Connect with Us

Avari në rrjet/ Dhjetra zona në Berat mbeten pa energji elektrike

Sociale

Avari në rrjet/ Dhjetra zona në Berat mbeten pa energji elektrike

Publikuar

-

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për shkak të një avarie në rrjetet, disa zona në Berat kanë mbetur pa energji elektrike ditën e sotme.

Shkak është bërë një defekt në linjën e OST Jagodinë-Goriçan.

Pa energji elektrike kanë mbetur ish komuna Allkaj: Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkez, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Poshnje, Goriçan, Çiflik, Kuçovë.

Grupet e avarisë jane në terren dhe po punojnë Për eliminimin e avarisë sa me shpejt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Fatmir Mediu pritet të hetohet nga SPAK/ Vjen reagimi i parë prej tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëroi sot, rihapjen e hetimeve për dosjen “Gërdeci”, ku është i përfshirë ish-ministrit i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, avokat Ardian Visha e konsideron këtë vendim si një akt jo kushtetues.

Sipas të njëjtit, ky vendim cënon hapur parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë, afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë: Vendimi i deklaruar në media nga  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.



 Ai (vendimi) përben një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

 Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar më kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin’ e këtij akti të paligjshëm, do të reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme“, thuhet në deklaratën e avokatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura deri në 28 gradë/ E premtja e freskët dhe me vranësira

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash priten në zonat malore.

Gjatë  pasdites vranësirat e lehta do të përfshin pjesën më të madhe të territorit, por, bregdeti do të  mbetet me mot të kthjellët edhe në orët e pasdites.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

LEXO EDHE:  Tmerrohen udhëtarët/ Autobusi i Kamzës del nga rruga

LEXO EDHE:  Disa zona të Tiranës nesër pa drita/ OSHEE publikon oraret

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme

Publikuar

-

Nga

Eksperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se punësimi informal dhe deklarimi i ulët i pagave ka dëmtuar skemën e pensioneve në Shqipëri.

“Përgjatë viteve të tranzicionin qoftë për shkak të punësimit informal, dhe fshehja e të punësuarave për të paguar kontribute si dhe për nën raportimeve pagave që bëhen në ekonomi, sigurisht kjo dëmton jo vetëm financat publike të vendit, por edhe në veçanti skemat e pensioneve në Shqipëri”, tha ai.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjysma e parave që shpërndahen për pensionistët sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor, duke dëshmuar se skemat aktuale nuk janë efektive.

“Kjo është arsyeja, që në mënyrë të vazhdueshme, përveç fondeve që sigurohen nga kontributet, pothuajse gjysmat e parave që shpërndahen për pensionistët janë nga taksat që sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor”, theksoi Xhepa.



Eksperti thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme, ndërsa këtë e lidh edhe me faktorët demografikë dhe me tkurrjen e tregut të punës.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka alokuar 15 miliardë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore për të mbuluar pagesat e pensioneve. Nëse ne vazhdojmë më këto ritme, duke marrë parasysh edhe trendet demokratike të përkeqësuar, që nënkuptojnë një ndryshim të raporteve midis kontribuuesve në sistem dhe përfituesve, pra plakja e popullsisë në vazhdimësi dhe tkurrja e tregut të punës, sigurisht që skema e pensioneve në Shqipëri do thosha është tmerrësisht e paqëndrueshme”, shtoi Xhepa.

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e kutive në Berat/ Ja kur do të nisë numërimi

LEXO EDHE:  Disa zona të Tiranës nesër pa drita/ OSHEE publikon oraret

Sipas tij, reformat që janë bërë vitet e fundit përkatësisht; rritja e moshës së pensioneve dhe shtimi i vlerës së kontributeve nuk kanë arritur dot të përmirësojnë skemën e pensioneve. Bazuar në këto tregues, z. Xhepa thotë se tani është koha të aplikohen reforma të tjera.

“Reformat që janë bërë gjatë viteve të fundit, pra zgjatja e moshës së pensionit, rritja e barrës së kontributeve nuk do të arrijnë dot ta shëndoshin skemën e pensioneve. Nevoja për të menduar për reforma të tjera është më se e nevojshme se kurrë. Me rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është punuar në mënyrë serioze”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE