Connect with Us

REPORTAZH-Hotel Akademia, magjia e Voskopojës/ Nga gatimet tradicionale tek ato moderne, në mes të gjelbërimit

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Hotel Akademia, magjia e Voskopojës/ Nga gatimet tradicionale tek ato moderne, në mes të gjelbërimit

Publikuar

-

Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të lini pa vizituar fshatin e bukur të Voskopojës.

Një fshat me vlera kulturore dhe natyrore, me një freski në ditët e nxehta të verës, e me ajrin e pastër që të kënaq shpirtin e të sjell qetësi.

Ne do t’u tregojmë se ku mund të qëndroni gjatë fundjavës në këtë fshat që shumë vizitorë e zgjedhin për bukurinë e larmishme që ofron.

Hotel “Akademia” është i vetmi larg qendrës dhe krejtësisht në ajër të pastër mes pishave e bredhave të fshatit, me gjelbërimin që e rrethon dhe oborrin e gjerë ku mund të organizohen edhe festa të ndryshme.

Sapo e shohim për herë të parë, na krijohet një ndjesi e veçantë, me lulet shumëngjyrëshe në çdo cep, e me tavolinat e vendosura në natyrë, qoftë edhe për të konsumuar një kafe.

Muzika në sfond, organizimet live me këngëtarë të ndryshëm si edhe shërbimi i stafit, është një mikpritje e ngrohtë, ndryshe nga hotelet e tjera që jemi mësuar të shohim në përditshmëri.

Aty na priti pronari i hotelit, Agron Liço, i cili na shoqëroi për disa orë duke na treguar se si mund të kalojmë disa orë apo ditë të këndshme jo vetëm në fshat por edhe në hotel Akademia.

Në Voskopojë i gjen të gjitha, që nga natyra e qetë, freskia në ditët e verës, pamjen e mrekullueshme të kishave shumëvjeçare, e sigurisht restorantet dhe gatimin tradicional që shumë e kërkojnë.

Më kryesorja, gjatë periudhës së pandemisë, ajo që ka patur për qejf ajo lloj sëmundje është oksigjeni, e ai këtu gjendet me shumicë. Kuptohet që të gjitha gjenden në Voskopojën e famshme, që i është rikthyer zhvillimi i dikurshëm, e që po preferohet çdo ditë e më shumë nga vizitorët” – thotë Liço.

Por çfarë ka të veçantë hotel Akademia për sa i përket arkitekturës së tij?

Që prej ditës së parë që vendosa të ndërtoja hotelin, mendova stilin tradicional, një stil që nuk i ikën koha dhe që gjithmonë do të pëlqehet nga të gjithë.

Voskopoja është vetë fshat i traditës, e këtë s’mund ta ndryshoja për asnjë moment në arredimin e hotelit. E ndërtuam të gjithin me gur, me dritare druri që të përcjellin ndjesinë e të qëndruarit si në shtëpi.

Kushtet dhe akomodimi janë shumë të mira në Voskopojë, por si risi unë kam sjellë edhe një shtëpi druri mbi një pemë. E kjo mbetet më e preferuara e vizitorëve, shqiptarë e të huaj që e zgjedhin fshatin për tradicionalitetin e tij”, – shprehet Liço.

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Nga Kulla e Ngujimit tek Ujvara e Grunasit/ Thethi, mrekullia e Alpeve shqiptare

Voskopojën kryesisht krahas natyrës dhe qetësisë, e zgjedhin për gatimet tradicionale, ashtu si në çdo vend tjetër në juglindje.

Gjatë bisedës me Agronin ai na tregon një histori të vetëm disa ditëve më parë me një nga vizitorët e hotelit.

Disa ditë më parë kisha prenotuar një dhomë për një emigrant që prej vitesh jeton në Itali dhe që e zgjodhi Voskopojën për të pushuar.  Në mëngjes, iu afrova për ta pyetur për preferencat ushqimore dhe mendova se do të kërkonte lakror apo petulla që janë të dëgjuara për ne.

Por, në vend të tyre kërkoi “trahana të thartë”, një ushqim tradicional që do shumë pak minuta të përgatitet. E pyeta pse pikërisht këtë ushqim? Dhë më tha diçka që do e mbaj mend gjatë : “Ky ushqim që përgatitet shumë lehtë, nuk ka kosto, dhe mund të konsiderohet si ushqim i të varfërve, në të ardhmen do të jetë më i kërkuari nga të gjithë dhe do të zerë vendin kryesor në listën e ushqimeve në tavolinat e çdo restoranti”,  –tregon më tej Liço.

Ndonëse të gjithë lexuesve mund t’iu shkojë mendja vetëm tek lakrori me dy petë në saç sapo mendojnë Korçën, në restorantin e Hotel Akademia shohim një ndërthurje ushqimesh, tradicionalen me “modernen”.

Kryesisht njerëzit që e vizitojnë hotelin, duan ushqime bio, ashtu si i ofrojmë ne, duke filluar nga mjalti, bulmeti, zahiretë e dimrit etj. Ne përqëndrohemi kryesisht në gatimet tradicionale të zonës tonë, duke marrë nga rrethinat e Korçës dhe duke i ndërthurrur me menu jo tradicionale.

 Të gjithë përmendin lakrorin, por ne shkojmë drejt fërgesave, gatimeve të shijshme të shpendëve si “pula e imët”, e cila është futur tani shpejt në menu, duke marrë parasysh që është pjesë e traditës si një gatim “alla gjahtarçe”, – shprehet Liço.

Duket se pandemia edhe për Voskopojën ka ndikuar së tepërmi në vizitorët, numri i të cilëve ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet më parë.

Kjo rënie e numrit, si edhe përpjekjet për ti risjellë në fshat nuk varet plotësisht nga pronarët e restoranteve, pasi ka qenë një pranverë e lagësht dhe koha nuk i ka favorizuar.

Megjithatë ai mbetet optimist në shtimin e numrit të turistëve, dhe i fton të gjithë të zgjedhin Voskopojën pasi kalohet më bukur këtu së kudo tjetër në Shqipëri.

Për të mos harruar edhe çmimet, në këtë hotel dhomat variojnë nga 3000 lek deri në 6000 lek (të reja)./CNA.al

Kontakt : 0692095922/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Shkodër/ Xhamia e Plumbit ndër 50 më të bukurat në botë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë.

Ajo renditet në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris.

Xhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit ose Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës. Kjo xhami është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës dhe xhamia më e madhe dhe më e bukura e Shqipërisë deri në gjysmën e parë të shekullit XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtohen xhami të dimensioneve të mëdha. Xhamia ka qenë e veshur me plumb dhe nga kjo u quajt “Xhamia e Plumbit”, e me këtë emër njihet edhe sot.

Xhamia është e vendosur në pjesën e jashtme të ish pazarit të Shkodrës, rrëzë kalasë Rozafat, në një livadh në rrafshinën e lumenjve Kir e Drin. Për nga forma e ndërtimit është frymëzuar nga xhamitë e sulltanëve të Stambollit. Kjo xhami është e vetmja në Shqipëri për nga lloji, që fillon me një oborr me kolona të gjëra, para se të hysh në sallën e faljes. Ndërtimi i kësaj xhamie, në këtë formë, ka të bëjë me atë që pashallëku i Shkodrës është në gjendje që edhe në ndërtimin e objekteve të kultit të thyejë të drejtën perandorake për të pasur një element të tillë, vetëm ata.

Salla e faljes paraqitet si një bllok i ulët, kapërcyer nga një tambur oktogonal shumë i lartë, në majë të të cilit qëndron kubeja, gjysmë rrethore. Interieri shfaqet si një dhomë e gjatë dhe e gjerë, pavarësisht se përmasat janë jo dhe aq të mëdha. Vizualisht kjo dhomë është zgjeruar nga një lloj thellësie, në të cilën është vendosur Mihrabi. Në majë të Mihrabit ka tre kube, ndërsa në të djathtë ka dy kube. Xhamia është ndërtuar me gurë të shkëlqyer në të kaltër e të bardhë, që janë shumë rezistent ndaj veprimeve erozive.



Nga dëmtimet e ndryshme që pati kjo xhami, qoftë nga mbulesa, ashtu edhe përbrenda, si dhe nga vërshimet e herëpashershme të lumit Kir, për disa kohë mbeti e papërdorshme, ndërsa në vitin 1978, periudhë që në Shqipëri ishin shkatërruar ndërtesat e bukura dhe të vjetra që tregonin kulturën e shqiptarit, shërbimet e monumenteve të kulturës, u kujtuan t’i vinin një mbulesë me çimento për ta shpëtuar këtë thesar jo si objekt kulti, por si objekt ndërtimor. Me ndërtimin e kësaj xhamie të madhe të Shkodrës, shohim se në Shqipëri po shfaqej një arkitekturë me stil të zhdërvjellët e me shije, që nuk munguan në shekullin XVIII. Ky stil haset edhe në ndërtimin e xhamive të tjera në Bullgari, Anatolinë qendrore, etj.

Në këtë xhami gjendet një shkrim që na jep një informacion historik, ku shkruhet: Madhëria i veprave bamirëse dhe bujare, Mehmet Pasha e ndërtoi këtë xhami madhështore në vitin 1773 Administratori i kësaj xhamie, Haxhi Mahmut Berberi, data e rinovimit 1863. Riparimi i saj është bërë para vitit 1865, periudhë kur në Shkodër ndodhi përmbytja e madhe që shkatërroi një pjesë të mirë të Shkodrës së vjetër. Mbas këtij, kujdestarinë e kësaj xhamie e mori familja e njohur shkodrane e Myftijve të Tabakëve, në fillim nga Hafiz Isuf Tabaku dhe vazhdoi brez pas brezi deri në ditët e sotme. Brezi i ri i këtij trungu amanetin e të parëve e ka mbajtur edhe kur xhamia është lënë pas dore nga pushteti i kuq. Ndërsa po ndërtohej xhamia, vetë Mehmet Pasha mori pjesë në punimet; ky gjest shpjegohet me përkushtimin e tij fetar dhe me qëllimin për ti treguar popullit se puna është e madhërishme, aq më tepër në vepra publike. Në lidhje me pjesëmarrjen e Mehmet Pashës në këto punime ka një anekdotë: Një fshatar donte t’i paraqiste një ankesë personale Pashës; mori vesh se ndodhej mes punëtorëve, mpor nuk e dallonte, sepse ai ishte i veshur thjeshtë. Rastisi që vetë personi ta pyeste vetë (vetë Pashën) se ku gjendej Pasha dhe mori përgjigje që të priste pak. Pas përfundimit të punës, Pasha u vesh zyrtarisht dhe i doli para hallexhiut që mbeti i prekur nga thjeshtësia e tij.

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Lanë Greqinë për Shqipërinë/ Në fermën e vëllezërve Ndoj, në Vaun e Dejës

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Shkodër/ Xhamia e Plumbit ndër 50 më të bukurat në botë

Xhamia e Plumbit është bërë e njohur edhe për faktin se më 16 nëntor të vitit 1990 mbi 50 mijë besimtarë të të gjitha besimeve morën pjesë në rikthimin e fesë islame atë ditë të premte të 31 viteve më parë në faljen e kremtuar nga i ndjeri Hafiz Sabri Koçi duke mposhtur frikën dhe duke thyer kështu regjimin e egër monist që ndaloi besimin tek qytetarët e tij. Shumë familje me traditë shkodrane por edhe individë të ndryshëm i bënë ballë të gjitha presioneve të regjimit monist dhe arritën që të mbajnë të fshehtë hoxhën e nderuar Hafiz Sabri Koçi si dhe të organizojnë ceremoninë e faljes të premten e 16 nëntorit 1990 me pjesëmarrjen e mbi 50 mijë besimtarëve. Pa dallim feje, edhe shumë të krishterë dhanë ndihmesën e tyre për vëllezërit myslimanë duke kontribuar në rihapjen e xhamisë së plumbit dhe rikthimin të lirisë së besimit që i dha udhë më pas edhe lirisë dhe demokracisë për të gjithë popullin shqiptar.

Kështu 16  nëntori në xhaminë e Plumbi është një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri por në veçanti për familjen Myftia e cila banon në një kodër përballë xhamisë, rrëzë kalasë Rozafa. Komuniteti Mysliman dhe Myftinia Shkodër e kanë  nderuar  këtë shtëpi e  cila cilësohet si monument kulture me pllakatën e mirënjohjes si vendi kyç  për rihapjen e xhamisë së Plumbit. Familja Myftia, pesë djemtë dhe babai i tyre, 31 vite më parë mbajtën në shtëpinë e tyre të fshehur hoxhën Hafiz Sabri Koçi po ashtu aty u bë organizimi kryesor për rihapjen e xhamisë së Plumbit ndërsa në atë familje qëndruan edhe organizatorë të tjerë deri në mëngjesin e 16 nëntorit 1990 kur në publik i shoqëruar nga djem të rinj doli hoxha Hafiz Sabri Koçi duke kremtuar faljen e asaj dite.

Kishte ardhur koha për të kapërcyer ateizmin e gjatë në kohën e komunizmit dhe xhamia e Plumbit mikëpriti 50 mijë besimtarë, ngjarje e cila mori jehonë edhe në mediat ndërkombëtare ndërsa ka shënjuar edhe një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë xhamia e Plumbit përveç vlerave si monument kulture ka edhe një vlerë teje të rëndësishme të shtuar për historinë e vendit, si pikënisja e rikthimit të besim islam në Shqipëri duke i dhënë udhë pastaj të gjitha zhvillimeve të mëvonshme politike që sollën pluralizmin në Shqipëri dhe rënien e regjimit të diktatorit Enver Hoxha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Magjia e Alpeve Shqiptare/ Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Thethi padyshim ka qenë kryefjalë e turizmit gjatë viteve të fundit, e veçanërisht në këtë sezon.

Rreth 70 km larg Shkodrës, i cilësuar si një magji turistike dhe një fshat që duket sikur ka dalë nga përrallat po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Magjia nis që me rrugën e cila ka mbetur vetëm pak kilometër pa përfunduar. Ballkoni i Qafë Thorës është ndalesa e parë e turistëve për t’u fotografuar

Ndër turistët e huaj që kanë ardhur këtë periudhë në Theth janë francezë, çekë, polakë, ndërsa të shumtë janë edhe qytetarët nga Kosova, të cilët gjithnjë e më shumë përveç detit preferojnë edhe Alpet.

Ndër pikat më të vizituara nga turistët janë Shtegu Theth- Valbonë, Theth –Pejë, Ujëvara,  Kanioni, Syri i Kaltër, Shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna Specialistët e administratës së zonave të mbrojtura kanë vetëm një merak,mbipopullimin dhe keq shfrytëzimin e pronarëve të bujtinave, ku në jo pak rastë ka patur edhe abuzime me çmimet.

Thethi vijon të jetë në top listën e preferuar. Rruga është një faktor pozitiv, por shpresojmë shumë që të mos kthehet në precedent për të ndërtuar pa leje, apo për të abuzuar me cmimet nga ana e pronarëve të bujtinave. Kemi patur disa ankesa, ndaj apelojme drejt bizneseve atje që të jenë në vijë te drejtë cmimi me atë çfarë ofrohet si shërbime”, thotë Age Martini, specialist e ADZM-së.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Ai rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.



Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.Ujvara e Grunasit është një tjetër destinacion i preferuar.

Rruga drejt Ujvarës së Grunasit mban një orë më këmbë nga qendra e Thethit. Veshja e malit është e domosdoshme. Pavarësisht se ky që po bëjmë ne është një hiking i nivelit fillestar, shtigjet mes maleve nuk përshkohen me çdo lloj atletesh a këpucësh.

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Shkodër/ Xhamia e Plumbit ndër 50 më të bukurat në botë

LEXO EDHE:  REPORTAZH-Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë/ Thesari ku gjenden mijëra vepra të çmuara

I gjithë udhëtimi shoqërohet nga gurgullima e ujit, fëshfërima e gjetheve dhe aroma e freskët e gjithçkaje që të rrethon. Befas të shfaqet madhështore ujëvara e Grunasit në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit, e lartë rreth 30 metra. Pamja është mahnitëse.

Në vitin 2002, Ujëvara e Grunasit është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më tërheqëse për turistët e huaj dhe vendës. Karakteristikë e ujëvarës është se uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore.

Shtegu për tek syri i kaltër ka patur numrin më të lartë të vizitorëve. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kaprre të poshtme, afersisht 7 km larg nga qendra e luginës së Thethit.

Për të arritur në këtë destinacion mund ta llogarisesh krejtësisht me ecje në këmbë (3.5 ore vajtje) ose të kombinuar me një transfertë dhe ecje në këmb, 20 min transferte dhe 40 min ecje e moderuar. 5 km e para nga Thethi në Nderlysa janë rrugë makine rurale që gjarpëron bri lumit të Shalës.

Nga Nderlysa tek Syri i Kaltër në Kaprren e poshtme jane 40 min ecje ndër të cilat vetem gjysma e pare është më e veshtire në ngjitje nderkohë që pjesë e dyte është mes pyllit të ahut për të t’u shfaqur surprizues syri i kaltër.

Shtegu është i shënuar me shenja edhe pse ato janë amortizuar por shtegu i ecjes nga Nderlysa është aq i shkelur e i qartë sa nuk ke mundësi të humbesh. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë.

Aty ndeshesh me dhjetra turistë rë cilët te gjithë këtë rrugë e bëjnë për të shijuar pamjën magjepsëse që ofron syri.Uji është i ftohtë, por sërish disa prej tyre e sfidojnë atë duke u larë, apo hedhur nga lartësitë.

Në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë vizitorë të huaj dhe vendas vijnë në Theth në çdo stinë. Në vitet që lamë pas në Thethi është vizituar nga të paktën 500 mijë turistë në vit. Thethi është aty për të pritur turistë në të 4 stinët e vitit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Festivali i Komedisë në Korçë/ Koko-Fest evenimenti, që dhuron të qeshura

Publikuar

-

Nga

KOKO Fest po organizohet për herë të 8 në qytetin juglindor.

Një eveniment mjaft i rëndësishëm, që bën bashkë një sërë aktorësh e personazhesh të artit që do të performojnë për publikun në disa shfaqje radhazi për disa ditë.

Shfaqja “Vdis duke qeshur” nga autori Paul Eliot dhe me rregji të Ilir Bokshit ka startuar edicionin e radhës në Korçë.
Një komendi mjaft interesante që ka bërë bashkë aktorët e njohur shqiptarë si Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, si edhe dy aktorë të rinj Paola Kodra dhe Silvio Goskova.

Me një interpretim mbresëlënës, kjo komedi shkaktoi të qeshura pa fund për publikun në sallën e teatrit Andon Zako Çajupi.
Mesazhe jete, në një situatë të vështirë pandemie, duke u dhënë shpresë njerëzve për të ecur para e për të realizuar të gjitha dëshirat dhe ëndrrat.
Në fjalën e tij, regjisori Ilir Bokshi shprehet mjaft i kënaqur nga reagimi i publikut, duke thënë se kjo komedi lidhet me situatën aktuale në të cilën pandemia ka ndikuar ndjeshëm tek të gjithë.

“Nuk është hera e parë që jam pjesë e Koko Fest, po ashtu edhe në qytetin e Korçës. Ndjehem shumë mirë kur rikthehem këtu. Kemi ardhur me shumë shfaqje edhe në qytete të tjera dhe jam shumë i nderuar që jam pjesë e këtij festivali.
Duhet vetëm të qeshim dhe të vazhdojmë jetën të lumtur, sepse është një kohë që për shkak të pandemisë po na ikin njerëz”, – shprehet Bokshi.

Drejtoresha e teatrit Andon Zako Çajupi, aktorja Zamira Kita, ka treguar se ky edicion i Koko fest do të jetë ndër edicionet më të veçantë që janë organizuar gjatë këtyre viteve.

Sipas saj, Koko Fest i ka munguar publikut korçar, ndërsa ka theksuar mesazhin e të qëndruarit afër njerëzve në një situatë pandemie.

“Koko Fest është një eveniment teatror, për publikun e Korçës dhe për shumë të tjerë që do të marrin pjesë në të shtata shfaqjet që do vihen në skenë.

Besoj që e kemi filluar këtë edicion me sukses, dhe emocioni ishte shumë i madh nga duartrokitjet e publikut.
Nesër do të kemi teatrin e Ferizajt, më pas Teatri i Vlorës, ai i Tiranës, Durrësit dhe mbyllja do të jetë nga ai i Metropolit që ka qenë fitues i disa çmimeve vitin e shkuar.



LEXO EDHE:  Foto/ Përfundojnë punimet në segmentin Korçë-Voskop

LEXO EDHE:  Foto/ Përfundojnë punimet në segmentin Korçë-Voskop

Jemi munduar të marrim masa distancimi për të parandaluar përhapjen e Covid, duke lënë vende bosh në sallë, si edhe me publikun që u kemi kërkuar të mbajnë maska.
Aktorët janë ndjerë të emocionuar, aq më tepër nga publiku që ka treguar interes të madh për të ndjekur shfaqjet.
Nuk ka shfaqje që trajtojnë problemin e pandemisë por sekuenca të saj dhe përmendja e Covid është tek të gjitha shfaqjet”, tregon Kita.

Aktorja Paola Kodra, në rolin e Rachel në këtë komedi, ndonëse nuk ka qenë për herë të parë në role, ka fituar zemrat e publikut.

Ajo ka dhënë një mesazh të fortë për jetën duke thënë se duhet jetuar në maksimum, pa menduar të shkuarën por vetëm të tashmen dhe me sytë nga e ardhmja.

Ishte një mbrëmje shumë e veçantë dhe na kishte munguar publiku brenda në një sallë të mbyllur, por duke respektuar rregullat u munduam që ta realizojmë edhe këtë vit këtë festival.
Për ne ishte një natë speciale dhe uroj që ta ketë pëlqyer publiku shfaqjen. Mesazhi është që duhet ta jetojmë jetën në maksimumin e saj, të mos humbim asnjë sekondë dhe minutë sepse jeta është shumë e shtrenjtë.

Duhet të vlerësojmë momentet e vogla dhe miqësitë. Në kohë pandemie të gjitha temat përshtaten pasi njerëzit janë bërë shumë herë më të ndjeshëm se çkanë qënë dhe besoj se i vlerësojnë ato gjërat e vogla që përmenda më parë”, – shprehet Paola.

Dashuria për jetën, realizimet e dëshirave dhe dalja nga guacka e ndrydhjes për të shijuar realitetin ishin mesazhet e kësaj komedie e cila shkaktoi të qeshura pa fund në publik.

Nata e parë ka mbushur plot sallën e teatrit, ndërsa shumë shfaqje të tjera do të vihen në dispozicion të qytetarëve edhe për disa ditë të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE