Connect with Us

“Këto janë gjyqe politiko- partiake”/ Ish-ministri socialist rendit faktet, “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Politikë

“Këto janë gjyqe politiko- partiake”/ Ish-ministri socialist rendit faktet, “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish.ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama, me kryebashkiakët, të cilët i paralajmëroi “që të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë.”

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se vetëm diktatoret bëjnë mbledhje propaganduese ku caktojne kujt dhe kur do i pritet koka.

Gjithashtu Malaj, rendit edhe disa fakte, që sipas tij tregojnë se si zhvaten taksat e qytetarëve shqiptarë dhe se pse ajo çfarë po bën Rama nuk është qeverisje, por vetëm propagandë.

Miremengjesi, vetem diktatoret bejne mbledhje propaganduese ku caktojne kujt dhe kur do i pritet koka.

Administratat militante nepotike, te korruptuara dhe te kapura jane fytyra e vertete, e drejtperdrejte dhe e perditshme e (neo) diktaturave qe nuk ngopen me pushtet absolut ekonomik e politike.

Shikoni postet e rendesishme dhe vendet e puneve abuzivisht fitim prurese te patronazhisteve.

70 milion euro vazhdojne paguajne taksapaguesit shqiptare per pushimet nga puna, per te punesuar nepotiket dhe te korruptuarit.

Ne Ministri te Rendit Publik ka nje strukture te paguar nga taksapaguesit shqiptar qe ka detyrim ligjore qe cdo dite, jo me fushata, jo me urdhera preferenciale per te denuar apo per te mos denuar, duhet qe me integritet dhe profesionalizem te parandaloi, te evidentoi me prova ligjore dhe te denojë korruptuarit ne polici.

Pse duhet urdher “suprem” qe brenda 100 diteve ti gjeni ku jane?

LEXO EDHE:  Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Kjo eshte propagandë jo qeverisje.”-shkruan Malaj.

Më tej, ish-ministri thekson se “Ministria e Finances, cdo ministri, bashki, institucion buxhetore apo kompani publik e ka te detyruar me ligj ngritjen e struktures se auditimit te brendshem e cila duhet te parandalojë, identifikojë dhe denojë me prova ligjore cdo individ nga punonjesi i thjeshte deri tek kryeministri – kur ka abuzim dhe shperdorim me drejtimin ne pergjithesi dhe me fondet buxhetore te financuara nga taksapaguesit shqiptare por edhe nga donatoret bilateral dhe multilate.”

Sipas Malajt, kuadri ligjor per audituesit dhe licensing i auditueseve te pare ishin pjese e “Tëining program” te BE- te inicuar dhe financuar qe ne 2004.

Perse duhen gjyqe publike me bashkiaket per korrupsionin me fondet??

Bashkite ne total shpenzojne 10 deri 15 here me pak fonde se qeveria.

Pra keto jane gjyqe politiko- partiake dhe jo per qeverisje vendore dhe kombetare efektive, te pergjegjshme, llogaridhenese, me transparence maksimale per te luftuar arrogancen, babezine,nepotizmin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit qe po varferone shqiptaret, po pasurojne oligarket dhe po rrenojne e rrezikojne demokracine

Fundjave te mbare!!”-përfundon postimin e tij Arben Malaj./CNA.al

Kryebashkiakët e korruptuar/ Rama, gati për t’i dorëzuar në SPAK

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

LEXO EDHE:  Foto-Grabitja në Rinas/ Berisha “masakron” Ramën dhe Lleshajn



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  “Ngatërron marrëdhëniet diplomatike me miqësinë”/ Arta Dade ironizon Ramën

LEXO EDHE:  Foto-Grabitja në Rinas/ Berisha “masakron” Ramën dhe Lleshajn

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Edi Rama si spektatori dhe aktori i vetëm i Teatrit !



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE