LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbyset kamioni me dru/ Ndërron jetë drejtori i Pyjores së Maliqit

9 Korrik 2021, 12:44, Aktualitet CNA
Përmbyset kamioni me dru/ Ndërron jetë drejtori i Pyjores së

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Maliq ku një kamion i ngarkuar me dru ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë posht një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale M.N i cili ka qenë drejtor i Pyjores pranë Bashkisë së Maliqit.

38 vjeçari është hedhur për të shpëtuar, por mjeti e ka zënë poshtë, duke i marrë tragjikisht jetën.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë në kamion i bashkë me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion./ CNA.al

Lajmet e fundit nga