Connect with Us

Parlamenti si ‘drutë e krushkës’/ Ngjela ngre tonet: Qeveri mediokër! Edhe Enveri ishte më i mençur

Politikë

Parlamenti si ‘drutë e krushkës’/ Ngjela ngre tonet: Qeveri mediokër! Edhe Enveri ishte më i mençur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Avokati Spartak Ngjela ka folur dhe në lidhje me kabinetin e ri qeveritar i cili pritet të formohet në shtator.

I ftuar në studion e “Kjo Javë”  Ngjela tha se në opinionin e tij, qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë dhe se Rama duhet të heqë dorë nga mediokriteti.

“Sipas mendimit tim qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë. Të heqë dorë nga mediokriteti. Kjo ishte një qeveri mediokër. Asnjë ekonomist, jurist në nivel të lartë, le më në parlament që e kishte si ‘drutë e krushkës. 

Nëse nuk nxjerr qeveri të nivelit të lartë, do të dështojë keq. Ka fituar mandatin e tretë, ka vota, është parti e madhe, por ky abuzon me votuesit, dhe nxjerr të panjohur në qeveri. Kush e bën këtë në perëndim.

LEXO EDHE:  Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme/ Basha: Gjysmë Parlamenti shtojcë e dështimit

 Ministri e merr vesh nga radio që është bërë ministër. Ku dinë këta c’është qeveria. Dhe ja si e kanë katandisur Shqipërinë, e futën në korrupsion. Pse ka korrupsion se nuk ka qeveri të nivelit të lartë. Enver Hoxha, i paaftë ishte, por ishte më i mencur se këta, në qeveritë e para nuk futi injorantë.” -vijoi më tej Ngjela./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Edi Rama në gjunjë para Aleksandër Frangaj

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë i Ramës/ “Nuk nxorët mësim nga Tahiri”



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përjashtimi i Berishës/ Kadilli: Të isha kryetar i PD nuk e merrja vendimin që mori Luli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse do të ishte ai kryetari i Partisë Demokratike nuk do ta kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim që u mor pa u pyetur anëtarësia, nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai më tej ka deklaruar se Basha nuk di të thotë as po as jo, por “pjo” dhe me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet kjo gjë.

 “S’do ta kisha marrë të njëjtin vendim. Ju mendoni se kur diplomacia bëhet e dukshme bëhet atë ditë. Unë e kam ditur që në shkurt që pas zgjedgjve që do e shpallnin “non grata” Berishën. Po të isha kryetar unë nuk do të ndodhte kjo. Basha nuk thotë as po as jo, po thotë “pjo”.



LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë i Ramës/ “Nuk nxorët mësim nga Tahiri”

LEXO EDHE:  Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme/ Basha: Gjysmë Parlamenti shtojcë e dështimit

Me ndërkombëtarët nuk bëhet kjo. Në 2016 e quajti ambasadori amerikan gënjeshtar, në diplomaci flitet me gjuhë trupi. Kishte mundësi ta zgjidhte që para 2019. Nuk ka ambasador në botë që të vi të shkallët e PD të bërtasi, kjo ndodhi prej Lulzim Bashës”, thotë Kadilli në Report Tv.

Kadilli e ka quajtuar Bashën një përtac që nuk e do punën.

“Unë e gjykoj si zgjatim përtac të zotit Berisha, nuk punon, nuk do ta bëjë punën. Ne nuk patëm zotësinë për të prodhuar një model tjetër politik. Berisha qe shumë fryt për PD”, thotë Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rimbursimi i ilaçeve gjatë pandemisë/ Tabaku: Shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të skemës së rimbursimit të ilaçeve për pacinetët që kanë kaluar Covid 19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku tregon se shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe e mjekime gjatë pandemisë, ndërsa qeveria iu ka rimbursuar qytetarëve vetëm 231 mijë euro.

Sipas Tabakut, as 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.



LEXO EDHE:  Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme/ Basha: Gjysmë Parlamenti shtojcë e dështimit

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi zbulon çfarë “ha” Rama për darkë

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë”, shkruan Tabaku krahas skemës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE