Connect with Us

Skandali-Ben Blushi “merr peng” kryebashkiakun e Ramës/ Tender korruptiv për rrugën në Dardhë

Denoncim

Skandali-Ben Blushi “merr peng” kryebashkiakun e Ramës/ Tender korruptiv për rrugën në Dardhë

Publikuar

-

Skandali-Ben Blushi “merr peng” kryebashkiakun e Ramës/ Tender korruptiv për rrugën në Dardhë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari dixhital, i cili hedh akuza të forta në drejtim të drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës, nëpërmjet një tenderi korruptiv, i ka shtruar rrugën në Dardhë, Ben Blushit, nëpërmjet një tenderi korruptiv.

Gjithashtu, denoncuesi shkruan se Ben Blushi e mban peng kryetarin e bashkisë Sotiraq Filon, nëpërmjet një video korrupsioni me kamer të fshehtë.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e George H.W Bush/ Berisha publikon foton e rrallë, u shua dielli i lirisë

Arben Malavites i shtrojne rrugen ne Dardhe me nje tender korruptiv.

Ai mban peng Filon e bashkise me nje video!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor, Bashkia Korçë me një tender korruptiv i shtron rrugen me kalldrem Ben Blushit ne Dardhe. Flitet se Ben Blushi e mban peng kryetarin e bashkisë Sotiraq Filon me një video korrupsioni me kamer të fshehtë.”-thuhet në denoncim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Dhuna barbare ndaj gruas/ “Stop” shkund institucionet

Publikuar

-

Nga

Lidhur me rastin e gruas së dhunuar nga ish-bashkëjetuesi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë caktoi 30 Shtatorin, për shqyrtimin e çështjes.

Gjithashtu ka një reagim nga ana e Koordinatores vendore kundër dhunës në familje në Bashkinë e Tiranës, Anjeza Bojaxhiu, e cila thotë, se nëna me fëmijët do të vlerësohen për shërbime mbështetëse, këshillim falas, konsulta etj.

Anjeza Bojaxhiu, Koordinatore Bashkia Tiranë: Komunikimi i fundit me zonjën është bërë sot në datën 23 shtator 2021, ku zonja u paraqit pranë zyrave të Shërbimit Social, në Bashkinë Tiranë, ku dhe bëmë si ekip një vlerësim të thelluar të nevojave, si dhe për të monitoruar situatën aktuale, si dhe për ta informuar zonjën për të drejtat e saj dhe shërbimet e mëtejshme. Problematikat kryesore vazhdojnë të mbeten siguria e zonjës, por edhe e dy fëmijëve të saj, gjendja e rënduar emocionale e zonjës dhe e fëmijës së madh, transferimi i gjendjes civile nga Devolli në Tiranë dhe regjistrimi i fëmijës së vogël në kopësht dhe mungesa e punësimit, sepse zonja nuk është e punësuar, por e interesuar për punësim. Në vijimësi të trajtimit dhe menaxhimit të rastit, mbetet sigurisht prioriteti më i madh i joni po si ekip, në bashkëpunim edhe me strukturat përgjegjëse mbetet vazhdimësia e monitorimit të urdhrit të mbrojtjes deri në përfundim të tij, në bashkëpunim me komisariatin e policisë numër 3. Këshillimi psikologjik i zonjës, por edhe i djalit të madh dhe është referuar në shërbimet përkatëse për ditën e sotme. Gjithashtu , regjistrimi i djalit të vogël në kopsht dhe punësimi i zonjës dhe për këtë ajo ka bërë dhe një intervistë sot dhe është regjistruar pranë Drejtorisë së Punësimit në Bashkinë Tiranë.



LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

LEXO EDHE:  Shënim/ PD po digjet, Luli po krihet

Edhe Avokati i Popullit me iniciativë ka ofruar mbrojtje ligjore dhe strehim për zonjën. Vilma Shurdha, Komisionere e Seksionit të Përgjithshëm tek Avokati i Popullit, shprehet, se është marrë kontakt me zonjën dhe nisën hetimet ligjore, se si janë ndjekur procedurat.  Zonjës i është ofruar konsulencë ligjore falas si dhe iu propozua akomodim.

“Institucioni i Avokatit të Popullit nisur dhe nga rasti mori dijeni për rastin e dhunës. Ne kemi filluar, pas marrjes së miratimit, pasi kontaktuam dhe me të filluam, hetimin e thelluar administrativ. Jemi njohur me rrethanat e ngjarjes dhe kemi filluar punën për të përcjellë në mënyrë zyrtare, duke kërkuar dokumentacionin për rastin konkret. E kemi informuar për mundësitë që ajo ka dhe mënyrën si duhet të orientohet tek institucionet shtetërore. Vijojmë të mbetemi në kontakt me zonjën për dinamikat potenciale që mund të krijohen në lidhje me këtë rast.

Do të doja ta shfrytëzoja këtë hapësirë për t’i kërkuar grave dhe vajzave që të denoncojnë në çdo stad dhunën me të cilën ballafaqohen pa pritur që mund të përshkallëzohet me lëndime fizike apo fatalitete”, tha ajo./tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Ti në dhe, unë në burg”/ Gruaja e dhunuar rrëfen kërcënimet nga ish-partnerit pas denoncimit

Publikuar

-

Nga

Historia që solli dy ditë më parë emisioni “Stop” ishte ajo e një zonje e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj.

“Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç. Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste”, tha gruaja.

Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli. Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi ish-partneri i saj nuk kishte punë dhe para.

Një nga herët dhuna u bë e tillë, saqë zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim. Megjithatë pas pak orësh, Ervin Hysolli u l i lirë.

“Mendoj se edhe unë do përfundoj në një kanal si të gjitha femrat që përfundojnë. Në atë çfarë kam përjetuar unë, besoj se ai person është i aftë që të më vrasë. Nuk dua që të përfundoj me disa plumba në trupin tim sepse kam dy fëmijë”, tregoi mes lotësh gruaja.



Pas transmetimit tonë zonja thotë, se e ka marrë në telefon Shërbimi Social, për t’i ofruar ndihmë.

“Ndihem e frikësuar pas transmetimit të emisionit jam larguar në qytetin ku unë jetoja në Bilisht. Kam ardhur në Tiranë. Nga Pogradeci, kam shkuar në Korçë, nga Korça në Bilisht dhe nga Bilishti kam ndërruar qytetet nga frika që kisha sepse më ka kërcënuar “fëmijën nuk e gëzon as ti, as unë. Ti në dhé, unë në burg”. Siguria ime nuk i dihet, sot jam, nesër mund të mos jem. Edhe nëse shteti nuk më ndihmon, ju më ndihmuat, të paktën e di që nuk jam e vetme. Dua t’ju falenderon nga zemra që përcollët zërin tim. Uroj që të gjitha femrat të gjejnë fuqinë dhe të mos presin për një kohë të gjatë siç kam pritur unë për të dalë në pah që jemi të dhunuara. Më dhatë një forcë që unë të luftoj për fëmijët e mi dhe të mos kem turp për atë çfarë më ka ndodhur”, ka treguar së fundmi gruaja e dhunuar.

LEXO EDHE:  Ironi me Berishën dhe lapsin e Shkullakut

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

Avokatja Margarita Kola shpjegon gabimet në procedurat e ndjekura nga prokuroria.

“Ajo që shikoj anormale me këtë proces është që prokuroria i kishte të gjitha provat e mjaftueshme që menjëherë të dilte në një konkluzion për dënimin penal të personit për shkak të ushtrimit të dhunës në familje sepse  nga videot dilte qartë që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe në prezencë të fëmijës dhe fëmija gjithashtu i dhunuar psikologjikisht dhe emocionalisht. E dyta kishte një moment në lidhje me raportin e përcaktuar nga eksperti mjeko-ligjor ku thoshte që nuk ka dëmtime trupore, ku në foto dhe video del qartë që goditet. Ajo që shikoj si problem shumë të madh është fakti që për një njeri kaq të dhunuar, nuk jepet masë sigurie. Nuk ke bërë gjë tjetër që ai kazani që zien të vazhdojë të ziejë dhe në çdo moment është si ai kazani që plas”, tha Kola./tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“S’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjepi…”/ Merr leje për HEC, por italiani e përzë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni “Stop” tregon sot se mosfunksionimi i institucioneve shtetërore është bërë shkak për falimentimin e një biznesi në fushën hidrike. Rasti në fjalë ka të bëjë me një leje ndërtimi për një HEC në fshatin Fshat të Kukësit, dhënë nga MIE.

Por në territorin e kësaj leje një firmë tjetër me pronar italian, që operon në të njëjtën fushë ka ndërtuar pa leje, duke u bërë pengesë për zbatimin e projektit të miratuar nga institucionet.

“Administrator është një italian, por ka përfaqësues të tjerë në Shqipëri. I kam vënë në dijeni të gjitha organet kompetente si Bashkinë Kukës, policinë, ministrinë, IKMT dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Për një ndërtim pa leje i kanë marrë fëmijët, i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë prishur. Kur unë një ndërtim e kam me leje të firmosur nga kryeministri i Shqipërisë, nga ministrat, nga organet e tjera kompetente, unë nuk kam asnjë mbështetje nga shteti”, tha denoncuesi Bashkim Gjoka.

Ndërtimi pa leje nuk prishet edhe pse ka ankesa zyrtare për këtë. Italiani ka punësuar një kompani private sigurimi, që i ndalon punonjësve të firmës së rregullt të kalojnë për të shkuar në HEC-in me leje.

“Kam pasur përplasje atje dhe policia më është shprehur me thonë që e ka zënë përpara ky personi. Thashë unë jam me certifikatë pronësie, me leje, me të gjitha. Jo, por është italian ky personi. Çfarë do të thotë kjo? Një italian mund të ndërtojë pa leje dhe një shqiptar me certifikata nuk ndërton? Është e haitshme komplet. Më kanë shoqëruar punëtorët, m’i kanë çuar në polici”, tha denoncuesi.

Ky konflikt ka 3 vjet, që vazhdon dhe Policia e Kukësit nuk bën asgjë, megjithëse ka qenë 10 herë në fshat për këtë problem.

Roja 2: Mos e kalo këtë!

Topografi: Ore dakord, hajde një sekondë, që mos ta kaloj! Flasim, të pyes për diçka!

Roja 2: Kush je ti?

Topografi: Topograf jam, dua të mas diçka këtu poshtë!

Roja 2: Çfarë me mat ti, s’ka, duhet me ardhur me një shkresë, me nji dokument nga…

Topografi: Nga duhet ta marr dokumentin?

Roja 2: Duhet ta marrësh prej Lapajve, prej firmës atje poshtë, përndryshe s’e merr.

Topografi: Po në dokumente e shoh, që e ka ky, prandaj po të pyes edhe e marr nga ky atë.

Roja 2: A ky më paguan mua, ti, a kush?

Topografi: Unë nuk e di, kush të paguan ty, po…

Roja 2: Zotëri, që këtej e ruaj unë këtë vend, ti guxo e hyn..!

Roja 2: O shoku!

Topografi: Po!

Roja 2: Nga je ti?

Topografi: Tirana!

Roja 2: Po çar, a ty duhet me të dhënë llogari?!

Topografi: Po pse mos të më japësh? Dua të bëj matjet!

Roja 2: Po shko o pirdhu me gjithë matjet, rrotë!

Roja 3: Nuk vjen dot me hy, me bo matjet ti qishtu, se të teket ty qishtu, civil or ti, shko merr ato të tjerat e hajde hyn. Kush je ti, që dashke me hy qishtu, or ti?

Topografi: Ore zotëri, përfaqësoj këtë unë.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e George H.W Bush/ Berisha publikon foton e rrallë, u shua dielli i lirisë

LEXO EDHE:  Pjerin Ndreu sfidon publikisht Sali Berishën/ Jap dorëheqjen nëse…

Roja 3: Po jooo ore, ik andej!

Roja 2: Ec o shoku, s’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjepi!



Bashkim Gjoka: S’kam pse dal nga prona ime.

Polici: Po s’e njof unë atë.

Bashkim Gjoka: Si s’e njef ti me pronën time, s’e njef pronën time?

Polici: Unë e njof si dokument.

Bashkim Gjoka: Ja prona ime, kjo është leje e ndërtimit.

Polici: Unë e njoh si dokument, po unë nuk e di, ku është zona kadastrale 1614.

Bashkim Gjoka: Po si ia din atij ti zotëri?

Polici: S’më intereson, kush me ia dit.

(Debate me policin)

Shefi i Krimeve: Kemi telefonatë, që keni probleme. Të dy palët në komisariat! Hajd’ dokumentat, me mu në komisariat!

Bashkim Gjoka: Si të vij në komisariat unë me pronën time? Pse s’merr në komisariat atë, që s’e ka pronën e vet?

Shefi i Krimeve: Edhe atë do të vijnë, edhe ata do të vijnë në komisariat.

Bashkim Gjoka: Po unë kam ngel mbi 7 herë, kam ardhë në komisariat tu kërku pronën time. Unë kam paraqit një leje, unë kam certifikatë pronësie, kam një leje ndërtimi të firmosur nga kryeministri, që kam afat kohor tashi vi janë forcat nuk të lënë, me hy brenda.

Inspektori i policisë pranon, se italiani është në shkelje, por ai nuk ka fuqi të veprojë.

Shefi i krimeve: Tash o Ilir, i kemi mësuar përmendësh këtë pjesë, ta kemi shpjeguar edhe ty, që nuk jemi ne organ kompetent, që të themi kjo truall është e jotja dhe kjo tokë është e imja. Nuk merret policia me porta, o burrë i dheut.

Ilir Gjoka: Po pse, mo burrë?

Shefi i krimeve: Po jo mo miku im, se nuk jam inxhinier.

Topografi: Po mirë, IKMT-ja s’të ka sjellë ty përshëmbull, se unë pashë një letër aty, që ka vendim prishjeje, që i drejtohet IKMT-së, në shkurt më duket.

Shefi i krimeve: Po në mars fare, në 23.6

Topografi: Nuk të ka ardhur ty?

Shefi i krimeve: Jo pra, atë i kemi kërkuar, i kemi drejtuar 20 herë shkresë IKMT-së, ajo IKMT na sjell të gjithë kshu.

Topografi: Se është institucion shtetëror, që e ka dhënë institucion shtetëror që e zbaton, se kush e mbron ktë? Shteti e mbron. Ia ka dhënë shteti, shteti ka instancat e veta, që e mbron nga policia e me radhë.

Shefi i krimeve: I kemi bërë kërkesë IKMT-së, të gjitha, a keni nxjerrë ndonjë vendim për prishje?

Topografi: Është vendimi për prishje.

Shefi i krimeve: Po pra, pse s’e zbatojnë?

Topografi: Ka ardhur këtu mo, po erdhi dhe dje tjetra.

Ilir Gjoka: Ka ardhur tjetër vendim prishjeje.

Shefi i krimeve: Ore ne po nxitoshim, si e si këtë konflikt, një sekondë e më përpara, më ngelën policët atje mo vëlla, ne s’po ndjekim hashashin, që ka filluar rrugëve tani, po ngelëm duke u marrë me të dhe kur më vjen telefonatë, që janë duke.., ngelëm më këta mo burrë, ngelëm me këta gjithë natën. Parashikova shërbimet, ngelëm me këta mo burrë. Pse? Se nuk japin zgjidhje institucionet./tvklan.al

LEXO TE PLOTE