Connect with Us

150 euro shpërblim nëse vaksinohesh në Greqi

Kosova & Rajoni

150 euro shpërblim nëse vaksinohesh në Greqi

Publikuar

-

Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planifikon duke nisur nga 15 korriku t’u paguajë 150 euro të rinjve që vaksinohen. Por jo të gjithë të rinjtë grekë e shohin pozitivisht këtë.

Rruga para klubit “Chelsie” në Athinë është mbushur plot. Sipas rregullit nuk duhet të qëndrosh para klubit që nga koha e pandemisë, por vetëm në ulur në stolat që janë vendosur me distancë ndaj njëri-tjetrit. Klientët e “Chelsie”, të rinj nga mosha 20-30 vjeç duket se e kanë harruar këtë.

Është verë, nxehtë, kohë për party, frika nga virusi nuk është më aq e fortë, ashtu si edhe vullneti për t’u vaksinuar. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit në Greqi ka rënë në 85.000. Prandaj qeveria në Athinë po përpiqet tani të inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjthë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh. Kjo shumë do të jepet me vaksinimin e parë dhe mund të përdoret për bileta fluturimi, udhëtime me anije, për pushime apo për koncerte. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri fjalë për një “pasaportë lirie”, nga e cila mund të përfitojnë rreth 940.000 të rinj.

“Ideja është e mirë. Kështu mund të kaloj një fundjavë në ndonjë ishull”, thotë Marialena, një 20-vjeçare që pi birrë në “Chelsie”, e pavaksinuar deri tani. Pas fjalimit të kryeministrit grek, që tha “se shteti do të shpërblejë qytetarët për sjellje të përgjegjshme”, Marialena kërkoi një orar për vaksinën.

Griechenland l Premierminister Kyriakos MitsotakisKyriakos Mitsotakis

“Paturpësi”

Kurse një çift ulur pranë Marialenas nuk është aspak dakord me kryeministrin. “Kjo është paturpësi. Ne jemi vaksinuar, sepse e menduam se ishte e drejtë. Nuk kishim nevojë për shpërblim”, thotë Kostas 24 vjeçar, të cilit iu desh të bëjë 140 kilometra rrugë nga Athina në qytetin bregdetar Nafplion për t’u vaksinuar. Kurse shoqja e tij, Krisanthi shton, se ata që nuk duan të vaksinohen nuk do ta ndryshojnë mendimin edhe nëse marrin para.

Ndërsa për Nenën në klubin aty afër “Ramon” këto 150 euro janë thjesht “ryshfet i pastër”. 25 vjeçarja është e zemëruar. “Paratë qeveria duhet t’i investojë për më shumë autobusë që të mos ngjeshemi si sardele dhe të mos infektohemi.” Nenë, i duhet të shkojë me autobus në punë e të ndërrojë dy herë linjën. Autobusët janë gjithmonë plot, thotë ajo, dhe shpesh njerëzit nuk e mbajnë maskën ose nuk e mbajnë si duhet. Ajo ka kritika edhe për qytetarët më të moshuar. “Ne patëm kujdes një vit, që të mbronim prindërit dhe gjyshërit tanë, dhe tani ku ka mundësi për t’u mbrojtur shumë prej tyre nuk vaksinohen.”

Griechenland Corona-Pandemie | Impfkampagne

Në Greqi deri në 2 korrik ishin vaksinuar vetëm 62% e banorëve të moshës 50-60 vjeç, megjithëse ka dy muaj që ata kanë mundësi të marrin një orar. Deri më 5 korrik në Greqi ishin vaksinuar plotësisht gati 4 milionë banorë, shumë më pak se pritshmëria në fillim të fushatës së vaksinimit.

LEXO EDHE:  Gjallërohet turizmi në prill/ Rriten hyrjet e shtetasve të huaj

Përparësi për të vaksinuarit

Krahas dhuratës 150 euro, qeveria ka menduar disa përparësi për ata që janë vaksinuar plotësisht dhe kufizime për ata që nuk vaksinohen. Nga 15 korriku gastronomët mund të vendosin vetë, nëse mund të lejojnë vetëm të vaksinuar në lokalin e tyre me një kufi kapaciteti deri në 85% apo të kenë “hapësira të përziera” me përdorim 50% të kapaciteteve.

Do të ketë dy mundësi diferencimi, thotë ministria përkatëse. Mes lokaleve “Covid free”, ku lejohen vetëm plotësisht të vaksinuarit dhe të shëruarit dhe atyre me “hapësira të përziera”, që mund të prenotohen edhe nga ata që nuk janë vaksinuar. Krahas gastronomisë edhe atraksionet e kohës së lirë mund të vendosin vetë për formën e mbrojtjes nga Covid-i.

Symbolbild - Griechenland Tourismus

Lina Haritou, gastronome e “Ramon”, thotë se nuk do të kontrollojë se kush është vaksinuar apo jo. Vetë ajo është vaksinuar, dhe përpiqet të bindë edhe punonjësit e tjerë që të vaksinohen, por ka mendimin, se ideja e “Covid free” ka një shije të keqe. “Nuk kemi nevojë për më shumë diskriminime”, thotë ajo. “E me sa di, nuk ka detyrim për vaksinim.” Para tre javësh ministri i Ekonomisë, Adonis Georgiadis tha në televizion, se punëdhënësit mund të pushojnë nga puna ata që refuzojnë vaksinën, por këtë e hodhi menjëherë poshtë një zëdhënëse e qeverisë.

Këtë verë Greqia ka marrë përsipër të paktën të sigurojë 50% të të ardhurave të supervitit turistik 2019, që pa kroçerat arrit shifrën e 18 miliardë eurove. Por turistët nga Angia nuk ka ardhur ende, gjermanët sapo kanë filluar të vijnë. kurse rusët vijnë me shumë hezitim. Arsyeja: të vaksinuarit në Greqi gëzojnë gati të gjitha liritë, por vaksina ruse “Sputnik V” nuk njihet. Kështu ëndrra për një verë të mirë turistike mund të mbetet vetëm ëndërr./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kush është Gentian Sala, sekretari koordinues për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Gentian Sala, ish-drejtor i Autoritetit të Mediave Audiovizive do të koordinojë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sala është vendosur në krye të Sekretariatit, një pozicion ky i dakordësuar sot mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit Albin Kurti. Ai ka qenë drejtues i AMA-s prej vitit 2014 deri në vitin 2019.

I diplomuar për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Sala ka ndjekur më pas një specializim Master për “Studime Evropiane”. Prej vitit 2004 ai mban titullin avokat, ndërsa zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Ajo që e lidh me Kosovën është fakti se gjatë luftës, në vitin 1999 ka qenë pjesë e grupit fakt-mbledhës të masakrave serbe ndaj popullsisë shqitpare. Ai në fakt ka një përvojë prej katër vitesh edhe në Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

LEXO EDHE:  Sejko flet për ndikimin e koronavirusit/ “Nëse zgjat deri në korrik goditet rëndë turizmi”

LEXO EDHE:  FOTO LAJM/ Restorantet në Shqipëri, rrjepin turistët nga Kosova



Përveç punëve publike, ai njihet edhe si kontribuues në advokimin për konsumin e mallrave të prodhuar nga kompanitë shqiptare.

Sala ka drejtuar projektin “Blej Shqip”, një organizatë jo-fitimprurëse që në periudhën 2009-2014 nxiti një fushatë ndërgjegjësimi te konsumatorët shqiptarë që të zgjidhnin më tepër konsumin e produkteve “Made in Albania” ose “Made in Kosovo”.

Vendosja në drejtim të Sekretariatit për Koordinim të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri u deklarua sot në konferencën e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Kurtit.

Ai do të ketë si detyrë kryesore koordinimin e komunikimit mes dy qeverive për të konkretizuar përpjekjet për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve. Zyrtarizimi i detyrës së tij mund të bëhet në mbledhjen e dy qeverive që do të organizohet në nëntor në Durrës./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se nga 1.442 testime të kryera gjatë 24 orëve, kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID, 23 qytetarë, ndërsa janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

LEXO EDHE:  Gjallërohet turizmi në prill/ Rriten hyrjet e shtetasve të huaj

LEXO EDHE:  Negociatat/ Kryeministri grek: Jemi pro integrimit për Shqipërinë, por ka një kusht



Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605./ CNA.al

LEXO TE PLOTE