedhin më të mirët, ja formacionet

Sonte zhvillohet finalja e Euro 2020. Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kampionatit Evropian. Dueli luhet në stadiumin ?Wembley? të Anglisë.

Italianët kanë treguar formë fantastike në këtë kampionat duke dhuruar spektakël me paraqitjet e tyre. Anglezët gjithashtu kanë pasur paraqitje sidomos pas fazës së grupeve, dhe qëllimi i tyre është ta mbajnë trofeun në Angli.

?Azzurët? e kanë fituar një herë Kampionatin Evropian në vitin 1968, ndërsa anglezët nuk e kanë fituar asnjëherë dhe kjo është hera e parë që ndodhen në finale. Pritet një ndeshje e rivalizuar deri në fund, dhe do të jenë detajet ato që do ta caktojnë fituesin në fund.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson, Jorginho, Verratti, Barrella, Chiesa, Insigne, Immobile

Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Phillips, Saka, Mount, Sterling, Kane

Lajmet e fundit nga