LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-Hotel Akademia, magjia e Voskopojës/ Nga gatimet tradicionale tek ato moderne, në mes të gjelbërimit

9 Korrik 2021, 06:33, Kulturë CNA
REPORTAZH-Hotel Akademia, magjia e Voskopojës/ Nga gatimet tradicionale tek

Nëse zgjidhni që fundjavën ta kaloni në Korçë, nuk duhet të lini pa vizituar fshatin e bukur të Voskopojës.

Një fshat me vlera kulturore dhe natyrore, me një freski në ditët e nxehta të verës, e me ajrin e pastër që të kënaq shpirtin e të sjell qetësi.

Ne do t?u tregojmë se ku mund të qëndroni gjatë fundjavës në këtë fshat që shumë vizitorë e zgjedhin për bukurinë e larmishme që ofron.

Hotel ?Akademia? është i vetmi larg qendrës dhe krejtësisht në ajër të pastër mes pishave e bredhave të fshatit, me gjelbërimin që e rrethon dhe oborrin e gjerë ku mund të organizohen edhe festa të ndryshme.

Sapo e shohim për herë të parë, na krijohet një ndjesi e veçantë, me lulet shumëngjyrëshe në çdo cep, e me tavolinat e vendosura në natyrë, qoftë edhe për të konsumuar një kafe.

Muzika në sfond, organizimet live me këngëtarë të ndryshëm si edhe shërbimi i stafit, është një mikpritje e ngrohtë, ndryshe nga hotelet e tjera që jemi mësuar të shohim në përditshmëri.

Aty na priti pronari i hotelit, Agron Liço, i cili na shoqëroi për disa orë duke na treguar se si mund të kalojmë disa orë apo ditë të këndshme jo vetëm në fshat por edhe në hotel Akademia.

?Në Voskopojë i gjen të gjitha, që nga natyra e qetë, freskia në ditët e verës, pamjen e mrekullueshme të kishave shumëvjeçare, e sigurisht restorantet dhe gatimin tradicional që shumë e kërkojnë.

Më kryesorja, gjatë periudhës së pandemisë, ajo që ka patur për qejf ajo lloj sëmundje është oksigjeni, e ai këtu gjendet me shumicë. Kuptohet që të gjitha gjenden në Voskopojën e famshme, që i është rikthyer zhvillimi i dikurshëm, e që po preferohet çdo ditë e më shumë nga vizitorët? ? thotë Liço.

Por çfarë ka të veçantë hotel Akademia për sa i përket arkitekturës së tij?

?Që prej ditës së parë që vendosa të ndërtoja hotelin, mendova stilin tradicional, një stil që nuk i ikën koha dhe që gjithmonë do të pëlqehet nga të gjithë.

Voskopoja është vetë fshat i traditës, e këtë s?mund ta ndryshoja për asnjë moment në arredimin e hotelit. E ndërtuam të gjithin me gur, me dritare druri që të përcjellin ndjesinë e të qëndruarit si në shtëpi.

Kushtet dhe akomodimi janë shumë të mira në Voskopojë, por si risi unë kam sjellë edhe një shtëpi druri mbi një pemë. E kjo mbetet më e preferuara e vizitorëve, shqiptarë e të huaj që e zgjedhin fshatin për tradicionalitetin e tij?, ? shprehet Liço.

Voskopojën kryesisht krahas natyrës dhe qetësisë, e zgjedhin për gatimet tradicionale, ashtu si në çdo vend tjetër në juglindje.

Gjatë bisedës me Agronin ai na tregon një histori të vetëm disa ditëve më parë me një nga vizitorët e hotelit.

?Disa ditë më parë kisha prenotuar një dhomë për një emigrant që prej vitesh jeton në Itali dhe që e zgjodhi Voskopojën për të pushuar.  Në mëngjes, iu afrova për ta pyetur për preferencat ushqimore dhe mendova se do të kërkonte lakror apo petulla që janë të dëgjuara për ne.

Por, në vend të tyre kërkoi ?trahana të thartë?, një ushqim tradicional që do shumë pak minuta të përgatitet. E pyeta pse pikërisht këtë ushqim? Dhë më tha diçka që do e mbaj mend gjatë : ?Ky ushqim që përgatitet shumë lehtë, nuk ka kosto, dhe mund të konsiderohet si ushqim i të varfërve, në të ardhmen do të jetë më i kërkuari nga të gjithë dhe do të zerë vendin kryesor në listën e ushqimeve në tavolinat e çdo restoranti?,  ?tregon më tej Liço.

Ndonëse të gjithë lexuesve mund t?iu shkojë mendja vetëm tek lakrori me dy petë në saç sapo mendojnë Korçën, në restorantin e Hotel Akademia shohim një ndërthurje ushqimesh, tradicionalen me ?modernen?.

?Kryesisht njerëzit që e vizitojnë hotelin, duan ushqime bio, ashtu si i ofrojmë ne, duke filluar nga mjalti, bulmeti, zahiretë e dimrit etj. Ne përqëndrohemi kryesisht në gatimet tradicionale të zonës tonë, duke marrë nga rrethinat e Korçës dhe duke i ndërthurrur me menu jo tradicionale.

 Të gjithë përmendin lakrorin, por ne shkojmë drejt fërgesave, gatimeve të shijshme të shpendëve si ?pula e imët?, e cila është futur tani shpejt në menu, duke marrë parasysh që është pjesë e traditës si një gatim ?alla gjahtarçe?, ? shprehet Liço.

Duket se pandemia edhe për Voskopojën ka ndikuar së tepërmi në vizitorët, numri i të cilëve ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet më parë.

Kjo rënie e numrit, si edhe përpjekjet për ti risjellë në fshat nuk varet plotësisht nga pronarët e restoranteve, pasi ka qenë një pranverë e lagësht dhe koha nuk i ka favorizuar.

Megjithatë ai mbetet optimist në shtimin e numrit të turistëve, dhe i fton të gjithë të zgjedhin Voskopojën pasi kalohet më bukur këtu së kudo tjetër në Shqipëri.

Për të mos harruar edhe çmimet, në këtë hotel dhomat variojnë nga 3000 lek deri në 6000 lek (të reja)./CNA.al

Kontakt : 0692095922/

Lajmet e fundit nga