Connect with Us

Rama përfshihet në skandal/ Reagon ashpër ish-Presidenti

Politikë

Rama përfshihet në skandal/ Reagon ashpër ish-Presidenti

Publikuar

-

“Mos vidhni o fundërrin”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shqipërinë e zotërojnë djajtë

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar  pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive.

Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive të vendit në Selinë e Qeverisë Shqiptare dhe komunikoi me ta si Kryetar i Partisë Socialiste

Skandal pas skandali.  Kryetarët e Bashkive janë të zgjedhur të qytetarëve të njësisë administrative që ata përfaqësojnë.

Eshtë e vërtetë që ata janë paraqitur si kandidatë nga ana e Partisë Socialiste, por janë zgjedhur si përfaqësues të të gjithë atyre qytetarëve që banojnë në atë territor ku ata duhet tu shërbejnë qytetarëve e administrojnë pushtetin e deleguar jo nga Partia Socialiste por prej qytetarët e atij territori, të cilë janë të ndryshëm”, ka shkruar Nishani në rrjetet sociale.

Sipas Nishanit, Edi Rama as e kupton, as e percepton e as e mendon këtë lloj kulture demokratike.

Nëse do ta pranonim këtë standard demokracie (që nuk ka kurrfarë lidhje me standardin evropian) dhe do vijonim ti trajtonim përfaqësuesit e Pushtetit Lokal, thjesht si përfaqësues të Partisë Socialiste, atëhere çfarë pune kanë ata në Selinë e Qeverisë së Shqipërisë. Edi Rama (Kryetar i PS) le ti mblidhte ata në Selinë e Partisë Socialiste.

Por Edi Rama as e kupton këtë standard, as e percepton atë, as e mendon atë e as nuk e pranon atë”, shprehet më tej Nishani.

Nishani shkon më tej duke thënë, se kjo është çështje thelbësore e kulturës, formimit, modelit të demokracisë dhe civilizimit.

Duket sikur ky është një pretendim paksa “ekstravagant” në kushtet kur Shqipëria është katandisur në një vend ku ka degraduar e injorohet gjithçka. Ligji, institucioni, rregulli, etika, e drejta, serioziteti, qytetari, pushteti, shteti vetë !

LEXO EDHE:  Si po i çmonton aleatët Lulzim Basha

Por, mospajtimi me këtë, reagimi ndaj saj, denoncimi e dënimi i këtij modeli që tenton çdo ditë e më shumë të na imponohet, është sfidë, është përgjegjshmëri, është betejë, është modeli ndryshe që duhet të jetë !

Duke heshtur, duke e relativizuar, duke mos reaguar, duke u pajtuar me modelin, kulturën politike dhe intensionin skandaloz të Edi Ramës (Kryeministër i Shqipërisë), neve pajtohemi e zgjasim agoninë e status-quo/s të degradimit të gjithçkaje në këtë vend.

Edi Rama është kryetari i maxhorancës parlamentare në vend.

 Nëse kjo maxhorancë gjykon se ka probleme, ka shqetësime për qytetarin apo ligjin, ajo i ka të gjitha mekanizmat dhe pushtetin, garantuar nga legjislacioni e Kushtetuta e vendit, për të bërë ligje, procedura e mekanizma në Parlament si pushteti më i lartë në një sistem politik demokratik e ti korigjoj problemet.

Pushteti ekzekutiv i Edi Ramës nuk mundet dot në asnjë rast të komandojë, të udhëzojë apo të këshillojë Pushtetin Lokal të shqiptarëve.

Edi Rama nuk mundet kurrsesi të kthejë Selinë e Qeverisë së Shqipërisë në një sallë mbledhje për Partinë Socialiste.

Ky pretendim nuk është as “ekstravagant”, as i madh, as i tepërt !

Ky në fakt është thelbi i moralit mbi të cilin ngrihet beteja për ndryshimin e modelit skandaloz që po na qeverisë shumë gjatë e padrejtësisht”, ka reaguar ashpër Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Si po i çmonton aleatët Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Berisha: Vendi po ecën me shpejtësi drejt kolapsit

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  “Ky pallat s’mund të rrijë aty si gogol komunist”/ Rama porosit kryebashkiakun e Vlorës

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  A kushtëzohet takimi i Ramës me Putin nga trashëgimia e tij direkte atërore, pra dosja Mitrokin?!

LEXO EDHE:  “Ky pallat s’mund të rrijë aty si gogol komunist”/ Rama porosit kryebashkiakun e Vlorës

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE