LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis vaksinimi me njësitë e lëvizshme/ Manastirliu: Derë me derë për të mbrojtur sa më shumë qytetarë

10 Korrik 2021, 12:12, Lifestyle CNA
Nis vaksinimi me njësitë e lëvizshme/ Manastirliu: Derë me

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se prej ditës së sotme ka nisur procesi i vaksinimit antiCOVID me njësitë e lëvizshme.

Nëpërmjet një statusi në rrjtet sociale Manastirliu tha se vaksinimi në komunitet filloi sot nga Paskuqani, në periferi të Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga #Covid19.

Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t?i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit“, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID./ CNA.al

Lajmet e fundit nga