LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas përmbysjes së kamionit humb jetën Drejtori i Pyjores së Maliqit/ Policia arreston shoferin

10 Korrik 2021, 10:19, Aktualitet CNA
Pas përmbysjes së kamionit humb jetën Drejtori i Pyjores së

Policia e Maliqit ka vënë në pranga shoferin e kamionit që u përmbys ditën e djeshme ku për pasojë gjeti vdekjen një 36 vjeçar, drejtor i pyjores së Maliqit.

Shtetasi me iniciale S.G është arrëstuar pasi dyshohet se i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion ?Benz?, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale ?Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga