Connect with Us

Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë/ Shtrëngohet “laku” për ish-ministrin e Brendshëm?

Aktualitet

Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë/ Shtrëngohet “laku” për ish-ministrin e Brendshëm?

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oranizuar po zhvillon sot një aksion në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me hetimet për një tender për uniformat e Policisë.

Nga operacioni i SPAK janë vënë në pranga 8 persona, dhe një është lënë në arrest shtëpie.

Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila ishte në detyrë deri 1 jave më parë.

Kujtojmë këtu se tenderi për uniformat e policisë u denoncua në verën e vitit 2020 fillimisht nga deputeti Myslim Murrizi, i cili në foltoren e Kuvendit, tha se tenderi i është dhënë një kompanie gërmimesh.

Ndërsa më 3 gusht 2020, deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, e kallëzuan në SPAK tenderin prej 27 milionë eurosh.

Fituesi i tenderit të paracaktuar nga Ministria e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit llogaritej të prodhojë rreth 200 mijë artikuj më pak, ndonëse me të njëjtin fond limit, si në tenderin që u pezullua vitin e kaluar.

Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH. Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” shpk, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari.

LEXO EDHE:  Arrestimi i prokurorit/ FNSH dhe SPAK zbarkojnë në Sarandë, kontrolle në zyrë e banesë

Në kallëzim theksohej se procedura fiktive e tenderit për blerje e shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë, me pasojat e vjedhjes 500 milionë lekë e të dyshimit se mund të shkojë dhe në mbi 1 miliard lekë, u realizua ashtu siç e deshi ministri Lleshaj.

“Ministri Lleshaj vjen nga radhët e Forcave të Armatosura (Ushtrisë Shqiptare), me gradë ‘Gjeneral’ dhe kapelja që ka mbajtur në kokë, është nga e njëjta kompani. Ministria e Mbrojtjes është furnizuar asaj kohe nga ‘D&E SHPK’ dhe e di mirë ministri Lleshaj se një kapele ka kushtuar 350 euro copa. Dyshohet se dhe ‘D&E’ shpk, furnitori kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes me uniforma ushtarake, e ka ofruar ministri Lleshaj”, thuhej në kallëzimin e deputetëve./CNA.al

Skandali me tenderin e Uniformave të policisë/ Murrizi “zbarkon” në SPAK

SPAK aksion në Ministrinë e Brendshme/ Prangosen tetë persona, mes tyre dhe një ish-zyrtare e lartë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit”/ Rama: Përzgjodhëm 5 finalistët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë për ndërtimin e portit të Durrësit janë përzgjedhur 5 finaliste.

Kryeministri ka shkruar se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, në vitin 2022 do të ngrihet kantieri i ndërtimit.



Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  “Vetëm në diktaturë bamirësia bëhej me urdhër partie”/ Murrizit nuk i del inati pas përgjysmimit të pagës

LEXO EDHE:  “Gjykata rrëzoi mafien e Bashkisë”/ Ish-ministri thirrje SPAK: Ja ku i ke fajtorët, boll ju dhatë alibi mafiozeve

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE